Kur koncesionet cënojnë sigurinë kombëtare

Kur koncesionet cënojnë sigurinë kombëtare

Nga Klodian Tomorri - 22/02/2020

Para tre apo katër vjetesh ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja shpalli nismën për të dhënë me koncesion laboratorët e analizave në spitalet publike të vendit. Ky ishte i fundit ndër 4 koncesionet që çmontuan totalisht shërbimin shëndetësor publik në Shqipëri. Nejse.

Nga tenderi deri tek nenshkrimi i kontrates u deshen tre vjet per shkak te falsifikimeve dhe paligjshmerive. Njera nga kompanite e konsoricumit fitues te koncesionit ishte fantazme dhe nuk ekzistonte. Banka Boterore, me sakte IFC ne rolin e konsulentit beri nje sy qorr perballe parregullsive dhe dha miratimin per te vazhduar me koncesionin. Madje mori dhe tarife konsulence disa milione euro per keshillat e vyera qe dha.

Kontraten e koncesionit e nenshkroi ministrja aktuale e shendetesise Ogerta Manastrliu. Qershia mbi torte ishte se vlera e koncesionit u rrit nga 70 milione euro ne 115 milione euro.

Dje, shefi i kardiologjise ne QSUT, Evdin Prifti denoncoi publikisht se Shqiperia nuk mund te kryeje dot analizat per koronovirusin per shkak se konncesionari i laboratoreve nuk ofron PCR-ne, tekniken e diagnostikimit qe percakton te prekurit nga virusi.

Dmth situata eshte kjo. Shteti nuk ka me asnje laborator per te kryer analizat ne spitalet publike se ja ka dhene me koncesion privatit. Privati nuk e sheh te arsyeshme te ofroje analizen e koronavirusit se thote nuk e kam te parashikuar ne kontraten e koncesionit.

Ky është cënim i rëndë i sigurisë kombëtare. Shikoni si vret babëzia dhe papërgjegjshmëria. Të moçmit thonë një fjalë: "Të gjitha këputen kur hollohen. Vetëm zullumi këputet duke u trashur"

Tani ose kapeni prej fyti koncesionarin e laboratorëve dhe detyrojeni të ofrojë analizën e diagnostikimit të koronavirusit ose rishtetëzoni urgjentisht laboratorët për cënim të sigurisë kombëtare.

Pas kësaj, të gjithë ju që keni gisht në këtë punë shkoni jepni llogari dhe sqarohuni atje ku duhet të sqaroheni. Nuk koncesionohen jetët e njerëzve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet23/02/2020 22:28

KUR KONCESIONET CENOJNË SIGURI KOMBËTARE;ZGUR PROCEZIONET DENOJNË
HIRURGRI KOBTARE,KORBTARE;KONCESIONE,KONCESIONE;PROCEZIONE,PROCEZ-
IONE;SHITJE PASURISË MBARË KOMBËTARE;SHQITJE DASHURISË FARË KOBËTARE,
ZVARRË KORBËTARE;OH,FAQEZEZA,MOJ FUTA E FUTËS;AH,PLAQE BREZA SHPUTA
E SHPUTËS;SI FUTA ZEZËNAJA,SHI SHPUTA GREZËVRAJA;MOS DONI TA SHITNI DHE
SHPIRTIN E TRUPIT KOMBIT;SOS DRONI TA SHTINI DHE SHIRTIN E TURPIT TË KORBIT;
MORE SHKIRTRISHUR,OUUU,HORE SHPIRTSHITUR;DO JU MALLKOJË;O,SHKALLMOJË,
SHPIRTI DHE GJAKU;HIRTI DHE PRGAU;MBARË KOMBËTARË SHQIPTARË!." MANI,USA.

krasasi tp23/02/2020 09:09

115 milion euro-
75 milion euro=
40 milion euro.mos e bëj të madhe Klodian për 40.milion euro.
Ndoshta ndihmësit e ministres nuk e kanë bër llogarinë si puna ime me laps në dorë.SPAK duhet të shprehet besoj,por meqë ONM është brenda në kushtetutë,por edhe një organizëm trans nacional, le të shof pak se kujt tjetër i janë fryrë xhepat me kët rast.(Konçensioni i Vilmës).Z.Rama duhet të falënderoj për sygjerimet që parashtron.

2 marsi22/02/2020 23:15

Kryeministri numer 1 i Shqiperise. Numri 1 si loser. I pafte ne art, i pafte ne basketboll, i pafte ne drejtim te shtetit. Gjyshi i tij, gjysh nga ana e bindjeve politike, Enver Hoxha, nuk ka bere te pakten nje genicid shendetsor me shqiptaret. Vete e zgjodhet mbajeni njeriun qe ju futi ne borxh 800 000 eurosh...

Daj Jaku22/02/2020 22:31

Ra tërmeti, erdhi koronavirusi, i doli bytha zbuluar "reformatorit". Mirëpo në vend që të marrë një pistoletë e t'ja tërheqë vehtes mu në tëmth, fërkon duart nga qejfi se i dolën fronte të reja të grabitjes, të batërdisë mbi fondet që bota do ti sjellë lëmoshë popullit të varfër e fatkeq shqiptar, por krenar sepse ka kryeministrin më të pasur të globit pa punu as edhe një ditë.(ndërsa për gjatësi ja kalon Vuçiqiri).

Shto koment

Denonco