Shqipëria alokon për koronavirusin 70 (35) USD/frymë, por borxhi rritet me 140 USD/frymë

Shqipëria alokon për koronavirusin 70 (35) USD/frymë, por borxhi rritet me 140 USD/frymë

Nga Kastriot Islami - 20/03/2020

Vendet kryesore të globit, të prekuara nga pandemia e koronavirusit kanë deklaruar apo miratuar nga institucionet e tyre shuma totale të konsiderueshme fondesh, mbi 6,5 përqind të GDP:

a. Për të asistuar sistemin shëndetësor, pra për të përballuar situatën e re të krijuar nga pandemia;

LEXO EDHE:

Rama ne mesnate / S’do gjeni vend per varr, jo me ne spital. Mos dilni jashte

b. Për të asistuar qytetarët në nevojë që të kenë mundësi të zbatojnë planin e masave drastike e te mos vdesin nga uria apo nga pamundësia të mos zbatojnë masat drastike;

c. Për të asistuar kompanitë dhe ndërmarrjet publike e private që të falimentojnë, pra vendi të mos rrënohet ekonomikisht e kështu të vazhdojë aktiviteti ekonomik në kushtet e pandemisë…

Pra, në varësi të GDP, shtetet e ndryshme, drejtuesit e shteteve kryesore kanë deklaruar shumat përkatëse. Nga analiza e tyrë rezulton se:

1. Franca do të shpenzojë rreth 11 % të GDP, ose rreth 4500 euro për çdo banor.

2. Gjermania do të shpenzojë rreth 14 % të GDP, ose rreth 6600 euro për çdo banor.

3. SHBA do të shpenzojë rreth 7 % të GDP, ose rreth 4000 dollarë për çdo banor.

4. Shqipëria do të shpenzojë 1,5 % të GDP dhe vetëm rreth 70 dollarë për çdo banor???!

Image

E vërteta është më e hidhur: i) 100 milion USD janë vetëm garanci për të marrë kredi nga jashtë, pra nuk shkon për shqiptarët, por e gjitha kjo shumë rrit borxhin; ii) dhe 100-milionëshi tjetër do të rrisë borxhin e njëkohësisht deficitin buxhetor. Pra në total të 200 milion USD janë borxh për çdo shqiptar. Duke parashikuar (kjo është normale në kushtet e pandemisë e të masave drastike) ngadalësimin e ekonomisë, të ardhurat janë zvogëluar me 200 milion USD, duke çuar po ashtu në rritjen e deficitit buxhetor e të borxhit me 200 milion USD të tjerë.

Si përfundim, për arsye transparence me publikun, duhen bërë me dije këto fakte: A) Për pandeminë qeveria vuri në dispozicion 200 milion USD, që matematkisht do të thotë 70 USD/frymë. Por gjysma e tyre (100 USD) nuk do të shkojnë te qytetari se janë garanci për të marrë kredi. Kjo do të thotë se çdo shqiptar në këto momente do të mund të përfitonte realisht jo më shumë se 35 USD. Por nga ana tjetër 100 milion USD e garancisë rrisin vetëm borxhin e çdo shqiptari;  B) edhe 100 milion USD e tjerë (65 milion për familjet në nevojë, 25 milion për shëndetësinë, dhe 10 milion (?!) për kryeministrinë) janë premtuar të gjitha duke rritur borxhin; C) ndërkohë 200 milion USD e shkurtuar nga të ardhurat rrisin deficitin buxhetor e borxhin në të njëtën vlerë; D) përfundimisht mund të thuhet se borxhi do të rritet me 400 milion USD (3% GDP) kurse deficiti buxhetor me 300 milion USD. Kjo do të thotë që çdo shqiptari do t’i rritet borxhi me 140 dollarë, ndërkohë që mund të përfitojë jo më shumë se 35 dollarë pavarësisht se në dukje i është deklaruar 70 dollarë.

Bëhen me këtë rast disa pyetje:

a. A kanë shqiptarët prioritet tjetër në këto momente më të madh se mbrojtja dhe ruajtja e shëndetit?

b. Përse Shqipëria deklaron vetëm 1,5 % të GDP e 70 dollarë/frymë duke rritur borxhin me 3% të GDP?

c. A mjaftojnë vetëm 35 dollarë/frymë për të përballuar këtë pandemi?

d. Përse nuk rialokohet buxheti i 2020 duke përcaktuar si shpenzim kryesor këtë prioritet e shmangur kështu një rritje kaq të madhe të borxhit?

Buxheti ka hapësira për të mirëfinancuar këtë prioritet dhe duhet ta bëjë këtë urgjentisht. Përndryshe fjalët e këshillat do të konsideroheshin tallje me jetën e shqiptarëve. Në fund të fundit paratë e tyre shqiptarët e varfër e të pambrojtur kërkojnë t’i shpenzojnë në këto ditë të vështira për të mbrojtur jetën e prindërve dhe fëmijëve të tyre! Shqiptarët s’kanë prioritet tjetër në këto momente!

Nëse kjo s’ndodh, shqiptarët shumë shpejt mund të formulojnë kërkesën për të sekuestruar të gjithë pasuritë e paratë e fituara në mënyrë të paligjshme e korruptive, përmes trafiqeve dhe zhvatjes së pronës e pasurisë publike.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Valbona22/03/2020 17:29

Krasas, Riperseris gjithcka thote profesoir eshte e qarte per te gjithe pervec teje qe mesa kuptohet qarte je me Ramen dhe mbron teorite e Rames edhe nga koka edhe nga bishti. Mos qofsh i futur prej tij edhe ne kete debat. Propozimin ta ka bere zoti Basha por ti i mbron PPP e te gjithe oligarkeve qe Basha te ka thene "pezulloi" per disa kohe dhe parate qe ju ke dhene atyre coi per te menaxhuar situaten e ketij virusi. Por ti ose nuk kupton se je i trashe ose ben sikur nuk kupton se je bere njesh me Ramen dhe banden e oligarkeve qe te paguan.

krasasi tp20/03/2020 19:48

Valbona,Partneriteti - Publik - Privat(PPP) në vetvehte nuk është i dëmshëm.Varet se nga kapet 'spata' për me e pre 'lisin'.Nga myqja ,apo nga bishti.Kjo temë është kaq delikate, sa as opozita nuk guxon të jap shpjegime apo alternativë. Arsyet janë të kuptushme. I vetmi që i kupton i shpjegon, por edhe i 'jetëson' në mënyrë të gabuar,për arsye korruptive është Z.Velija. Nëse virusi përhapet edhe nëpërmjet ajrit, diskutimi mbyllet. "Ska temë".Opozita përfshi edhe Profesorin duhet të kishin ofruar qasje tjetër.

Valbona20/03/2020 16:56

Shkrimi eshte shume i qarte. Kur realisht ka probleme per ta kuptuar mund te shkoje e te vizitoje faqen e profesorit ne facebook dhe atje me siguri profesori do tju jepte shpjegime te gjithe atyre qe kane pyetje>

Persa i perket Krasasit mund te bej kete sqarim. Profesori propozon qe ato zera te buxhetit qe nuk jane prioritare ti lene vendin ceshtjes prioritare te menaxhimit te situates se krijuar nga coronavirusi. Per shembull te gjithe parate qe ju jepen PPP korruptive e te panevojshme te perdoren per financimin e te gjithe atyre zerave qe kane te bejne me menaxhimin e situates se krijuar nga COVID-19, keshtu nuk do te kete nevoje te rritet borxhi e nderkohe do ti jepet nje goditje oligarkeve qe kane perfituar PPP, por Rama nuk e ben dot nje gje te tille se ai qendron ne pushtet ne saje te oligarkeve. Kete besoj e di shume edhe Krasasi?!

Bardhi20/03/2020 12:52

Me gjithë respektin, a ka mundsi me shkru shqip, se unë nuk e kuptoj fjalen "alokon", ose me përdor asterix ( * ) e me na e shpjegu në fund të faqes si përpara n'kohen tande.
V.O. Ndoshta keni vështirsi me e kuptu komentin në dialekt por ma merr mendja me pak përpjekje kuptohet, se asht shqip.

krasasi tp20/03/2020 11:40

Cfarë na sygjeroni Z.Islami?.Mesa duket sipas jush do ta hamë, ose do vdesim nga COVID-19 ose do vdesim nga urija, ose do ta nxjerrim në ankand Atdheun, të fundosur nga borxhet. Në bindjen time, Ju dhe politikanët e tjerë nuk ja dëshironi vdekjen askujt për dy arsyet e më sipërme. Vdekjen nga COVID-19 dhe vdekjen nga urija. Për nxjerrjen në ankand të Atdheut për shkak të borxhit unë kam dyshime.Ky variant do ishte një mundësi e artë, për ta rrëzuar Edi Ramë-n dhe sjell në pushtet opozitën, në pamundësi të aplikimit të një alternative tjetër.Profesor, në vitin 1860 në mos gaboj, në Francë u zhdukën të gjitha vreshtat nga vrugu.'Sporet' i merte era deri sa u shuan vreshtat ngado në Europë.Si erdhi 'ringjallja' dihet.Në një popullatë kërpudhash(vrugu), janë dashur mijra vjetë, simbioze hardhi-kërpurdhë, derisa të ndodhte 'akti' dhe ndryshimi(mutacioni) ku pjella do sillte një mostër që do ishte ndryshe dhe do shfaroste gjithë vreshtat.Se ku ka qenë kjo popullatë lakuriqësh,kjo marëdhënie afatgjatë dhe kur e se si doli 'shejtani' nga shishja, unë nuk e kuptoj.A përhapet virusi edhe nëpërmjet ajrit.Unë them po.Nëse kjo është e vërtetë, atëhere pse duhet të rrimë brënda.Po pse duhet të rrinë brënda fshatarët, kur shtëpitë i kanë larg nga njeri tjetri,arat,pemët,blegtorinë, gjithashtu. Eshtë kohë mbjelljesh Z.Islami.Presim sa të fitoi z.Rama betejën(luftën) dhe sa Z.Meta ti jap ndonji medalje dhe fillojmë e importojmë gjithçka.Shtojmë borxhet dhe çojmë ekonominë nga një pash nën dhe në "shtat pash nën dhe".Ekonomia në reçension,justifikimi se në reçension është krejt ekonomia globale.Kush shtete fitojnë nga reçensioni?.Shtetet e fuqishme, domosdo.Qasja e opoztës duhet të ishte ajo e mbajtur nga B.Jonson.Popullata le të infektohet.Modifikimi i mëvonshëm i qëndrimit ,lidhet me sa duket me arsye politike.Vetë COVID me sa duket është një virus si gjithë të tjerët,Pasojat do ishin më të vogla në jetët njerëzore për sa kohë nuk do ishte klonuarme virusin 'politik'.

Shto koment

Denonco