'Edhe tërmetin e solli Saliu'

'Edhe tërmetin e solli Saliu'

Nga Agim Xhafka - 27/12/2019

1.

Berisha tha që droga transportohet me avion.

Qeveria qeshi. Berisha ngatërron avionin me mushkonjat, buçiti media.

Në Divjakë u kap avion me drogë.

Por Sali Berisha u dënua se ... tha të vërtetën.

2.

Në Fushë-Krujë iu vodh ora Bushit, tha media.

Orën e kam në dorë, foli Bushi.

Por Sali Berisha u dënua se ... nuk rrejti.

3.

Gruas së Roshit ia shkuli PD fëmijën nga barku, tha Lali Bojaxhiu.

Nuk jam shtatzanë, tha gruaja e Roshit.

U dënua Saliu se zbuloi rrenën e Lalit.

4.

Do punësoj 300 mijë shqiptarë, tha Rama.

Gënjeu.

Por u dënua Saliu nga që zbuli gënjeshtrën.

5.

Sivjet rritja ekonomike do jetë 3.8%, premtoi qeveria.

As 2%, tha Saliu.

U dënua Berisha nga që tha të vérttën.

***

Uf, u lodha me rrenat e Ramës,të shokëve e shoqeve të tij. Brenda ditës na mashtrojnë plot e plot herë. Por bravo gjykatat e pavarura që deri tani dënojnë të vërtetat e opozitës. Ja, po e them dhe unë një “rrenë”. Te unaza e re u provua që tenderi do fitohej me dokumenta fallco dhe me çmim 20 milionë euro/km.

Doni “rrena” të tjera? Doni të them të fundit? Atë që Trump është turpi i njerëzimit? E dini kush e ka thënë? T’ua them? Rama e ka thënë. Bile në CNN, por po vajti çështja në gjykatë do ia ngjeshin Saliut. Dihet. Siç ia ngjeshën edhe tërmetin në Durrës. Se kaq të fortë veç Sala e bën.

Më vjen turp që jetoj nën këtë qeveri. Por më turp që vendi ynë ka gjykata puro socialiste. Komuniste 24 karat...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ai28/12/2019 10:20

Z.Xhafka !
Kij kujdes se drejtësia shqiptare do të ndëshkojë me gjoba të rënda që i ke akuzuar si socialistë.
A nuk kemi një kryetar Kuvendi , ish ministrin e fundit të Sigurimit që ka qenë një disident e kundërshtar i flaktë i komunizmit ?
A nuk është Fatmir Xhafa, juristi i shkëlqyer të cilit ju ngarkua reformimi i drejtësisë, një disident antikomunist që ka dënuar ashpërsisht diktatorin Enver Hoxha në kohën që ishte hetues, apo që me detyrën e ministrit të mbrendshëm e nisi vëllain e tij kapobandë të trafikut të drogës , mbrenda natës, që të kryej denimin me 7 vite burg në Itali ?
A nuk kemi një deputet antar të komisionit të Sigurisë si Spartak Braho, ish prokurror i diktaturës që goditi ashpërsisht shkrimtarin e publiçistin Agron Tufa që nuk i ka zbërthyer sa duhet krimet e asaj diktature ?
A nuk kemi një deputet kryetar të komisionit të ligjeve, Ulësi Manjën që ka dënuar publikisht vjedhjen e blerjen e votave me para droge në Dibër ?
A nuk kemi një deputet që kryeson komisionin parlamentar të reformës zgjedhore, shokun Damian që u përkujdes të çonte grupe speciale nga Vlora në Dibër që të luftonin vjedhjen e votave ?
A nuk kemi një prokurore të përgjithëshme të përkohëshme që u përkujdes që në KLP të përzgjidheshin juristlë të pa kompromentuar politikisht me kërkesën e kryeministrit që e kemi një njeri apolitik, as i majtë e as i djathtë ?
A nuk kemi një kryetar të KLP shokun Genti Ibrahimi që nuk ka asnjë lidhje me partinë socialiste ?
A nuk kemi një kryetar të KED, shokun Dvorani, përsëri një ish hetues i kohës së diktaturës, kritik e disident i shquar i asaj diktaturë, që mori përsipër të kompozojë përbërjen e re të Gjykatës kushtetuese ?
A nuk kemi së fundi një kryetar të SPAK, përsëri një ish hetues të diktaturës, një jurist me eksperiencë të madhe që ka luftuar kundër moralit komunist ?
Duhet të dëgjojmë birin e Kiço Ngjelës, avokatin e shquar anglo-sakson që bën thirrje për të respektuar liigjet e shtetit.. A nuk pati krijuar diktatori Hoxha një shtet të fuqishëm "demokratik" ligjor për të ndëshkuar gjithë armiqtë e partisë e të popullit ?
Përse të mos respektojmë edhe "shtetin ligjor" të Ramës kur ai me vendimet e parlamentit "pluralist", miraton ligje që ndëshkojnë armiqtë e partisë e të popullit ?

Shto koment

Denonco