Koronavirusi, produkt i shoqërisë që ka humbur vlerat e njerëzimit

Koronavirusi, produkt i shoqërisë që ka humbur vlerat e njerëzimit

Nga Artan Fuga - 15/04/2020

Çfarë mo çfarë, epidemia e coronavirusit do të ndryshojë shoqërinë, do të na bëjë më humanë dhe të mirë?

Hahahahahahahahahaahahahahaha! Me lotë me lotë!

Më shkritë gazit o budallenj! Mirë gjë tjetër, po Niçen mo nuk e keni lexuar së paku as sa për fillim?

Nuk kuptoj ç'a u mëson kalamaqëve kjo shkolla jonë mësonjtore?

Po coronavirusi është produkt i një shoqërie në krizë dhe degradim mooooo. Atë e prodhon sikurse të gjitha kataklizmat vetë njeriu mëkatar.

Coronavirusi është produkt i shoqërisë që ka humbur vlerat e njerëzimit, si mundet që virusi produkt i degradimit ta rregullojë degradimin.

Hajde logjikë hajde!

Ja sa të dalin nga izolimi, aktorët shoqërorë mezi po presin t'i hyjnë me energji dhe frenetizëm të njejtës rrugë që kishin në dorë më parë. Kanë humbur kohë në rrugën drejt egoizmit!

Shoqëria ndryshon me cikle, o rrusha!

Mirë moooo, mirë po Tuqiditin, Monteskjenë, Hegelin, Spenserin, Simmelin, Shpenglerin, e mëson kjo mësonjtorja jonë shqipe?

O më raftë pika mua thuaj!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet15/04/2020 23:36

ËËËH,KORONAVIRUSI,PRODUKT I SHOQËRISË Q'KA HUMBUR VLERAT E NJERËZIMIT;
HËËË,HORRORAZIRUSI HORKUKT TRUQEGRISË A SHKRUMBUR ERAT NDJERËZIMIT!
KUR NJERËZIMI NGRITEJ PESHË,ZGUR NDJERËZIMI PRITEJ NDESHË;MALLKIMI AHIII,
KALLKRIMI;QË TË NA MALLKOJË,QË TË NA SHKALLMOJË;DUKE NA SJELLË,KUKE NA
PJELLË;SI KATAKLIZËM E PA DUKSHME,SI BATAKRIZËM E PA TUNDSHME;O,DUKE NA
KUSHTUAR ME JETË A VDELKE;KUKE NA PUSHTUAR VËRTETË SA PREKJE;AHIII ORE,
VDEKJE GLOBALË;PREKJE KORBALË;KOBE MË TË ZEZA,KORBE LË NDËR BREZA;HEJ,
DUKE NA I QARRUAR DY SYTË,DUKE NA VARRUAR TY MBYTË;DUKE NA SHURDHUAR,
DY VESHËT;KUKE NA KURTHUAR SY,SHESHET;AS MOS DËGJOJË,O,AS MOS SHIQOJË;
NGUJUAR NË KARANTINË,SHKUJUAR VË KATARNGRINË;VDEKJE PËR SË GJALLI;OUH,
PREKJE TERSE Q'NA KALLI;TIME FLAKË,KRIME PLAKË;BRIME DALKË,NGRIME FALKË;
KU MBETI PËRGJEGJJA BREZORE;KU TRETI NDËRGJEGJJA NJERËZORE?! MANI,USA.

Krist15/04/2020 17:56

Profesor,leri rehat Nicen tend,Hegelin,Simmelin me shoke,per koken tende.Merru me to,per t'u prishur mendjen studenteve te tu,se po te ishin aq "trima"keta filozofet e tu,nuk do kishte epidemira apo as pandemira,ne kohen e tyre.Mendja e tyre,nuk qe e afte as t'i kuptonte,e jo me t'i lehtesonte sado pak ,ato.Infeksioni epidemik,eshte pjese e luftrave ndershteterore,qe njerez te mencur,jane cfrytezuar tinezaresisht,duke iu perdorur zbulimet e tyre (per qellme shkencore ne sherbim te njerezimit),kunder njerezimit.Por ka edhe parelinje te medhenj qe gjoja per qellime filantropike,ndihmojne direkt me para,sharlatanet e politikave antinjerezore.Njerezimi-sot-kerkon shpetim jo prej filozofeve,por prej qeverive qe te pakten t'i furnizojne me mjete mbrojtese dhe te tjera sado pak lehtesuese,dhe prej kontributit qe japin tere jeten,te mos vdesin edhe prej urise.

Abdulla kata15/04/2020 09:37

Pallavra po ndigjojme çdo dite. Te gjitha ne sherbimit te miljardereve. Asgje sakte. 100% konspirative.

Shto koment

Denonco