Lexojeni Lulzim Bashën!

Lexojeni Lulzim Bashën!

Nga Erges Eskiu - 18/03/2020

Të paktën prej një jave duket se vendin e qeverisë e zë Lulzim Basha dhe qeveria e rilindjes megjithë spërdredhjet kryetarit të vet, i aprovon propozimet e opozitës dhe i cilëson propozimet si fantastike.

Në fakt propozimet nuk janë fantastike! Ato janë propozime të thjeshta, që çdo profesionist do i këshillonte, siç edhe çdo shtet tjetër serioz i botës po vepron në këto kohë pandemie Covid-19, mirëpo të paditurit, gjërat elementare i duken fantastike.

Që këtu vërehet një dallim i madh midis një opozite e cila është e gatshme të ndihmojë popullin e vetë dhe bën detyrën e saj dhe një pozite totalisht të paaftë për të dhënë zgjidhje situatave, të paaftë për të qeverisur ose të ezaurur nga idetë nëse do jemi pak më tepër pozitivist ndaj vetëm propagandojnë ndëshkimin dhe kufizimin e lirive.

Po të vazhdojmë më tej, në sjelljen politike të dy partive kryesore shohim edhe nivelin edukimit dhe qasjen, që ka secila palë në lidhje me krizën në të cilën gjendet vendi.

Nga njëra anë kemi opozitën e cila propozon mbështetjen për personelin mjekësor me të gjitha mjetet e nevojshme, blerjen e tamponëve për testimin e sa më shumë njerëzve, thirrjet e vazhdueshme drejtuar popullatës për të ndjekur këshillat e mjekëve dhe të mos përhapet panik, por vetëm pasjen kujdes, rrogën për njërin prind i cili qendron me fëmijët në shtëpi, ndalimin e konçesioneve, që grabisin buxhetin e shtetit pa asnjë benefit për popullatën dhe vendosjen e këtyre parave në funksion të zgjidhjes së krizës, faljen e taksave për kohën që bisneset qendrojnë mbyllur, shtyrjen e pagimit të detyrimeve të bisnesit ndaj shtetit, shtyrjen e likujditetit të interesave bankare me tre-muaj, për t’i dhënë mundësi bisnesit të rimarrë veten nga kriza dhe nga ana tjetër është qeveria e cila vërtitet në shprehje me karakter ndëshkues, gjoba, burg, përhapje paniku se virusi nuk fal, e keqja ende nuk ka ardhur dhe bullizëm ndaj opozitës, sulm ndaj mediave dhe cënim të privatësisë së çdo shqiptari për propagandën e vet duke hyrë deri në linjën telefonike të popullatës.

Sjellja e opozitës reflekton edhe edukimin e kryetarit të saj si profesionist, serioz, i përkushtuar dhe i motivuar për të punuar. Sjellja e pozitës padiskutim reflekton edukimin e kryetarit të saj, i cili mendon se gjërat zgjidhen me ndëshkim fshehje dhe dhunë, por kjo sjellje bëhet vetëm prej atyre, që nuk kanë ide e nuk dinë të bëjnë asnjë punë, por veç llogje.

Shqipëria nuk ka nevojë për drejtues, që merren me llogje, batuta e rrinë në ekran nga mëngjësi në mbrëmje. Shqipëria ka nevojë për lider serioz dhe profesionist.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Goni18/03/2020 19:08

Lider serioz dhe profesionist. Krihet bukur, brun, lirik dhe piktoresk.

Skrapari18/03/2020 12:57

Dhe lider serioz dhe profesionist sot eshte vetem nje. Ai quhet LULZIM BASHA.

Shto koment

Denonco