Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pesëmijë lekëshi i talljes

Pesëmijë lekëshi i talljes

Nga Klodian Tomorri - 09/04/2020

Sjellja e qeverise me mjekët është e pandershme, e madje e turpshme.

Sigurisht që mjekët e Lezhës, Beratit apo çdo qyteti tjetër nuk janë në vijën e parë si mjekët e Infektivit në QSUT apo ata të Sanatoriumit. Por qeveria i ka nxjerrë në punë dhe një mjek, qofte edhe në një qendër shëndetësore lagjeje, viziton me dhjetëra njerëz në ditë.

Rreziku që mjekët të infektohen është i lartë, edhe në qendrat shëndetësore të lagjeve. Pikërisht për shkak të kontakteve që kanë me njerëzit. Dhe në qendrat shëndetësore ata që shkojnë janë të sëmurët.

Sigurisht nuk mund të shpërblehen 1 mijë euro sa mjekët që janë në vijën e parë. Por shpërblimi 5 mijë lekë është turp.

Edhe i detyrojmë të dalin në punë. Edhe i rrezikojmë të infektohen dhe pastaj u japim 5 mijë lekë shpërblim në muaj.

Me pesë mijë leke, nuk hyn dot të takosh rojen në institucionet më periferike të qeverisë. Është totalisht e pandershme.

Rrituni shpërblimin. Nëse është e nevojshme, prekni pak rrogat e atyre që janë në shtëpi. Por jepuni shpërblim atyre që i keni nxjerrë në terren dhe i rrezikoni çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp09/04/2020 12:10

Klodian, e njeh Z.Rama?. Nesër nëse COVID-19 do konkludohet dhe pranohet si virus i zakonshëm dhe pandemia si një segment i gripit të zakonshëm, Z.Rama me siguri po si dolën llogaritë, do ju thotë edhe mjekëve të vijës së parë të sulmit se:"Ju falënderoj për gadishmërinë dhe përfshirjen në luftë, por nuk paska pasur armik dhe ju nuk jeni rrezikuar nga askush". "Ju e meritoni një dekoratë për gadishmërinë që treguat, ndaj shkoni t'jua jap Presidenti".Ju bëni mirë të ndiqni shëmbullin e mjekëve Lezhjan dhe ato sa keni marë ti dhuroni për hallexhinjtë". Ndaj Klodian gjyshja ime ndjesë paste thoshte; "Kur shejtani fle, ti mos e zgjuaj". 1000 euro në muaj duhet tu jepet gjithë mjekëve, më shumë se kaq atyre të vijës së parë dhe super të specializuarve, por 'vrimat e murit nuk mbushen kollaj'. Shteti dhe shoqërija janë si ai individi që piratët e hedhin nga anija në det. Fatkeqit i duhet minimalisht, o një kamardare, o një varkë ose e mira do ishte të kalonte ndonji anije si shpëtim i sigurtë.

Shto koment

Denonco