Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Grafiku i gënjeshtërt që thotë të vërtetën mbi Ramën

Grafiku i gënjeshtërt që thotë të vërtetën mbi Ramën

Nga Gentian Gaba - 04/05/2020

Mbrëmjen e së shtunës Edi Rama publikoi një grafik sipas të cilit Shqipëria ishte ‘THE BEST’ (më e mira) në përballjen me COVID-19. Postimi u shoqërua me një koment në të cilin Rama ironizonte akuzat për mungesën e strategjisë, testimeve etj., me qëllim demontimin e tyre përballë suksesit që grafiku sipas tij konfirmonte.

Kaq krenar ishin për renditjen e këtij grafiku, në të cilin kut për suksesin ishte zgjedhur numri i vdekjeve për një milion banorë, saqë edhe ministrja e shëndetësisë e përdori atë në një email që i është dërguar qytetarëve, në të cilin shprehet se ‘Shqipëria ka numrin më të vogël të vdekjeve për 1 milionë banorë në kontinentin tonë’.

Megjithatë, në epokën e informacionit, ku të dhënat publike janë të aksesueshme nga çdo cep i botës, me një klik rezultoi se grafiku i Ramës ishte i gënjeshtërt. Të dhënat e marra nga sajti Worldometer, i cili ka një hapësirë enkas për grumbullimin e statistikave të pandemisë, rrëzojnë grafikun e gënjeshtërt të Ramës. Për të faktuar këtë gënjeshtër, secili prej lexuesve mund të selektojë renditjen e shteteve në bazë të të vdekurve për 1 milionë banorë, dhe do të zbulojë një pozicion krejt tjetër për vendin tonë.

Sigurisht numri i jetëve të humbura nuk ndryshonte, pasi statistikat që merren për bazë janë ato zyrtare, por hileja e Ramës qëndronte në një gjeografi të vdekjes të selektuar sipas oreksit të propagandës së tij. Që Shqipëria të ishte vendi me numrin më të ulët të vdekjeve në kontinent, dhe kryeministri të sillej si kapadai në facebook, kishte përzgjedhur të mos përfshinte në grafik shtetet që kishin realisht më pak jetë të humbura, siç janë Sllovakia, Letonia, Malta dhe Bullgaria.

Sidoqfotë, për fatin e keq të kryeministrit, një renditje e shteteve që kanë performuar më mirë në raport me pandeminë ekziston. Revista prestigjoze Forbes, ka publikuar një listë me 40 shtetet më të sigurta nga COVID-19. Për ironi të fatit në këtë listë ndodhet Letonia, që kryeministri kishte ‘fshirë’ nga Europa, por jo Shqipëria.

Ndonëse nuk është ndonjë zbulim i madh të kapësh Ramën në gënjeshtër, paçka se këtë radhë ka shpikur një gjeografi të re për ‘Kontinentin e Vjetër’, kjo hile e qëllimtë që nuk prodhon as skuqjen më të vogël të fabrikuesit të saj, tregon të vërtetën mbi nevojën dëshpëruese të Ramës për të ndërtuar një sukses imagjinar.

Elektoralizimi që i bëri pandemisë, pra duke e trajtuar si një moment për të shtuar pushtetin e tij, i shoqëruar me improvizim dhe paqartësi të mëdha përgjatë dy muajve (fasha orare të ndryshuara çdo ditë, distancim social gjatë javës dhe karantinim në fundjavë, bashkëshortë që ndajnë shtratin por ulen diagonal në makinë, numër më të madh gjobash se testesh, si dhe paketën ekonomike më të vogël në rajon), e vendos atë përballë një fature të kripur.

Andaj, karshi fjalimeve të oboboshme me bilancet e të vdekurve të vendeve të tjera dhe ato me të vdekurit e hamendësuar në Shqipëri (po të mos ishte për Ramën!), del edhe grafiku i gënjeshtërt si nevoja për një lapidar të dëshmorëve të pavdekur për qëllime elektorale.

E vërteta është se si gjithë Rajoni, Shqipëria ka patur një përhapje relativisht të ulët të koronavirusit. Pra ajo që në shumë vende të Europës u kthye në një dramë, në pellgun tonë mori trajtat e një thrilleri, me ankthin e një piku që nuk erdhi kurrë apo kaloi pa u kthyer në apokalipsin e premtuar.

Arsyet e këtij suksesi të pavullnetshëm mbeten ende për t’u zbuluar, megjithatë një hipotezë që mund të ngrihet lidhet me një izolim relativ të Ballkanit Perëndimor nga dinamikat ekonomike që lëvizin miliona njerëz. Dhe bashkë me ecejaket e tyre ka lëvizur edhe virusi. Pra të qenurit ‘zorra qorre’ e kontinentit, në një periudhë ku ekonomitë që bazohen kryesisht mbi turizmin ndodheshin në letargjinë dimërore, ka reflektuar në përhapjen e ulët të virusit.

Për këto vende, përfshirë këtu edhe Shqipëria, kuti i suksesit nuk mund të jetë me virusin, por me pandeminë ekonomike. Sepse nëse COVID-19 i goditi shtetet në mënyrë të pabarabartë, kriza ‘ante portas’ do të jetë e pamëshirshme në mënyrë të barabartë.

I vetëdijshëm për këtë, Rama e vendos theksin te grafikët e gënjeshtërt, për t’i falur vetes një fitore imagjinare, pasi e di mirë se sprova e vërtetë është pandemia ekonomike, e cila, nuk kalohet me urdhëra nga Facebook, sidomos kur ke 7 vjet që je asimptomatik në qeverisje.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar06/05/2020 20:47

Në tërësinë e saj , kjo pandemi qe një shfaqje e çuditëshme paradoksesh statistikore për të gjitha shtetet e botës..
Llogjikish nëse do të bëhej llogaritja e dëmit për çdo shtet, si bazë statistikore duhej të shërbente numuri i viktimave për një milion banorë
Nëse i hedh një sy tabelës statistikore të Worldmetters, pikërisht tek kjo kolonë e statistikës sheh çudirat të më mëdha
Në Kinën me 1.400 miliard , na del se ka pasur vetëm 3 viktima në një milion banorë.e ndërkaq mungon informacioni për numurin e testimeve.
Në Indinë me 1.300 miliardë, ndonëse janë bërë mbi një milion testime, numuri i viktimave na del 1 për një milion banorë.
Në përceptimin mediatik, thuhet se hataja më e madhe është bërë në SHBA me 326 milionë banorë e ku janë bërë deri tani afër 10 milionë testime, numuri i viktimave për një milion na del afër 200 e ndërkaq askush në media nuk përmend faktin se numurin më të madh të viktimave për një milion banorë, e ka shteti me 11 milion banor i Belgjikës , ku shfra e viktimave për një milion banorë, thyen rekordin botëror me afërsisht 800 viktima.
Në tabelën statistikore të Worldmetters, vëren se Shqipëria rënditet me shifra pranë dy vendeve afrikanë, Somalinë e Sudanin, që nuk kanë raportuar për asnjë test.

Këto dy dhe nja 40 vende të tjera që nuk raportojnë për testime,kanë përafërisisht të njejtin numër të të verifikuarve me Covid 19 ,me Shqipërinë
Po me çfarë i kanë testuar mjekët të infektuarit nga coronavirusi në këto vende, a mos me stetoskop ?
Po si mund të nxiren numurat e të infektuarve e të shëruarve apo edhe i vdekjeve nga Covid19, nëse nuk ke bërë asnjë test apo ke bërë vetëm testime vetëm në 0.3% të popullsisë , siç ka bërë kumandanti i pandemisë në Shqipëri ?
Mund të na dalë ndonjë "sondazhist" si Zaloshnja e pasi pyet nja 3000 veta në Shqipëri, del me kungullzionin se Edvin Ramën e adhurojnë shumica e elektoratit shquptar.
Po çne të na thuash se ke bërë vetëm 3000 teste për një milion banorë, edhe këto gjysma të përsëritura, e me këtë ti biesh gjoksit se ke bërë mrekullira ?
Në familjen e ngushte heterogjene të Ramës në Surel, testin e ka bërë vetëm ai dhe i ka dalë negativ. Por a është kjo garanci për katër antarët e tjerë të familjes ?

Selman Dervishi-Mani,USA.poet05/05/2020 23:14

OU,GRAFIKU I GËNJESHTËRT,QË THOTË TË VËRTEN MBI RAMËN;OH,TRAFIKU I
LËNKRESHTËRT ZËR SOT TERË JETËN;GËNJRSHTËRA MBI GËNJESHTRA,OUH,
LËNËKRESHTRA MBI LENËKRESHTA;ATHUA VALLË,ZHAGRDHUAR BALLË,KALLË;
PËR PËEFITIME;TERË ERRFIKRIME;EDHE NGA SËMUNDJET,DHE NGA MUNDJET;
NGA PANDEMIA,KRATERGRIA;NGA KORONAVIRUSI,SA HORRORAZHBIRUSI;AHIII,
A PAK DO JU DUKËN,QË NA ZHDUKËN,QË NA NDUKËN;NDËR DHUNË,PËRDHUNË,
QË NA PËRZUNË;PAKTHIM,NDËR MARRSHIM,MASHTRIM,SHKATRRIM;NË MERGIM,
MË TERBIM;DUKE NA GERRDITUR,TREGVRITUR,BRENGËNGRITUR,SHTEGPRITUR;
MBI 80% TERË TROJET TONA,NDËR PLOJET ZONA;DUKE U GODITUR,TRONDITUR,
MË DJALL BIR DJALLI;QË NA KALL NXIR STRALLI;SHI,PO KËRKOJNË,A TENTOJNË;
100% TERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRINË,OUUUH,PELLAZGO ILIRO
MBARË SHQIPTARINË;AHIII,MBARË SHQIPTARINË;GODË,KODË,KOBË,ROPË,KOPE:
SA MË SHUMË SHQIPTARË MBYTUR,A SHTYPUR;HUMBUR,A SHKRUMBUR;AQ MË
SHUMË DHURATA O DEKORATA,NGA KASAPËT,SATRAPËT RUSO SERBO GREKË;O,
PUSO VËRBO VDEKË;ËËËH AHIII,PUSO VËRBO VDEKË?!"TË FALA NGA MANI,USA.

Skrapari05/05/2020 21:20

Analize e perkryer, e nxjerr lakuriq Edvin Kelliren.

Shto koment

Denonco