Izolimi total nuk na mbron nga recensioni dhe kolapsi ekonomik

Izolimi total nuk na mbron nga recensioni dhe kolapsi ekonomik

Nga Jonila Godole - 30/03/2020

Fakti qe Shqiperia dergon mjeke dhe infermiere ne Itali per te ndihmuar ne kete kohe duhet te na gezoje shume, sepse na tregon qe punet ne "shtepine tone", .dm.th. ne spitalet tona i paskemi mjaft ne rregull, paskemi mjeke te kualifikuar me shume se duhet, dhe me shume se Gjermania, Austria, Franca, Anglia etj. E vetmja gje qe nuk kuptoj eshte, pse nga ana tjeter, masat e rrepta ndaj qytetareve shqiptare po shtrengohen perhere e me shume, ne shkelje te plote te te drejtave elementare te njeriut; ne shkelje te privacise permes regjistrimit ne polici te levizjes se cdonjerit?! 

Si ka mundesi qe nuk e ngreme zerin per kete gjendje te krijuar, per te diskutuar masat e marra dhe radikalitetin e tyre te bazuar ne cilat studime? Ne cilat pritshmeri ne lidhje me kurimin apo vdekshmerine per popullsine ne vend, jo per Kinen, Italine apo Spanjen? Nuk na ka mjaftuar 45 vite komunizem ne izolim pa hapur gojen qe te pranojme pa as me te voglen kritike dhe rezistence kufizimin dhe heqjen e lirive elementare ne menyre radikale? 

Nje shoqeri eshte aq e hapur, sa lejon pluralizmin e mendimit. Per momentin me duket se jemi ne mainstream-modus: ka vetem nje narrative te qeverise te orientuar nga modeli i menaxhimit te kesaj krize ne vendet me te fuqishme te BE, dhe ec guxo te shprehesh nje mendim tjeter!

Ne vende te BE shoqeria eshte e shokuar nga masat e rrepta dhe ne pergjithesi i kane respektuar ato, por pa arritur ne keto forma te "izolimit total" qe po perjetojme ne Shqiperi.

Nderkohe krahas mendimit te eksperteve dhe epidemologeve "zyrtare", si per shembull, prane Bundestagut, opinioni publik gjerman ka mundesi te njihet edhe me mendime te tjera, te ndryshme, kritike, te besueshme dhe te pabesueshme ne lidhje me situaten, pak rendesi ka. Rendesi ka qe shoqerite perendimore qe kane jetuar ne demokraci dhe shtet ligjor per mbi 70 vjet, jane te ndjeshem ndaj cenimit te lirive elementare te njeriut te garantuara ne kushtetute. 

Izolimi total i popullsise me te varfer te BE - sepse keta jemi per BE, pertej humanizmit tone si gjest i sinqerte apo si propagande - mund te na mbroje hipotetikisht ca kohe nga "armiku i padukshem" Corona, por nuk shpeton dot nga recensioni dhe kolapsi ekonomik familjet e varfra dhe te mesme, biznesin e vogel ne fushen e sherbimeve jo imediatie etj, etj. Fraza qe degjon keto dite "njesoj si bota do jemi edhe ne" ketu nuk pi uje. Se "bota" ka SHTET!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari01/04/2020 13:44

Ketij populli te ndyre ti qihet mamaja dhe babai po te duash se e meriton Edvin Kelliren. Nuk kuptoj vetem nje gje: Cpune ka Lul Basha qe i jep mend Edvin Pisanjosit si delet nga kriza? Lul Basha po ka bythe te mare pergjegjesine dhe te nxjerre ne shesh popullin pavaresisht situates dhe ta zhdukim nga faqja e dheut Edvin Kelliren, Pisanjosin bashke me shpurren e tij qe bje era mut dhe shqiptaret e vertete jo komunistat krimba te mund te jetojne si njerez. Nuk dua ta shoh me Lul Bashen te dale e ekran duke dhene mend si filet nga kriza.

Pufi30/03/2020 21:28

Te lumte dora. Une personalisht nuk besoj se do kemi shtet ndonjehere sipas parimeve te drejtave te njeriut dhe demokracise.

Shto koment

Denonco