Je, or je, politikan i pasur se je hajdut!

Je, or je, politikan i pasur se je hajdut!

Nga Kastriot Islami - 02/01/2020

Të jesh i pasur, për shembull biznesmen i pasur, s’do të thotë aspak se je hajdut, përkundrazi…

Je i suksesshëm e i ndershëm, dhe s’ke frikë të thuash që je i pasur.

Madje kjo është arsyeja që të gjithë të nderojnë…

Madje s’të etiketojnë oligark, pra pjesë e kupolës që pasurohet me paratë e pronat publike…

Je shembull e model për të gjithë…

*

Por në Shqipëri, një politikan i pasur, që hiqet as i varfër e as i pasur, me shumë gjasa është hajdut…

Se vetëm me rrogë, sado e lartë qoftë, s’mund të jesh i pasur, sadopak i pasur…

Pra, të gjithë e njohin si të pasur, se të gjithë s’kanë asnjë dyshim se është hajdut…

Të gjithë e shikojnë si shok të ngushtë me oligarkët, apo më saktë me hajdutët oligarkë e kriminelë.

Që në shumicën e rasteve pasurinë e tij e përcakton dëshira e shfrenuar për para të pista…

Që askush nuk ka dyshim që është maniak i një jetese luksoze e të shfrenuar…

Që çdo sjellje të tij politike ia përcakton mania për të vjedhur e për të kontrolluar gjithçka…

Që nuk lë rast pa u shprehur si i vetmi hero që sakrificat s’ia vlerësojnë njerzit e ndershëm e të varfër…

*

Ndërkohë që gjatë të gjithë kohës ndjen nga brenda frikën e fundit të palavdishëm e të turpshëm…

Dhe shpërthen kur e quajnë hajdut e të pasur nga hajdutëria…

Shpërthim që i theksohet kur ndjen fundin e pashmangshëm e abandonimin nga të gjithë…

Kjo e detyron të hiqet si i varfër që askush nuk e beson dhe kjo e tmerron…

I duhet përsëritur, pa frikë e nga të gjithë: Je, or je, miliarder se je hajdut…!

*

Kushdo që reagon kundër, vetëm të vërtetën provon!

Madje edhe kushdo tenton ta paraqesë si Fake News…

Mezi pres të shikoj se kush e vetëpohon…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kity06/01/2020 14:28

Ky Dervishi nga usa, jo vetem qe nuk di shqip, po nuk meret vesh ç'thote, si e ema e zeqos maje thanes, Nuk e kuptoj nese e kupton ky, mderatori, apo....... mderatori eshte semure dhe e zevendson kaldaisti! Valle e pulikoni?

Valbona06/01/2020 08:53

Nuk kisha ndermend te beja koment. Por i drejtohem zotit Kaceli. Nuk e njoj dhe nuk kam asnje ide per historine e tij familjare qe apriori do ta respektoja si nje te vertete te thene prej tij. Por persa i perket qendrimeve te prof. Kastriot islamit gjykoj se opinioni i tij eshte i pasakte, krejtesisht i pasaktye. Profesori ka reaguar ndaj dukurise per te cilen ka shkruar qy ne fillimet e pjesemarrjes ne politike. Ndoense ne kete shkrim nuk ka reference konkrete qendrimet e tij parirmore duhen vleresuar dhe respektuar. Per me teper profesori nuk ka qene asnjehere anetar i PPSH dhe qe nga 1991 e ka luftuar haptas ideologjine marksist-leniniste e komuniste, madje me nje vendosmeri e qartesi me te madhe se shume te tjere qe mund te kene qenbe ne krahun tuaj zoti Kaceli. Eshte per te ardhur keq qe hidherimin tuaj kerkoni ta largoni duke ndotur profesorin e nderuar . Nejse nuk marr persiper te mbroj qendrimet apo opinionet e profesorit per ceshtje te ndryshme, perfshi edhe ato qe ju ngrini ne kete koment. Eshte per te ardhur keq qe kur dikush jep opinionin e tij per dicka qe nuk shkon ne vend, ne vend qe ti bashkohen opinionit apo edhe ta kritikojne ate, merren me individin...Kjo me duket nje sjellje shume e vjeter, aq me teper qe profesori nuk eshte me pjese e politikes ditore nderkohe qe jane te mireprituar mendimet e opinionet e tij.

Onkezmi05/01/2020 16:43

Më pëlqen në këtë medium se më i zgjuari Krasasi,ai që i di dhe jep mëndje,po pyet shkencëtarit Islami,edhe pse përgjigjet i ka në shkrimet e tij,Kastrioti

Osman Kaceli05/01/2020 09:25

Kujtesë Z. Kastriot Islami!
Nuk i dij arsyet e "cambia casaca"-s tuaj profesor. Por për mendimin tim do të ishte më mirë, që këto vrejtje t'i bënit kur ishit antar i Partisë Socialiste. Efekti pozitiv do të ishte pa mëdyshje më i sigurtë, tek marksist-leninistët e asaj partije së cilës i përkisni ideologjikisht.
Përfitoj nga rasti të vejë në dukje shqetsimin tim për qëndrimin tuaj në lidhje me rivlersimin e figurës së Kryekriminelit Mehmet Shehu vrasësit të Babës tim. Ju kujtoj se ka një vendim gjyqsor të formës së prerë që një gjë e tillë përbën diskriminim për viktimat e terrorit komunist, që në mënyrë të dokumentuar, është ushtruar prej tij sistematikisht. Pasojat negative të këtij qëndrimi do të jenë të pashmangshme jo vetëm për ju, por dhe për cilindo qoftë mbështetës së kësaj ideje, pamvarsisht pozitës që ka pas, ka apo do të ketë.

shqiptar03/01/2020 16:41

Që të vjedhësh fshehurazi e në rrugë të paligjëshme, kjo ndodh ku më shumë e ku më pak në gjithë botën, ama që të vjedhësh me ligje të miratuar nga një parlament njëpartiak e këshilla bashkiake njëpartiake, kjo ndodh vetëm në Sjqipëri me PPP-të e famëshme, fillo nga ligji Fusha e mbaro tek ligji "mali"

Selman Dervishi-Mani,USA.poet03/01/2020 00:04

KISHTE QENË NJË MBRET I POSHTËR DHE,GJAKPIRËS,GLLBËRONTE POPULLKOMBIN
E VETË,TË SHKRETË;NGA HARBUTËRIA,HAJDUTËRIA;GJAKËPIRËSE,PRAGËSHIRËSE;
NGA TËRBIME AKUTE;TERËRKRIME MAKUTE;GJENERATË,KRENEFATË,PO I PËRZENË
ME DHUNË,NGA TROJET E VETA SHEKULLORE;DUKE UA GËRDITUR ATDHEUN;AUUH, EDHE MEMËDHEUN;VARRE,PËRMENDORE;ZJARRE NGRERË PËRKORE;HORE KORE;
ME HEROJË HEROJË;THERROJE THERRMOJE;VARRE MESIVE,MARRE T'MARRËZIVE;
DUKE U SHITUR,KUKE U SHKITUR;N'TRADHËTI MBARË KOMBËATRE,TRAGJEDI FARË
KOBËTER,ZGARE KORBËTARE;DUKE NA SHURDHUAR DY VESHËT,VËRBUAR DY SYTË
SHTYTUR O MBYTUR;KËRCËNUAR,PËRCËLLUAR;ME DHUNË,VRASJE,ME FURTUNË O,
PËRPLASJE;VETËM O VETËM,BASHKË ME DJALLIN,TË NA KALLIN,EDHE STRALLIN,TË GJALLIN;QË T'U MBETEJ,TRETEJ;TERË PASURIA,TERË TRASHGIMIA;POR,NGA FAQET E ZEZA,PLAQET ME BREZA;MBULONTE DY BRINAT NË KOKË,ME KAPUQ TË MADH,OH,
SAHERË QETHEJ TEK BERBERI,AI ATË BERBER LIKUIDONTE;QE MOS T'U TREGONTE
SE MBERTI KA DY BRINA NË KOKË;A,NJË BERBER BETOHËT SE NUK DO TU TREGOJË
OPNIONIT,PËR DY BRINAT E MBRETIT NË KOKË;PORSE,AI BERBERI SHKOI DIKUND NË
NJË BJESHKË TË LARTË,HAPI NJË GROPË TË THELLË,SA ME MBJELLË NJË FIDANE TË
RE;AI BRTITI TRI HERË NË GROPË:MBRETI JONË KA DY BRINA NË KOKË;DHE,KUR NË
ATË BJESHKË,MBINI NJË DRU FYELL FRASHËR,OU,ZOGJET E MALIT NGA AI FYELL Q'E
PËRHAPËN LAJMIN,SE MBRETI JONË KA DY BRINA NË KOKË;URDHËROI MBERTI TEK
LIKUIDONIN GJITHË ZOGJET E MALIT,QË ZBULUAN SEKRETIN E MBRETIT;PORSE,NUK
ÇFARROSEN TË GJTHË ZOGJËT E MALIT TË BJESHKËS SË LARTË,PASI ISHTE HAPUR,
KAPUR,LAJMI TERË MALËVRINË.TERË MALËSINË:MBRETI JONË KA DY BRINA N'KOKË;
MBERTI JONË KA DY BRINA N'KOKË;MBRETI JONË KA DY BRINA N'KOKË!!!"MANI,USA.

krasasi tp02/01/2020 16:25

Në perceptimin e përgjithshëm edhe timin sigurisht ashtu është, por i prezuamuar.Në vënd të retorikave politike të përsëritura, unë dua të di Profesor, mendimin tuaj ,se a përbën Reforma në Drejtësi një instrument efikas, ku statusi si i prezumuar për politikanët dhe qeverisësit e të gjithë viteve të tranzicionit do marë një përgjigje?.Këtij rregulli do i nënështrohen të gjithë,apo Z.Rama gëzon sot një status special si penduar.Ka disa indicie.
1.Ligji 111/2018 mbi Kadastrën, i jep fund një herë e mirë, allishverisheve me pasuritë e tjetrit,burim i pa ligjshmërisë,antikushtetutëshmërisë dhe burimit kryesor të korrupsionit dhe kriminalitetit.
2.Një reformë që përfshin dixhitaliziin e të dhënave online ,që do ti pamundësojë biznesit vjedhjen me TVSH,nëpërmjet dy bilançeve, dhe pasurimit të 'taksidarëve'të shtetit,duke mbyllur të dy sytë dhe të habiturin e drejtorave të tatimeve dhe doganave "doktor shkencash" se:"ku qëndron problemi këtu?".
3.Me ligj e me udhëzime përkatëse dhe me vullnet politik janë disiplinuar, problemet e trafikut dhe qarkullimit rrugor.
4.Besoj me vullnet, apo me një shtysë nga 'lartë', por edhe me një sensibilizim që ka bër opozita, shoqërija civile dhe qytetarët ,do miratohet një ligj për tenderimet dhe konçensionet sa as trajmit mëtë madh në shqipëri Lali Erit nuk do ja mbaj të bëj shkelje.Në kushtet kur opozita fle dhe kur zgjohet ëndërron,qytetarët qëmtojnë këtu këtje, suksese të qeverisë dhe shpresojnë te Zoti dhe te Reforma në Drejtësi për më shumë ritëm dhe ndryshim.Ju uroj një vit të mbar Profesor.

Shqipo02/01/2020 14:44

Po pse re profesor , ai ska shume nja 2 miljarde pse I pasur quhet? Jo re se pakez perqindje merr nga ppp te ,methane te verteten eshte me fukarai ne mes tene ,ai ben llogarite ne fund te muajit I del apo jo kondicina nga leket ,mos i bini ne qafe lumadhit se mos na vrtet veten dhe ne mbetemi jetim pastaj, nuk I thone shaka.

Shto koment

Denonco