Sikleti i ekspertëve dhe vartësve të Ramës

Sikleti i ekspertëve dhe vartësve të Ramës

Nga Ergys Mërtiri - 13/04/2020

Shefi i madh i Policise, Ardi Veliu, tashme edhe epidemiolog, zbuloi sot shkaqet e rritjes se rasteve me Covid ne Shkoder. Ai tha se nje nder shkaqet kryesore eshte edhe neglizhenca e qytetareve, qe nuk i kane zbatuar si duhet masat e qeverise. Sipas tij dhe shume te tjereve ne qeveri, shkodranet paskan qene me te papergjegjshem sesa qytetaret e tjere per shkak se na del qe kane ca me shume te infektuar (pavaresisht se numri i te infektuarve, ne fakt, nuk varet fare nga Shkodranet, por nga shperndarja e testeve qe ben qeveria)!

Nga ana e tij, Shefi Shtabit, u mundua te ofroje edhe nje argument per te treguar sesa e rrezikshme eshte situata. Ai tha se eshte nje situate e pazakonte qe forcat e armatosura te jene ne terren dhe kjo tregon sesa e veshtire eshte situata. Logjika formale e Shefit te Shtabit mbetet ne abetare duke u mbytur ne nje circular argument fare banal. Situata eshte e rende, sepse ne kemi dale ne terren dhe ne dalim ne terren sepse situata eshte e rende. Sidoqofte mos u shqetesoni! Nuk do na perjashtojne nga NATO. 

E gjithe kjo xhiro deri ne Shoder e dy shefave te ushtrise dhe policise, bashke me zevendesministrin e brendshem nuk ishte kot. Gjithcka behet per te hedhur pak doze narkoze ne tubin e oksigjenit te popullit, pasi duket sikur nuk po e mban si duhet nivelin e thelle te gjumit. E kjo behet ne kohen kur qeveria po dergon ne parlament ligjin per ndryshimin e Kodit Penal, i cili eshte nje ngjarje e rende per demokracine, pasi ky eshte nje ligj qe kerkon shumice te cilesuar dhe nuk mund te preket kollaj. 

Ndersa e gjithe bota po i lehteson masat e izolimit, vetem Shqiperia po i shtrengon, ndonese jemi vendi me masat me te rrepta ne bote, duke ia kaluar edhe Italise. Burg deri ne 10 vjet per ata qe dalin rrugeve pa leje dhe zgjerim i mases se shteterrethimit ne fundjave, nga nje, ne dy dite. Si per cudi, na dalin nderkohe sot 21 raste te infektuarish, gje qe krijon terren per rikthim te retorikes se alarmit dhe horrorit si instrumente kontrolli mbi turmat. 

Rama ka vene ne hall edhe ekspertet. Pipero shprehet i habitur per rastet e reja dhe nuk e shpjegon dot se perse kurba e te infektuarve nuk bie. Sigurisht, si ekspert i mire e i "papolitizuar" ai nuk e kupton dot se kurba varet nga numri i testeve dhe testet i ben qeveria sipas terezise se vet. Per kete arsye, grafiket e Rames, nuk tregojne asnje kurbe, por thjesht nje funksion linear, qe nuk ka asnje lidhje me perhapjen reale te virusit ne popullate. Prej javesh tashme, ekspertet jane ne hall per te justifikuar qeverine, duke bere akrobacira retorike ne perpjekje per t’iu dredhuar pyetjeve qe dalin nga kjo situate. Nje nder me spektakolart psh. eshte justifikimi i mosberjes se testeve, ku kerkohet aftesi spektakolare sperdredhjeje e logjikes. 

Ne fakt, pjesa me e madhe e mjekeve televizive ne Shqiperi, nuk thone gjysem fjale mbi kushtet e mjerueshme te spitaleve tona, perfshi ketu edhe vete infektivin, nuk flasin gjysem fjale per mungesen e investimeve dhe kapaciteteve. Mjeket shqiptare, jane te vetmit mjeke ne bote qe nuk ankohen per mungesen e investimeve ne mjekesi. Perkundrazi, ata jo vetem qe nuk ankohen por jane gjithashtu te vetmit mjeke ne kete boten e lire ku pretendojme se jemi, qe jane te kenaqur me qeverine, qe bejne selfie me politikane, e iu shprehin atyre falenderime dhe mirenjohje per mbeshtetjen e padukshme qe japin. 

Madje ata edhe iu kerkojne te tjereve te heshtin mbi problemet, pasi, sipas tyre, sot nuk eshte momenti per politike. Sipas tyre, te denoncosh gjendjen e spitaleve eshte politike, te falenderosh qeverine dhe te shprehesh mirenjohje pa kuptim per Kryeministrin, jo. Ne fakt Pavllovi nuk te le te genjesh dhe shembujt e me parshen e kane krijuar efektin e duhur kushtezues. Nje mjek qe denoncoi mungesen e veshjeve te specializuara gjate kontakteve me pacientet, u hoq nga puna me ceremoni, megjithese kishte 20 vjet ne QSUT. 

Gjithsesi do t'ia dalim. Kjo qeveri fiton cdo lufte. Si ia ben? Shume e thjeshte, nuk lufton fare. Nje lufte e paluftuar nuk mund te humbitet. Mjaftohet te prodhosh mediatikisht nje fitore. Nuk ka nevoje sot te menaxhosh asnje realitet. Kush menaxhon informacionin, menaxhon gjithcka.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kuti 14/04/2020 14:04

Ka kaq shume vende ne burg per te gjithe? Dhe ne burg nuk egziston mundesia per tu infektuar, duke pare, se sa e efenkëshme eshte doçqeveeria per te luftuar me mullijte e eres tyre?

coli14/04/2020 11:39

Po dëgjoja në një emision televiziv, kryetarin e komisionit të ligjeve të parlamentit shqiptar, juristin më të ndershëm e më të pakorruptuar në botë, Ulsi Manja, që të skjaronte publikun se çfarë ka ndërmend të bëjë partia qeveri, me ndryshimin "special" të kodit penal në kushtet e pandemisë.
Sipas mëndjes së këtij juristi të shquar, të gjithë shqiptarët e karantinuar konsiderohen në .
burg të detyrueshëm shtëpijak e kush e thyen këtë kufizim, do të ndëshkohet me akuzën e ...... "vrasësit me paramendim" ??????.
Nëse ky virus nuk do të sulmonte mushkëritë por trutë e njeriut duke i bërë të gjithë të çmendur, e vrasës, e nga kjo qenkan të imunizuar vetëm qeveritarët, do të thonim lavdi zotit .
që Shqipëria ka një qeveri të tillë se përndryshe të gjithë shqiptarët do të vrisnin njeri tjetrin.
A duhej ndjekur politika e karantinimit në kushtet e këtij virusi ?
Sigurisht që duhej dhe me një PO të madhe.
Por a mund të akuzohen penalisht qytetarët që nuk kanë asnjë shenjë infektimi dhe nuk ju është bërë asnjë testim nga shteti për ta verifikuar nëse e ka virusin, si "vrasës me paramendim".
Në kushtet e mungesës së testimeve masive , ka ndodhur në historinë e njerëzimit gjatë pandemive, që fshatra apo qytete të vihen në karantinë por vetë fjala karantinë (Quaranta-dyzetë), ka ardhur për izolimin e një personi të dyshuar në dyzetë persona të tjerë pa shenja..
Nëse një shtet me 2,5 milionë banorë , për arsye të pa kujdesit të tij ka bërë testime shumë të pakta e na dalin të infektuar vetëm 467 qytetarë, atëhere përse i futë në tufën e karantinimit 467 mijë qytetarë të tjerë që me burg shtëpiak do të kthehen potencialisht në pacientë të këtij virusi që ngjitet edhe nga një takim prej disa minutash në rrugë ?
A nuk do të ishte mirë që parlamenti që përfaqëson interesat e popullit, sëbashku me ndryshimin e neneve për të ndëshkuar qytetarët, në këtë rast duhet të ndryshonte edhe kodin penal për të ndëshkuar shtetarët që nuk kanë çarë kokën për të kapur me anë të testeve, "kriminelët e infektuar" për ti futur ata në spital e jo në burg ?

Shto koment

Denonco