Rama është ... Ali Baba

Rama është ... Ali Baba

Nga Pano Soko - 08/04/2020

Nga BE janë akorduar në fillim të karantinës gjithsej 50 milionë Euro ndihmë për Shqipërinë për përballimin e situatës.

35 milionë Euro të dedikuara për pasojat në ekonomi.

11 milionë Euro për të dedikuara për shtresat sociale.

4 milionë si pajisje mjekësore.

Nga paga e luftës që u premtua, u paguan vetëm 60.000 punonjës, nga mbi 220 mijë që duhet të përfitonin me hak dhe që u parashikuan në fillim, tek statusi në FB i Babës.

Mbi 160 mijë të tjerëve iu refuzua ndihma, se ashtu është një muhabet...

Vlera totale që iu shpërnda njerëzve shkoi 12.5 milionë Euro.

Pagesa e ndihmës ekonomike u dyfishua për një muaj, gjithsej rreth 4.5 milionë Euro.

Në total janë shpërndarë 17 milionë Euro.

Nga 46 milionë Euro që ia dha BE-ja për të adresuar problemet që qytetarët do kishin nga epidemia, ky çoi tek njerëzit vetëm 17 milionë Euro.

Të tjerat s'dihen ku do shkojnë...

Pra pa llogaritur fare ato budallalliqet që tha në fillim me paketë 350 milionë Euro që do na i jepte ky nga buxheti, hiqi ato, ky edhe lekët që ia dha BE për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset në këtë kohë të vështirë, 30% i shpërndau dhe 70% i përlau.

Që ta merrni vesh pra.

Ky është Baba...Ali Baba.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp09/04/2020 16:05

Le të kalojmë nga fusha e gastronomisë(sufllaqe dhe petanik) në fushën e ekonomisë politike. DMTH se sa shteti si menazher i ekonomisë kombëtare ka çuar në rritje apo ulje të pasurisë kombëtare,apo individuale, nëse qytetarët ndihen më të lirë ,më të kënaqur, më të dashuruar me vëndin e tyre, apo nën trysni, kryejnë divorcë me vëndin e tyre sikurse ka ndodhur. Nëse borxhet rriten dhe investimet ulen. Nëse diferencat sociale vijnë në saj të zotësisë,inisiativës,startit të njëjtë në nisje, apo përshpejtimeve rrugës, që japin faktor jashtë shtetit,jashtë sistemit, e që si rezultante çojnë në 'densitet' të madh 'energjije'(pakënaqësi) ku ashtu sikurse ndodh siç ndodh me ligjet fizike (entropia) kemi shperthime energjie. Që mos këto shpërthime të jenë kaotike, të dhunëshme,e anarkike, u 'sajua' si domosdoshmëri Reforma në Drejtësi. Për një pjesë nga ne të qeverisurit nga 'Paria e Tiranës' mezi presim që Reforma në Drejtësi ,SPAK BKH dhe Gjykata e Posaçme, ti sekuestroj pasuritë që vijnë nga 'korrupsioni kryeministror' por sidomos edhe si një mjet për rinovimin e krejt klasës politike. Një kombinim i moshës,gjinisë, përvojës dhe mentaliteti të ri qeverisës. Por edhe të një raporti propocional në shkëmbimet tregëtare, konçensione etj, duke ju dhënë një 'bonus' të vogël partnerëve. Kreditë me 10-14 % me na mbi 20% nga disa fondacione(fonde) kanë rrënuar biznesin.Tek ne nuk ka shtresë të mesme. Nuk ka 'karburant' që të vër në lëvizje ekonominë dhe të bëj zap qeverin(të)ë. Ndaj oligarkia 'mbretëron 'qeveri(të)a ja menazhon punët, ja kufizon kullotën, ashtu siç ja kufizojmë kullotën një lope, sipas gjatësisë së litarit që i lëmë në dispozicioon. Fatkeqësisht ne nuk kemi as oligarki. Ajo është produkt i politikës dhe e ndërvarur kryekëput nga ajo.

Ai09/04/2020 11:54

O Krasasi. Po ca thu o sufllaqe? Ai po te ben llogarite ti thua idiotlleqe. Tani nese ka prokurori SPAK, OFL, vk, cqtm etj duhet te fillojne hetimet.

krasasi tp09/04/2020 09:37

Shqiptari, kur nuk merr vesh se çfarë komentoj, të paktën mos i mbaj sytë poshtë nga hallatet e gomarit. E kam theksuar që në krye të komentit që Z.Rama është Ali Baba. Se kush e se sa ka vjedh, e se në çfarë vrimë miu i ka fut ,kjo nuk detyra ime.Se sa e se si 'paria e Tiranës' e ka menazhuar ekonominë kombëtare, ku jemi dhe çfarë raporte më të balancuara duhet të ruhen apo ndërtohen me kapitalin financiar dhe me shtete me të cilët japim e marim, këto unë nxis këta djemt e rinj ti trajtojnë .Bile unë mezi pres që këta djemtë e rinj të hidhen nga fjala te veprimi . "fjala është e para",thotë feja."veprimi është i pari, thotë Gëte".

Selman Dervishi-Mani,USA.poet08/04/2020 21:24

HEU,RAMA SI ALI BABA;EU,KRRABA SI KALI N'KRRABA;APO SAPO;SI VALI O SHKABA;
PO KU JANË O,KU ZHGANË,BANDA HAJDUTË,TRANDA QAJHUTË;HUTI I ZGORIT,OUH,
FRUTI I ZHVORIT;NË MUNGESË TË SHKABËS,HUTI ZGJIDHEJ MBRET SHPENIE MALIT;
ZË CUNGPRESË TEK KRRABËS,SKUTI NGRIDHEJ SHKRET SHTEGVRIE TEK SHKALIT;
URDHËRESË MBRET SHPENIE,KURTHEPRESË PRET SHTEKVRRIE;ÇDO MËNGJES TË
IA SJELLIN NGA NJË ZOG BILIBILI;HURI TËRBUAR,SËPARI E DHUNON,MADJE E GLLA-
BËRON;NGA ALARMI,KRAHLARMI;ALARMON O,NA E FTON,URGJENTË,TË KTHEHËJ AH
MBRETRESHA SHPENIE,SE HUTI I TËRBUAR,PO MASAKRON,KASAPRON,KËRRDIE OH,
GERRDIE;KUR KTHEU SHQIPJA MBRETRESHË,AHIII,HUT HUTAÇII;O TY,SYTË T'PLAÇIN;
PO QYSH ME MASAKRUAR,KASAPRUAR;ZOGJËT E ZOG BILBILIT,LOGJET E LOG ZIMBI-
LIT,RIGJALLËRUAR,PRIVALLZUAR;TEK GJELBËRUAR,O,RIGJENËRUAR;DUKE LUËZUAR
BULËZUAR,RIGJALLËRIM,RIVALLËRZIM,MË HIMNE KËSAJ PRANVERË,O,PËR ZGJIMNE
RRKAJ GRANDVLERË,VLERË TRIMNE,SKAJ PRANGJERË;URORË DUKURIE,OUUH ORE,
KURORË BUKURIE,QE LUMTURIE;MBARË RIGJALLËRIMI,FARË RISTRALLRIMI,SHPIRTI OR,HIRTI;ZJARRTË,LARTË;RIFLJIMI,RIKRIJIMI;RITËRPRIRJE,RIPERTRIREJE!MANI,USA.

Shpiptari08/04/2020 20:15

Ore ti kras,cfar komenton mor aman ,se spo te msrrim vesh ,nyk e dime se cfar profesoni ke por dukesh qe je koqe gomari ,zotria ta ka sqaruar me pika dhe me presje vjedhjen qe ben krye k.jot dhe jo imi ,dhe ti na shkruan brockulla ,argumento te kunderten pastaj hyr ne debatme zotin pano,si duket ty te erdhi keq qe ta quajti kryehajdutin e shqipetareve ali baba.

krasasi tp08/04/2020 19:15

Po Pano,Z.Rama Ali Baba është ,po 40 hajdutët kush janë?. O flisni, o po nuk ua mbajti, heshtni. E di atë batutën e të riut në një dyqan veshjesh ku nuk kish hyr për të blerë, por për të bër llogje me shitësen. "Ngri fustanin dhe ul të brëndshmet i tha". 'Bota financiare', kreditorët e mëdhenj global, "ta kthejnë thikën nga vetja, si të dhëmb, më dhëmb" thotë urtësia popullore. Të ulin fitimet dhe të ndezin motorët e ekonomisë globale. Të ka shpurë halli z.Pano në ndonji bankë?. Me siguri do kërkoje të merje kredi me % më të ulët. Këtë dëshirojnë edhe provincat. Por shtetarët as e thonë,as e kërkojnë,as kur janë në opozitë dhe as kur janë në qeverisje. E di pse?. Me siguri e di. Ime shoqe thotë për ty dhe për Currin, që janë djem të zgjuar.

Shto koment

Denonco