Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Nuk fitohet lufta me gjuhën e dhunës

Nuk fitohet lufta me gjuhën e dhunës

Nga Andi Bushati - 17/03/2020

Sot nuk ka budallallëk më të madh sesa të kritikosh masat represive të Edi Ramës për të përballuar betejën kundër pandemisë.

Çfarëdo ‘dhunimi i lirive demokratike të lëvizjes’, do të qe pak, në kushtet në të cilat ndodhemi, ku në farmaci nuk gjenden dot më maska dhe doreza, ku mungon mundësia për testimin e të dyshuarve me covid -19, ku shtretërit në spitale dhe aparatet respiratore janë me pakicë, ku kompetenca dhe numri i personelit mjekësor është i kufizuar.

Pra, sa më të forta të jenë kufizimet, aq më shumë ato na mbrojnë nga dështimi shumëvjeçar i politikave qeveritare në shëndetësi.

Në këtë kuptim, nëse doni me ç’do kusht ta shani Edi Ramën, kujtojini ato që ka bërë keq dje dhe jo aktet që po firmos sot.

Rreth asaj që po kërkon qeveria duhet të ketë një konsensus kombëtar.

E vetmja gjë e cila shtrohet për diskutim është dilema se si arrihet më mirë ndikimi i popullsisë, përmes ndërgjegjësimit, apo në të kundërt, përmes masave represive.

Në të gjitha daljet e tij të fundit publike Edi Rama ka zgjedhur rrugën e dytë.

Ai shpall përmes videoregjistrimeve nga bunkeri i vet në Surrel gjoba marramendëse, heqje shumëvjeçare patentash, shoqërime në rajon. Pra ai përdor një gjuhë, e cila, së pari vjen nga mendësia totalitare se ‘ky popull kupton vetëm me dru’ dhe së dyti nga kompleksi i një qeverie pakice, që e ndjen se nuk është më e besueshme për t’u ndjekur nga subjektet e saj.

Në të kundërtën, po të shikoje mbrëmë fjalimin e presidentit francez Makron, thelbi i mesazhit të tij nuk ishte terrorizimi, por ndërgjegjësimi.

Vërtet ai i shpalli qytetarëve të vet masa po aq represive sa edhe tek ne, vërtet ai përdori të njëjtat shprehje se jemi në luftë, por ai nuk foli as edhe njëherë të vetme për penalizim, gjobitje burgosje.

Kjo pra është diferenca mes një lideri që shpreson ta ketë besimin e qytetarëve të vet dhe një tjetri që dyshon se e ka humbur atë.

Deri tani, Edi Rama po sillet me versionin e dytë. Në fjalorin e tij po mbizotëron frikësimi dhe jo bindja.

Dhe kjo, mbi të gjitha, po i bën dëm strategjisë së përbashkët, për të zbatuar në maksimum kufizimet e vendosura nga qeveria. Sepse sa më shumë të kriset mardhënia e besimit mes autoriteteve dhe qytetarëve, aq më pak efikase do të jetë zbatimi i masave që kërkohen.

Kryeministri na thotë shpesh se jemi në luftë, por ai harron se për fitimin e një beteje nuk mjafton të vrasësh dezertorët, por të frymëzosh ushtarët.

Duke u përqendruar tek e para ai vetëm po injekoton mungesë besimi tek trupat e tij. Ndaj ai duhet të ndryshojë qasje sa më shpejt. Edi Rama duhet të na besojë që ta ndihmojmë.

/Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Rame pervers Dhe virus17/03/2020 17:47

Ky e ka dhunen brenda zgafellave te te shpirtit mizor to mbjelle qy ne barkun e te se james Dhe ne tru nga edver peder mugosh popovic Hoxha. Por I nderuar Z bushati, te gjithe keto elenente Dhe komponent I kane uzurpuar shpirtin e lige ne nje koherene Dhe trajektore me frike-cmenduri te ketij handikapi. Cfare pret nga nje parazit, nje dembel, nje paranoid Dhe hedonist deri vedkje te bej per kete komb. Ay eshte rehat-pasi te gelltise/thith substancat eshte mbi qylima fluturues me preshin e dhene nga spirdhopali, taulant-aids, manja, kunadhja shahini, cilimiu cakja ( qe nje Zot e di se ku ne te semes ka vajtur, shqiptaret jane si zogj jetim te bllokuar neper bote), apo ministerdhjera e shendetesise qe del si kukuvajke Dhe nuk di cfare flet, pervecse me kembe e me dor here rregullon floket e here ngre syte e zgurdulluar nga qielli. Pra ky kryeminister me I lige, me I pa afte, me arrogant, me I cmendur, me hajdut, me katil Dhe me gjakpires i shqiptareve nuk ka Dhe nuk ka per te patur me te degraduar njeri si ky tradhetare ne gjenetike.,

Askushi17/03/2020 17:43

Krye horri Rama eshte vetem nje perbindesh. Ai edhte nje pervers. Ai premtiji shume gjera per shendetsine, dhe nuk beri asgje. Vetem dha milione euro neper tendera, dha miliona euro Vimave. Dha miliona euro me ppp, me koncesione, asnje investim serioz ne mjeksi. E coj ekonomin zero, i perzuri shqiptaret ne gjermani e gjetke, trurin, rinin, mjeket, infermjeret. Dhe dote nga shpella si Bin Laden dergon mesazhe e kercenime. Ne vende qe te bindi popullin e traumatizuar me masat e qeverris, si per spitalet, mjeket , ndimat ekonomike etj etj. Por e rendone situaten me kerrcenime. Kemi ftik ta shohim kte horr qe po i merre jeten ketij populli. Horr qe nuk del ne krye te luftes, por nga bukeri disa milio euro. Corona virusi i hyfte aty dhe ja u marrte jeten.????????????????

Shto koment

Denonco