Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Edi, ata janë heronj, mos i trajto si mercenarë

Edi, ata janë heronj, mos i trajto si mercenarë

Nga Ilir Babaramo - 29/03/2020

Të veshur krejt në të bardha, me një shirit të kaltër në ballë, më shumë se çdo gjë tjetër në botë ngjasonin me misionarë të urdhërit të Nënë Terezës.

30 mjekë dhe infermierë u nisën dje drejt syrit te ciklonit, Bergamos.

Të gjithë vullnetarë. Pa ua kërkuar kush, nën peshën e kujtesës kolektive dhe individuale vendosën të sakrifikojnë, të bëjnë një akt të madh njerëzor. U nisën drejt Italisë për të dëshmuar se shqiptarët vlerësojnë mirënjohjen si virtytin më të epërm njerëzor.

Akti i tyre ndodhi, në kohën kur Kryeministri i Shqipërisë deklaron çdo ditë në ekranet e televizioneve se “detyrohet të sillet si babai i të gjithëve” dhe po të mos vepronte ai “do na kishte marrë lumi me kohë”.

Në fakt, Edi Rama po luan një bast të madh; situata e paspandemisë ta gjejë në pozicionin e babait të kombit. Ka personalizuar gjithçka. Në rrethanat e krijuara duhet lënë të veprojë. Mes pamdemisë dhe narcizmit të kryeministrit, le të zgjedhim për momentin opsionin e dytë.

Do kisha ftuar këdo që të gëlltisë propagandën dhe të zbatojë verbërisht sugjerimet e autoriteteve mjekësore. Do kisha gëlltitur dhe shoë-n e Ramës në Rinas bashkë me dy çupat e bashkisë që përcillnin Gjinon e diplomacisë drejt avionit sikur të ishte Konstandini i baladës.

Në kohë karantine pranohet shumëçka. Ajo që ishte ulëritëse ishte vendimi i qeverisë që u bë publik: për një muaj që do punojnë në Bergamo, qeveria shqiptare do paguajë secilin prej tyre 3 mijë euro në muaj. Siç dëshmuan para se të niseshin 30 mjekët dhe infermierët as nuk e dinin një diçka të tillë. Gjithçka e bënin vullnetarisht. Por, kjo nuk mjaftonte. Duhet një artificë që sakrifica e tyre t’i atribuohet qeverisë. U gjet forma më e shëmtuar për të treguar humanizëm, pagesa. Dhe sikur qeveria shqiptare ta ndjente për detyrim të kompensojë disi financiarisht ata heronj,  duhej bërë në mënyrë diskrete.

Edi, zgjodhe mënyrën më të vrazhdë për të përvetësuar protagonizmin e tyre. Ata u nisën drejt Italisë për të dëshmuar mirënjohje. Mirënjohja, empatia, solidariteti, humanizmi nuk janë transaksione PPP-sh. Ndoshta pas kaq vitesh nuk e kupton, por duhet ta dish se përtej vilmanushërisë, përtej sharësve me pagesë në portale e televizion, është një botë shumë më e madhe se ajo e “mëjeptëtëjap”.

Ata që u nisën drejt Bergamos janë heronj. Ti doje t’i shisje si mercenarë. U nisën për të shlyer një borxh të shqiptarëve, ti doje t’i shisje si ushtarët e tu me pagesë. I ke fyer.

Zoti qoftë me ata!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ShtyKohen31/03/2020 00:16

O Zot.., analize politike ne kohen e koleres...dhe me keq akoma si nga dritarja e emisionit "me zemer te hapur" (ndjese per perdorimin e emrit)...Skeni ca beni tani sa tju hapen studiot tuaja...Durim Babaramo!

shqiptar30/03/2020 14:09

Mund të dukej e tepruar e ndoshta cinike,të thuash se Rama i gëzohet fatkeqësive natyrore në Shqipëri, por ama dukshëm po e tregon se këto situata po i shfytëzon, si për të tërhequr vëmendjen e publikut nga akuzat ndaj marrëzive të tij duke u shitur si "baba i kombit", aq edhe nga kompkekset e firkës për faktin se tmerohet kur sheh shqiptarë në rrugë e i duket se po të ketë edhe 5 vetë të grupuar jashtë, do të thërrasin "Rama ik".
Sa për këtë "Vlora forever" më duket se kot i bini në qafë.
E keni dëgjuar besoj vetë të gjithë Ramën që mburret se është deputet i Vlorës, e janë pikërisht ca kavje enveriste e këlyshë të tyre skafistë vlonjatë që e kanë Ramën si idhull..
Kanë të drejtë të gjorët se me ikjen e Ramës , ju pritet koromanja e parave të trafiqeve të ndyra.

Ajo29/03/2020 19:48

I ashtuquajturi Vlora forever....
Ja ta zeme se na ishte ideja “ gjeniale” dhe dhembsuria e papare e Rames per popullin italian per te derguar 30 mjeke dhe infermiere ne ndihme te popullit italian. E pastaj cfare? Edhe Kina dergoi miliona me ndihma ne materiale mjekesore dhe mjeke e infermire ne ndihme te popullit italian, por nuk pame presidentin e tyre ti percjelle me “ solemnitet” te denje vetem per nje telenovele ne aeroport. Humanizmi dhe solidariteti ne momente te veshtira ne mes popujsh nuk trumbetohet, por jepet me zemergjeresi dhe pa reklame! Lind pyetja: po pse duhej Rama te bente ate show te shemtuar duke i percjelle personalisht ne aeroport ata punonjes te shendetesise, te cilet i duhen sot me shume se kurre vete Shqiperise? Vetem ky akt i superreklamuar, tregon se Rames as i behet vone fare te ndihmoje popullin italian, por ka hallin ti beje reklame vetes jo vetem brenda, por sidomos jashte Shqiperise! Eshte njelloj si shfaqja e shemtuar ne Paris, kur perfaqesuesit e kater komuniteteve fetare shqiptare, dolen si dordolece, medemek se ne Shqiperi ka harmoni te plote fetare. Nese kemi harmoni fetare, kjo ne asnje rast nuk eshte merite e politikes, por e vete popullit tone dhe cfare eshte me e rendesishmja nuk kemi perse ta reklamojme me buje. Ashtu sikurse ne Itali do shkojne te perballen me semundjen, ndoshtja edhe vdekjen ( do Zoti mos ndodhte! ) ata 30 mjeke dhe infermiere trima dhe humane, jo poturemadhi Rama qe fshihet ne Surrel dhe del nga strofkulla vetem per te perfituar politikisht.
Prandaj ti i ashtuquajturi Vlora forever boll na hape barkun me Ramen, sepse jane njerez si ju qe e moret Shqiperine me qafe duke e mbeshtetur, votuar dhe mbajtur ne pushtet nje narcizist si Rama qe shkaterroi vendin dhe kerkon te konsolidoje pushtetin e tij edhe ne raste fatkeqesish natyrore sic jane termeti apo pandemia e koronavirusit.

Valbona29/03/2020 19:09

Sakte dhe shkurt ajo qe thote Babaramo. Rama me pseudonimin Vlora Forever duket se eshte futur edhe ne kete portal ose vete ai ose mercenaret e tij te menaxhuar nga endri fuga qe te vazhdojne te shajne e kercenojne per te na mbushur mendjen se kjo ide ishte e vete gjeniut edi rama... Ky eshte nje turp...qe ky sharlatan kerton me cdo mjet e menyre ose ta pervetesoje ose ta njollose...pra ta shperbeje si nje akt sakrifice e mirenjohjeje... Turpi vazhdon edhe ne keto rradhe te ketij portali nga Edi Rama me psedunomin apo kukullen e tij te pagezuar Vlora Forever...duke ndotur rende edhe krenarine vlonjate njekohesisht.

Vlora forever 29/03/2020 18:23

Ilir Babaramo, Po si nuk te vejn turp o faqezi qe kerkon ta kalosh si diçka normale, kete gjest fisnik,edhe,te Edi Rames.
Po pse ata mjek dhe infermier u ngriten ne mengjes dhe thane qe ne sot duam te ikim ne itali e te ndihmojme popullin Italian?
Joo or joo!!!
Ishte ideja e Edi Rames dhe gatishmeria e tyre ( tejet fisnike) qe ata shkuan ne itali.
Do ti apo sdo ti, kjo eshte e verteta, dhe po stu mbush mendja atehere...plaç ne vend ooo njeri i keq dhe shpirtzi.
Te duket vetja sikur ke ekskluzivitetin e te vertetes?
Me anal-analist si puna jote & company Edi Rama eshte ne pushtet 100 vjet, se ti e soj-sorrollopi yt, sot e shan e neser sa ai te hedh nje kocke, fillon e i lepihesh, ti dhe gjithe soj-sorollopi yt.
Na qenke ofenduar ti plesht, sepse ai paska thene qe do ti paguaj aq e kaq euro.
Po si ka mundesi qe ju anal-analistet e sojit tend u godet shume sa lexoni fjalen EURO ?????
Po te mos tregoj filloni e llomotisini , siç e keni zakon , ku eshte transparenca?
Ore se u zgjata shume , jam kurioz e doja te dija, ku ta ka prish qejfin Edi Rama qe je kaq shume jashte kornizes tende te meparshme si gazetar?
Se qe ta ka prish qejfin, kjo duket qarte si drita e diellit!

d.29/03/2020 17:25

Bravo Babaramo

Krist29/03/2020 17:10

Vertete,Zoti qofte me ta.Ilir,mos shkruaj me kete jave,se i ke thene ketu,te sakta,koncize,me kulture dhe edukate,por edhe me forcen goditese qe nxjerr lakuriq ( si ne plazhet e Frances),mendjen e cartur te Rames.

Krist29/03/2020 17:10

Vertete,Zoti qofte me ta.Ilir,mos shkruaj me kete jave,se i ke thene ketu,te sakta,koncize,me kulture dhe edukate,por edhe me forcen goditese qe nxjerr lakuriq ( si ne plazhet e Frances),mendjen e cartur te Rames.

shqiptar29/03/2020 17:02

Mandej z..Rama, ashtu siç e thotë shpesh, duke qenë i gjatë e del një kokë mbi të tjerët, nuk ka nevojë farë të mbajë mjete mbrojtëse ndaj armikut të padukshëm pasi shkencëtarët na kanë siguruar që coronavirusi nuk ngjitet lartë, por zbret poshtë.

shqiptar29/03/2020 16:58

Pasi i rregulloi me sukses të gjitha punët në Shqipëri, shkatëroi bandat kriminale të trafikut të drogës,mori në dorë drejtësinë e korruptuar, krijoi minishengenin neojugosllav, përballoi me sukses tërmetin e 26 nëntorit, e kapi për fyty armikun e padukshëm covid, kryeministri ynë mund të jetë i vetmi person që mund të ndihmonte Bergamon për të dalë nga situata tragjike.
Të bindur se ai do të shkonte fare pa pagesë e të merte frenat e drejtimit të pushtetit në Bergamo, presim që pas 30 mjekëve e infermierëve, të dëgjojmë se ka dalë vullnetar edhe Rama për të bërë veprën heroike e humanitare për ti ardhur në ndihmë popullit italian.
E sigurojmë z.Rama se ditën që do të shkonte me këtë mision në Bergamo, për ta pritur ate do të mblidheshin gjithë mediat e botës e të gjithë deputetët e qeveritarët italianë.
Sigurisht që meqë në postin e kryeministrit ka ardhur me votat e një milion shqiptarëve , siç thotë, edhe shqiptarët do të ishin të lumtur që ai ti .përfaqësonte personalisht në Bergamo.
Ndoshta do ta duronin me dhimbje mungesën e tij për një muaj, ama do të ishim krenarë për sakrificën e tij.

MvB29/03/2020 16:53

Njeqind per qind e vertete.

Ai29/03/2020 15:35

Thjesht dhe shkurt, BRAVO Babaramo

Shto koment

Denonco