Ra kjo pandemi dhe u pamë

Ra kjo pandemi dhe u pamë

Nga Andi Bejtja - 15/05/2020

Deri dje, propagandën dhe gënjeshtrat për të ashtuqujturën ‘shembje dhe rindërtim’ të Teatrit Kombëtar mund t’i ripërsëriste edhe ndonjë aktor ëndërrimtar që shpresonte të performonte në godinën e projektuar nga arkitekti i madh, i caktuar gjithsesi, pa garë nga Bashkia, apo dhe ndonjë tjetër që ka ëndërruar të marë shtëpi falas në kullat prapa teatrit.

Por sot, këto teza i ka të vështirë t’i ripërsërisë dhe militanti më i thekur i Rilindjes, fatkeqësisht, përveç dy-tre gazetarëve që pashë mbrëmë në studiot televizive, të cilëve nuk po ua përmend emrat, sepse jam i bindur që nuk mund t’i bëj unë më keq imazhit të tyre, se çfarë i kanë bërë ata vetë në raport me opinionin publik dhe historinë e këtij vendi.

Sot është e pamendueshme, e paimagjinueshme, që kur pas dy tërmeteve dhe kësaj pandemie që na çoi dy dekada mbrapa ekonomikisht, kur ka me qindra njerëz akoma në çadra dhe qindra e mijëra të tjerë që nuk po kuptojnë që po marrin pagën e luftës apo atë të pulës, Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë të Kryeqytetit, që është goditur më shumë nga të gjithë qytetet nga pandemia, jo vetëm gjejnë kohë të merren me shembjen e Teatrit, por bëjnë dhe dhjetëra akrobacira e shkelje ligji, duke na dëshmuar më qartë se kurrë, se kjo histori më shumë se gjithçka është një histori më shumë se 20-vjeçare e projektuar korrupsioni.

Logjikë tjetër është e vështirë të gjesh, kur në këtë kohë Bashkia ka guximin të thotë se do marrë kredi për rindërtimin e Teatrit, kur një organizatë si Europa Nostra ka bërë publik qëndrimin se është gati të financojë në masën 80 përqind rikonstruksionin e godinës aktuale.

Në këtë situatë dramatike ekonomike, shembjen dhe rindërtimin e Teatrit Kombëtar, përpara se ta kundërshtonte Europa Nostra apo Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Lubonja apo Plasari, duhet ta kundërshtonte Guvernatori, Zëvendëskryeministri, Ministri i Financës, Ministri i Rindërtimit, ekonomistët me emër të qendrës, të së majtës të së djathtës, adhuruesit e koncensioneve, për të mos ardhur anëtaret e Këshillit Bashkiak apo te Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit që në një vend demokratik duhej të ishte përkrah protestuesve dhe ta kundërshtonte më shumë se të gjithë këta së bashku, edhe sikur në një kohë më para të ketë qenë partizan i prishjes.

Gjithashtu, është dëshpërues fakti që nuk gjen një zë të arsyeshëm nga maxhoranca, qoftë dhe një të vetëm, që të thotë meqë ka një institucion si Presidenca që ka depozituar një akt-padi në Gjykatën Kushtetuese, të presim fjalën e saj. Por, përkundrazi po i shkojnë kësaj çështje me arrogancë dhe kokëfortësi, duke dëshmuar se janë gati ta çojnë vendin dhe në një luftë civile, vetëm e vetëm për të mos humbur ndoshta një kapar të marrë më parë ose për të mos humbur mundësinë e një pastrimi të shpejtë të ëndërruar parash prej më shumë se 20 vjetësh.

Logjikë tjetër, për të vepruar kështu në kohë pandemie, nuk ka.

Ndaj, kjo pandemi përveçse veting i mirëfilltë për çështjen e Teatrit, dhe për demokracinë, është pasqyra më e mirë për ta na treguar si funksionojnë institucionet, se ku dhe kush janë hajdutët, të korruptuarit, barbarët, bashkëpunëtorët e heshtur të hajdutëve, por dhe qytetarët, të ndershmit, që fatkeqësisht janë kaq pak në këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet16/05/2020 00:36

RA KJO PANDEMI DHE U PAMË;VRARË KJO TRANDEMI DHE KU RAMË!.HEU,QE GJATË
LUFTËS;EU,ZHVATË FUTËS;TURRTURRË TËRDHUNË,PËRDHUNË,Q'NA PËRZUNË;OUH
DUKE PËRJETUAR,TERRVJETRUAR;O MASAKRA,KASAPRA;NGA KASAPËT,SATRAPËT,
TRANDIGALËT,AUH,KANIBALËT;DIKTATURRËS,FRIKASKURRËS;RUSO SERBO GREKO
JUGOSLLAVË;AHIII,PUSO VERBO VDEKO TUGOSHKAVË;KUR NJË REFUGJAT LUFTË NË USA.KISHTE DY DEJM E NJË VAJZË MË TË RRITUR,NDËRSA EDHE DY DJEM MË
TË RINJ;KUR NE,REFUGJATËT E LUFTËS NGA KOSOVA,E PYETËM:PO ÇKA U BË QË
PAS DY DJEMËVE E NJË VAJZË,MË TË RRITUR,TANI PRAP I KENI DY DJEM TË RINJ?!
ËËH,PO U TREGOJË:QË KUR GJAKPIRËSI SHQIPFOLËS GJËJA SHQIPFOLËS,O,VETË
I NDJERI,MË I MJERI;ALI SHUKRIU;QË NGA BEOGRADI NA U DREJTUAR;SEPSE O NE
SHQIPTARËT,PO BEJMË SHUMË FEMIJË,GJËJA ORE SHTETI NUK DO TË NA I MABJË
FËMIJET TANË?!UNË ME BASHKËSHORTËN,EDHE PSE I KISHIM PËRFUNDUAR FEM-
IJËT,TANI;PRAP TEPRAP,ME VETËDESHIRË DHE PËR INATI TË KRYKRIMINELËVE O
MË ANTISHQIPTARË,NE NA I FALI ZOTI EDHE KËTA DY DJEM SI DRITA;ËH,KUSH JENI
JU,TË MENDONI,TA SHKRTERONI,TA OKUPONI,TA UZURPONI,TERË DASHURINË;OH,
TERË PASURINË,TERË TRASHËGIMINË,TERË KULTURËN,STRUKTURËN,OUUH AHIII,
TERË TROJE TONA,GJËR PLOJE ZONA;O,VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIE
AH,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIE;HEEEJ,MBARË SHIPTARIE!NGA MANI,USA.

N.15/05/2020 18:54

Ne populli nuk jemi apatik, por kemi humbur toruan. Qveritarë, dinjitarë, ambasadorë të vëndeve më të fuqishëm të botës, gazetarë të mediave të blera kanë krijuar një shtypje dhe një varferim demokratik, juridik dhe ekonomiko-financiar të pashëmbullt. Gjithkush që zbret nga aeroplanët e linjave VIP apo Executive, mbjell një ferrë antidemokratike qe na ka gervishtur drejtesine e cila është një nga shtyllat e kapitalizmit, Sander Lleshaj ushtron dhune mbi popullin kur dihet që kapitalizmi nuk pranon asnjë lloj dhune, por atë te shtetarëve e quan krim, Qeveritë dhunojnë pronën private te individit që është shtylla kryesore e kapitalizmit. Andi ta nisim kapitalizmin nga prona private e pronarëve legjitimë te tokave sado të vogla qofshin e pastaj do shoç si venë të tëra në vend të tyre. Flm

tirana15/05/2020 18:31

Ke te drejte o Bejte ; kjo pune ka filluar me shume se 20 e ca vjet me pare .... , qysh atehere kur gazeta Koha Jone publikonte çdo dite % e rritura te parave te popullit qe kishin shitur shtepiat pa u thene askush ...???!!! te firmave rentiere piramidale ..., aq sa nje dite te bukur u rrezua e para qeveri demokratike e ngritur ne nje shtet post komunist pas 45 vjet qeverisje te diktatures dhe varferise deri ne extrem ; nje popull qe gjithe diten rrinte te rradha e vajgurit , tollonit , etj .
Shume prej jush si ish gazetare " liberale " opozitare te eger te foshnje demokracise se viteve te pas 92 -it te paguar mjaft mire per kohen e qe tash jeni po aq mire te paguar edhe sot ku punoni te shperndare ne gjithe median shqiptare ; ne vend qe te kerkonit ndjese per sa me siper , tash pas 20 e sa vjetesh , ende ju duket çudi se si ka mundesi te ndodhin keto gjera ne kohen e sotme pas nje qeverisje rrokullime prej se majtes shqiptare ne pushtet prej me se 16 - 17 vjetesh pas vitit 1990 e te ndihmuar nga nje media pseudo liberale qe edhe sot me shume godet opoziten se qeverisjen ....???!!!

Antirilindas15/05/2020 18:12

Përgjigje për Barbarosën, jemi apatikë se ku flet e nuk të dëgjojnë më mirë ik thotë populli, konkretisht edhe syri është tamam kazan, por kazan i të djathtës funksionon njëlloj siç do pronari, nuk lejohet të kritikosh liderin Lul që fle gjumë, biles kur populli është para Lulit në mbrojtje të demokracisë luli përpiqet ta vejë në gjumë.

Janë dy anë të së njëjtës medalje e keqja nuk erdhi me edvin ramën, e kultivuam çdo ditë me servilizma e hipokrizi derisa edvini e shpërtheu si një rast monstruoz, dhe ku vazhdohet akoma bëri këtë e bëri atë vodhi këtu shkeli të drejtat atje etj etj.
Opozita nuk është për të evidentuar atë që ne njerëzit e e akonshëm, pa pushtet e ndjejmë më me dhimbje se luli.

Opozita është për të gjetur zgjidhje, por deri tani vetëm ka bërë blalbla.

Mitri Kenzo15/05/2020 16:23

Pyetjes pse jemi kaq apatike ka vetem nje pergjigje , VARFERIA.. Eshte shume e thjeshte per te kuptuar pse stratetegjia kryesore e nje qeverise diktatorjale, si kjo qe kemi, synon vetem varferimin e popullit. Secili mund te reflektoje per nje moment dhe te beje nje analize te shkurter; populli sundohet me kollaj pasi kerkon te mbushi barkun perpara se te mendoje per nje problem si theatri. Ismail Kadare, ne nje bisede mes miqsh ne Pogradec dikur thoshte: "populli i i urte dhe i varfer i Pogradecit qe te lind deshiren per tu bere diktator" Nuk ka nevoje per koment besoj

Barbarosa15/05/2020 13:36

Po, i nderuar Andi, e trishtë, por shumë e vërtetë. Ka shumë që janë në një mendje me ty dhe me cfarë shprehesh por përse jemi kaq apatikë xhanëm?

Shto koment

Denonco