Infektimet e vdekjet nga Covid-19 në vendet europiane qendrore, lindore dhe juglindore

Infektimet e vdekjet nga Covid-19 në vendet europiane qendrore, lindore dhe juglindore

Nga Kastriot Islami - 07/05/2020

Vendet e kontinentit europian kanë shfaqur reagim të ndryshëm ndaj virusit Sars-Cov-2. Si përsa i përket shkallës së infektimit ashtu edhe vdekshmërisë. Janë dhënë në media disa arsye, jo shteruese, për shpjegimin e këtyre ndryshimeve, por me siguri kjo çështje do të jetë objekt i studimeve të ardhshme…

Më konkretisht, nëse i klasifikojmë vendet e kontinentit europian, sipas i) nivelit ekonomik, ii) numrit të mjekëve për 1000 banorë; iii) numrit të shtretërve për 1000 banorë; iv) kualifikimit mesatar profesional të mjekëve, v) paisjeve me mjete mbrojtëse ndaj veprimit të virusit; vi) mjeteve financiare e monetare në dispozicion për të garantuar një izolim/karantinim efikas; e tjerë, do të mund të kishim tre grupime:

Grupi i I (vendet e Europës qendrore): Franca, Italia, Spanja, Britania, Holanda, Belgjika, Suedia, Portugalia…

Grupi i II (vendet e Europës lindore): Polonia, Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Estonia, Letonia, Lituania,

Grupi i III (vendet e Europës Juglindore): Greqia, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Serbia, MV, Shqipëria, BiH, Mali i Zi.

Image

Disa gjetje të rëndësishme:

1) Shifra mesatare e të infektuarëve për vendet e Grupit të parë është 3299 për 1 milion banorë; kjo shifër është rreth 5 herë më e lartë se shifra mesatare e të infektuarve të vendeve të Grupit të II dhe rreth 6 herë më e lartë se ajo e vendeve të Europës juglindore. Kurse vendet e Grupit të dytë kanë pasur një shifër mesatare të infektimit në vlerë 629 ose rreth 12 përqind më të lartë se ajo e vendeve ballkanike…Kjo tregon se vendet kryesore europiane kanë pasur një shkallë disa herë më të lartë infektimi në krahasim me të gjithë vendet e tjera europiane. Kurse vendet e Europës lindore kanë rezultuar rreth 12 % më të infektuara se vendet e Europës juglindore që janë më pak të infektuarat në të gjithë kontinentin europian. Arsyet e këtij ndryshimi kaq të madh mbeten për tu studiuar në të ardhmen. Por duket pothuajse e sigurtë se ky ndryshim nuk i dedikohet aspak dhe në asnjë rast menaxhimit më të mirë për të penguar përhapjen e virusit në të gjithë vendet ballkanike në krahasim me të gjithë vendet e tjera europiane?!

 2) Shifra mesatare e vdekshmërisë në vendet e Grupit të parë, po ashtu si edhe ajo e infektimit, në vlerë 414, është mbi 17 herë më e lartë se në vendet e Grupit të II dhe rreth 18 herë më e lartë se në vendet e Grupit të III. Kurse vdekshmëria mesatare në vendet e Grupit të II dhe vendet ballkanike është pothuajse e njëjtë. Edhe në këtë aspekt, duke pasur parasysh avantazhet e vendeve të Grupit të parë për sa i përket sasisë dhe cilësisë së sistemit të kujdesit shëndetësor në krahasim me të gjithë vendet e tjera të kontinentit, me shumë gjasa ky ndryshim kaq i madh nuk do të mund të shpjegohej as me shkallën e organizmit dhe as me nivelin e perfomancën e të menaxhimit të pandemisë. Mbetet edhe ky ndryshim të studiohet në thellësi në të ardhmen…

3) CFR është një parametër që përcaktohet si numër i vdekjeve për 100 të infektuar. CFR mesatare e vendeve europiane të Grupit të parë është 12,5, ndërkohë që ajo e vendeve të Grupit të dytë është 3,8 dhe ajo e vendeve të Grupit të tretë është 4,1. Shihet qartë dallimi madh mes grupimit të parë dhe të grupimeve të tjera përsa i përket këtij parametri.

Këto gjetje hedhin poshtë mashtrimet e neveritshme dhe mburrjet e shëmtuara të Edi Ramës se ‘për meritë të tij Shqipëria është vendi më i suksesshëm në Europë’ si përsa i përket shkallës së infektimit ashtu edhe vdekshmërisë nga COVID-19. Ndërkohë që të gjithë vendet ish-komuniste, të vendosura në Grupin e dytë apo të tretë kanë pasur shifra pothuajse të njëjta si përsa i përket shkallës së infektimit për 1 milion banorë ashtu edhe vdekshmërisë për 1 milion banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco