Armiqtë e Gjiknurit dhe miqtë e Ramës

Armiqtë e Gjiknurit dhe miqtë e Ramës

Nga Çim Peka - 15/01/2020

Damian Gjiknuri doli në përgjimet e anti-mafias duke komanduar shit-blerjen e votës në Dibër, shtatorin e vitit 2016. Vangjush Dako doli në përgjime të ngjashme duke vjedhur e blerë votat në Durrës një vit më vonë. Që të dy kishin si objektiv të vetëm të kënaqnin shefin e tyre, Bablokun. Ata nuk janë vetëm, sa herë dhe kur do që të shihni një deputet, a një ministër, një drejtor a një kriminel, aty keni parë edhe Damianin, edhe Gjushin, edhe Ramën.

Damian Gjiknuri është mandatuar nga kryetari i qeverisë, parlamentit dhe gjyqësorit, Edvin Rama për të kryesuar hartimin e reformës elektorale. Pyetja-akuzë që mori dhenë nën dirigjimin e vetë Ramës është: a duhej të ulej opozita në një tavolinë me Damian Gjiknurin? Pse u ul me të? Opozita u shit, e opozita bëri pazar. Këtu nuk kam ndërmend të shtjelloj çështjen e sistemit zgjedhor, por kontekstin politik të uljes në tavolinë.

Për ata që shajnë opozitën se u ul më Gjiknurin, pyetja e parë është: a duhet të ulet opozita me qeverinë për të bërë reformën zgjedhore? Nëse po, më kë duhet të ulen? Nëse jo më Gjiknurin, kush është i përshtatshëm aty, Vangjushi? Arben Ahmetaj? Sajmir Tahiri? Elisa Spiropali? Taulant Balla? Gramoz Ruçi? Ulsi Manja? Kush nga këta nuk ka blerë e nuk ka vjedhur vota? Kush nga këta është më i përshtatshëm se Gjiknuri? Në fund të fundit, në emër të kujt po negocion Gjiknuri? A nuk po negocion në emër të Ramës? Pse Gjiknuri qenka i papërshtatshëm dhe Rama qenka i përshtatshëm? A nuk është Rama, Babloku i të gjithë këtyre? A nuk punojnë ata për llogari të tij? Pse ky mllef atëherë kundër opozitës se u ul në tavolinë me Gjiknurin?

Dy janë kategoritë e të irrituarve apo të zhgënjyerve. Grupi i parë, i cili përbën edhe shumicën, janë ata qytetarë që Gjiknurin e shohin si simbolin e të keqes elektorale, dhe si i tillë është moralisht e korruptueshme të ulesh me të. Shqetësimi i këtij grupi është legjitim dhe i justifikuar, pavarësisht se Gjiknurin e shohin padashje si rast të izoluar, dhe jo si një hallkë e zinxhirit të madh të manipulimit elektoral që ka krijuar Edi Rama.

Grupi i dytë, ku përfshihen opionistë, figura publike, media pro qeverisë dhe opozita pro qeverisë, nuk e kanë hallin e ‘moralitetit’ të veprimit politik, apo ‘tradhtisë së radhës’ së opozitës, por kanë hallin e Ramës. Në të vërtetë e gjithë kjo kategori thjesht po bëjnë zhurmuesin për llogari e interes të Ramës. Dhe ja se përse:

I.Kur opozita doli nga parlamenti, synimi i saj ishte delegjitimimi i parlamentit. I gjithë aksioni politik i opozitës që nga 2017-a e këtej ka pasur këtë synim. Edhe djegia e mandateve, dhe protestat masive kërkonin që politikën ta nxirrnin nga parlamenti ‘i dalë me votë të vjedhur’. Politika deri në zgjedhjet e ardhshme është e fokusuar ekskluzivisht në dy shtylla; në refomën zgjedhore dhe hapjen e negociatave për antarësim në BE. Me tavolinën e djeshme, politika de facto dhe de jure doli nga parlamenti. Këshilli Politik i krijuar nga tavolina e djeshme përcaktoi dy polet e reja politike: në njërën anë PS dhe ‘opozitën parlamentare’, përfaqësuar nga Rudina Hajdari, dhe opozitën jashtëparlamentare, opozitën reale. Dje Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i morën Edi Ramës atë që nuk kishin mundur t’ia merrnin me gjashtë muaj protesta dhe djegie mandatësh: delegjitimimin e parlamentit. Ky ështe sikleti real i Edi Ramës dhe kjo është arsyeja e ‘zhgënjimit’ se pse opozita u ul me Gjiknurin në tavolinë. Si se ka ardhur puna deri tek tavolina e djeshme, kush shtete e kush diplomatë e kanë bërë të mundur, dhe ku synohet të shkohet, kjo është një histori tjetër, por ‘tradhtia’ apo ‘pazari’ i djeshëm arriti tri gjëra. Së pari, zyrtarizoi krizën politike; së dyti, deligjitimoi parlamentin, dhe së treti hapi rrugën për zgjidhjen e kësaj krizë. Kjo e fundit na sjell, tek shtylla e dytë e të bërit politike, të vendimi për çeljen e negociatave.

II. Siç dihet, në fund të pranverës Këshilli Europian do të mblidhet përsëri për të vendosur mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut. Në skenarin kur presidenti francez Macron do të ‘bindet’ te heqë veton e tij, në rastin e Shqipërisë (por jo Maqedonisë së Veriut), çelja e negociatave do të kushtëzohet me Nëntë Kushtet e Bundestagut. Po cilat janë kushtet? Ato ndahen në dy kategori: kushtet që kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi, vetingun, krijimin e institucioneve të reja (të cilat janë tashmë jashtë vullnetit dhe dorës së Parlamentit) dhe kushtet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, të cilat janë dy; a) miratimi i reformës zgjedhore, dhe b) implementimi i reformës zgjedhore. Pyetje: Çfarë është implementimi i reformës zgjedhore? –Përgjigje: Zgjedhje të lira dhe të nderëshme! Opozita ka ‘tradhtuar’ duke u ulur me Gjiknurin në mënyrë që Reforma Zgjedhore (njëri kusht i Bundestag-ut) të përfundojë deri me 15 mars të këtij viti. Të marrim me radhë kushtet e tjera të Bundestag-ut: i) Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë-në proces; ii) vënia në punë e SPAK- në përfundim; iii) shprehja e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet lokale-pothuajse në proces, një nga vendimet e para të GJK sapo të plotësohet.

Çfarë duket se ngelet nga kushtet e Bundestag-ut pa u realizuar është implementimi i reformës zgjedhore- lexo: zgjedhjet e lira e të ndershme.

Të gjithë ata që janë inatosur e zhgënjyer me opozitën se uli Bykykbashin dhe Vasilin me Gjiknurin, e dinë se Bundestag-u dhe BE nuk pret që ‘implementimi i reformës zgjedhore- pra zgjedhjet e lira e të ndershme) të realizohet pas 18 muajsh, por shumë më shpejt. Ky është halli i tyre, dhe jo Gjiknuri!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Krist15/01/2020 19:49

Analiza eshte e drejte,Politika ka dale nga Parlamenti,me kete takim,por duhet te keni parasyshe faktin ,qe Gjiknuri e perseridi mese nje here,se cdo vendim qe do merret nga takimet e ketij,niveli,ne fund te fundit,do te miratohen patjeter,prej Parlamentit.Pra Gjiknuri e perseriti edhe ne panelet e analisteve,se kudo qe te jemi,do jete Parlamenti-qe opozita nuk e njeh-,qe do miratoje cdo perfundim,per reformen zgjedhore.Pra,ku ishin,-asgjekundi,e ku do veme,perseri asgjekundi....

Askushi15/01/2020 16:42

I dashur Cimi, une do te doja te ishte si thoni, por fatkeqsisht e shoh pak ndryshe, e shoh zi , zi per opoziten, zi per popullin, zi per shqiperine.
Eshte e vertet se si Gjiknuri dhe Ulsi,, d Ulsat e tjere, jand njelloj, por ne menyre simbolike, Gjiknuri fuhet te hiqej nga Rama, le te vihej Majko. Ky te pakten do te ishte nje reflektim fallso i Rames, dhe do te ishte pak me mire. Por Rama nuk bene asnje terheqje, asnje reagim, vetrm ja fute Bashes ( me deshire apo pa deshire) . Mjere ne...

Skrapari15/01/2020 13:22

Kjo analize e z. Peka eshte e drejte. Problemi qendron a do te mundet opozita te afroje zgjedhjet e parakoheshme? Nese po fitorja jo thjesht e opozites por e demokracise eshte e sigurte. Them keshtu sepse legjitimitetin per te folur per demokracine dhe per ta bere realitet ate ka vetem PD si forca e pare pro perendimore. PS koken e ka tek BS, pra tek ish lindja, mos prisni prosperitet nga gezhdalla me emrin PS.

t15/01/2020 12:35

nqs reforma zgjedhore dhe implementimi i saj nuk mbyllet me zgjedfhje te parakoheshme ne prill,atehere gjiithcka eshte nje vrime ne uje.por ulja ne tavoline tani,me lulin akoma lider te opozites,nuk shkon

Victorian15/01/2020 11:15

Nuk e di nese e kuptoni ate qe shpalosni ne artikull apo jo?! Per opoziten ka vetem nje aksiome qe vlen dhe jo vetem per kete tonen - Nese partia qe qeveris vendin eshte kapur jo njehere por disa here ne shkelje, sado e vogel qofte, jo nga ato monstruozet qe ben qeveria e Edi Ramesqe vjedh diten per diell miliarde leke - funksioni i opozites eshte rrezimi i saj nga pushteti dhe mundesisht edhe çuarja para drejtesise. Nese kete opozita se ben dot por pret zgjedhjet ne afatin e tyre, kjo nuk quhet demokraci zoteri dhe ska lidhbje me sistemet demokratike qe mendojme te afrohemi. Kjo quhet xhungel dhe fiton kush eshte me i forti. Keshtu qe analiza jote me kushte Bundestagu apo BE-je po i shofim perdite, 8 vite te plota ne pushtet te nje bande te cilet po behen gati edhe per 4 te tjera, pastaj te na rroje opozite ty dhe neve!

Shto koment

Denonco