Sali Berisha, Tomor Alizoti dhe Mustafa Nano…

Sali Berisha, Tomor Alizoti dhe Mustafa Nano…

Nga Bledian Koka - 27/12/2019

Ka një debat të pashtershëm që PD e vuan mbi shpinën e vet politike ku kusurin e pambarimtë të një borxhi që nuk e ka, e heq Sali Berisha.

A i ka përdoruar apo i ka ndihmuar realisht selia blu bazën kryesore të elektoratit të saj, ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë? Në një provokim të ulët nën petkun e shërbestarit politik, ish kryetari i PD-së së Skraparit në vitet 92-94, ai që sot njihet me konvencionin emëror Mustafa Nano ka thirrur në kauzë deri edhe z. Tomor Alizoti ish i përndjekur, për të ‘denoncuar’ si kriptokomunist Sali Berishën duke përdorur si alibi në akuzën e shpifët do foto të gërmuara ethshëm në albume personale të fëmijëve të diktatorit.

Parantezë…

Unë e njoh personalisht Tomor Alizotin. Ai dhe familja e tij ishin të internuar në Manëz. Në vitin 1989 unë dhe familja ime u zhvendosëm nga një fshat aty pranë drejt qytezës minerare të Manzës e cila kishte dy fytyra.

Atë të pallateve të reja ku strehoheshin qytetarët ‘e lirë’, drejtuesit e minierës së qymyrgurit dhe oficerët, dhe disa ngrehina njëkatëshesh surrogato banesash, ku jetonin pjesa më e varfër e popullsisë dhe ata që për nja dy vjet mësova që ishin ‘armiq’. Tomorr Alizoi asokohe ishte 12-13 vjeçar flokëkuq dhe sëbashku me mamanë e tij, një zonjë grua që shkëlqente në të gjitha drejtimet e sidomos me krenarinë e saj të pathyeshme edhe në pikë të hallit, ishin plasur përdhunshëm në një barakë njëdhomëshe e me të atin që bënte ecejaket në biruca e komunizmi sa herë partisë i duhej një ‘armik i kllasës’.

Në të paktat memorie që ruaj nga fëmijëria ime në Manëz, është edhe imazhi i Tom Alizotit, që si fëmijë më dukej se shijonte vegjëlinë si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë në dukje, por e vërteta nuk kish qenë ashtu. Kur u ritakuam me Tomin vite e vite më pas, kësaj here ai si një ish diplomat dhe unë si gazetar, kemi pasur mundësinë që të flasim për atë kohë.

Tomi më rrëfente sesi mëkëmbësit e regjimit në Manëz mëse njëherë ia kishin përplasur fytyrës deri edhe atij se ishte ‘armik’, dhe sa herë që ‘Tom Sojeri’ manzak bënte ndonjë prapësi fëminore, gjyqi i tij para shkollës apo para komunitetit i përarfrohej asaj të modeleve me hetues Aranit Çelën.

Me hapjen e ambasadave Tom Alizoti dhe familja e tij emigruan në Gjermani, ku djaloshi çapkën i internuar në Manëz pasi u shkollua u shndërrua në një diplomat të shkëlqyer karriere, karriere e cila gjejeni pak, mbaroi diku pas 23 Qershorit 2013-ës.

Realiteti është i interpretueshëm…

Sali Berisha nuk e ka mohuar asnjëherë që ai ka shërbyer radhët e trupës mjekësore që kuronte banorët e rezidencës së të keqjes në zemër të Tiranës. Mjekët e shkëlqyer regjimi pak herë i la në shërbim të qytetarëve të saj, ato duhet të ishin ekskluzivitet vetëm i shëndetit të udhëheqjes e të udhëheqësve, komunizmi nuk bënte përjashtim as në këtë drejtim.

T'i thuash një doktori nën ‘betimin e Hipokratit’ se ai e ka bërë punën e tij me ‘devotshmëri’, është po aq hipokrite sa ti bësh avokatinë hileqare dy ish hetuesve katilë të regjimit, siç janë të faktuar më zë e me figurë i pari Fatmir Xhafaj, e i dyti kreu i ri SPAK-ut Arben Kraja.

Përdorni për vetëm 1 minutë logjikën dhe vendosini në kandar këta 3 persona, një doktor të regjimit dhe 2 hetues të po të njëjtin sundim. Kush ka bërë më shumë qeder, kush ka dënuar më shumë, kush i ka përdorur darët, i pari për të qepur plagë e dy të tjerët për shkulur mish nga trupi i të dënuarit për të pranuar atë që se ka bërë. Në raport me moralin politik mes Sali Berishës, Fatmir Xhafajt dhe Arben Krajës çfarë ndodh?

Sali Berisha vërtetë ka ‘shërbyer’ në radhët e regjimit edhe si sekretar po të doni, dhe nga ana tjetër Xhafaj-Kraja kanë bërë njësoj, por pyetja që shtrohet është: Çfarë ka bërë Sali Berisha dhe dy personazhet e tjera në raport me historinë e tyre personale politike? Le t'i hapim dosjet e arsyes!

Në prag të rrëzimit të regjimit komunist ndërsa Sali Berisha (Doktori) publikonte shkrime që kërkon pluralizëm në mediat e kohës dhe injorantët e udhëheqjes komuniste pyesnin ‘çfarë janë këto pulat që kërkojnë këta’, Fatmiri dhe Arbeni vazhdonin punën ne hetuesitë përkatëse. Në kohën kur Sali Berisha ia thoshte përballë në sy Ramiz Aliajt që duhet liri politike në 1989 kur ende të ikte koka për një fjalë goje, Xhafaj dhe Kraja ishin duke pritur po atje në hetuesi me dosjen gati me sytë nga Ramiz Alia.

Dhe kur njeriu ishte i lirë të vendoste më në fund për fatin e tij, Sali Berisha u zgjodh me votë nga demokratët në krye të Partisë Demokratike, ndërsa Fatmir Xhafaj dhe Arben Kraja nga xhelatë të komunizmit, u konvertuan në asqerë të PPSH-së alias Partia Socialiste që njohim sot. Kjo është piktura e madhe, të tjerat janë propagandë. Historia personale e politike e Sali Berishës nuk janë 3 -4 foto e një teserë, por është ajo që ka bërë para gjatë dhe pas rënies së komunizmit, kur ai nuk mbathi ‘këpucët’ e kuqe politike si disa ish-kolegë të tij mjekë, por ishte e mbetet skalioni përballë.

Pra…, e kuptoni ku kemi arritur vetëm gati 30 vite pasi gjasme rrëzuam të ligën? Me ardhjen e Sali Berishës në pushtet në vitin 1992, mbaj mend që ish të përndjekurve i’u akorduan me ligj një seri benefitesh si financiare ashtu edhe favorizime (krejt të kuptueshme e njerëzore) për ti dhënë mundësi atyre të riintegroheshin në një shoqëri që për mëse 45 vjet u ishin mohuar me dhunë. Ajo e arsimit in primis.

Që prej vitit 1992 e deri në vitin 2008 kur në Shqipëri u implementua karta e Bolonjës, në universitetet shqiptare kishte kuota të caktuara posaçërisht për fëmijët e ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë, të cilët e kalonin apo jo pragun e pikëve që kërkohej për tu futur në auditore, kualifikoheshin automatikisht.

Por jo gjithmonë liria vepron…

Në vitin 1993, në universitetet shqiptare studentët që vinin nga shtresat e ish të përndjekurve u hodhën në grevë dhe braktisën studimet pasi kërkonin kushte më të mira në konvikte. E drejta e protestës është e kuptueshme, por braktisja e mësimit nuk bënte shumë sens.

Një mik i imi më tregonte për një takim mes liderit të Dhjetorit Azem Hajdari dhe  studentëve. Azem Hajdari pasi u njoh me kërkesat e studentëve iu drejtua atyre me fjalët: ‘Jam shumë dakord me atë që kërkoni, por duhet të keni një gjë parasysh.

A nuk e kuptoni dëmin që po shkaktoni duke braktisur studimet. A nuk e kuptoni që nëse ju nuk mbaroni studimet e nuk e diplomoheni sa më parë, ne do të vazhdojmë të kemi ende në strukturat shtetërore, shërbestarët e komunizmit? A nuk e kuptoni që këtu nuk bëhet fjalë për çaj dhe groshë, por për drejtësi sociale?’.

E vërteta është që menjëherë pas këtij ballafaqimi me Azem Hajdarin, studentët e braktisën grevën dhe iu kthyen auditorëve. E vërteta është Shqipëria pas diktaturës në mungesë të elitave, edhe gjatë qeverisjes së PD-së kishte në administratë, në gjyqësor, në kadastra e kudo njerëz që kishin punuar edhe gjatë regjimit.

Jo si model ‘Katovice’, sesa si vetëdije shtetare se pavarësisht asaj që kishte ndodhur, vendi nuk mund të privohej nga administrata dhe shërbimet e saj. Sepse fundja në një vend të shkretuar nga elitat, elita do të ishte edhe për disa kohë ajo që ishte trashëguar nga regjimi. Sepse edhe në vetëdijen më të thellë, Sali Berisha nuk e bëri kurrë atë që bëri Edi Rama nga 2016 e këtej duke e shkretuar, rrënuar e paralizuar sistemin gjyqësor vetëm për interesat e veta siç ndodhi me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Atë që Edi Rama bëri me Reformën në Drejtësi, Sali Berisha e bëri me sistemin e ‘Plepave’, por krejt ndryshe edhe pse jo me shumë efekt. Sa për kronikën, ish të përndjekurit dhe të dënuarit politik në dy momentet qeverisjes së Sali Berishës kanë qenë në ballë të pushtetit legjislativ, Pjetër Arbnori (1992-1997) dhe Jozefina Topalli (2005-2013).

A ka patur raste kur ish të përndjekurit kanë kaluar gardhin dhe janë hedhur në krahun e gabuar të historisë përgjatë 30 viteve të fundit? Sigurisht që po! A mund të konsiderohet faj i Sali Berishës pse Kurt Kola lejon që djali i tij të rreshtohet përkrah Edi Ramës në shfaqjen e shëmtuar e të rrejshme të përkujdesjesh për ish të dënuarit dhe të përdjekurit politikë?

A është faji i Sali Berishës, që pas 30 vjetësh në krye të strukturës së SPAK-ut, frerët i jepen në dorë një ish xhelati të komunizmit?  A është faji i Sali Berishës, që nën regjimin e Edi Ramës, Gramoz Ruçi është kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër pas përplasjes me ultrakomunistët pashërueshëm që duan ti mbyllin gojën se flet të vërtetën e errët të tyre?

Sa për Mustafa Nanon…

Njeriu që disa ditë më parë në emsionin e tij të titulluar serbisht ‘Provokacija’, tentoi të shqipëronte disa krahasime bajate mes Sali Berishës dhe Arben Krajës duke thirrur në kauzë ish-të përndjekurin Tomor Alizoti, ky nuk është shërbimi i parë që ai tenton ti bëjë filozofisë së të keqjes.

Flas për atë filozofi ‘rilindase’ që tenton të relativizojë deri në barazim punën e Doktorit me atë të ‘xhelatit’, nën moton ‘të gjithë bashkëvuajtës e të gjithë bashkëfajtorë’. Njeriu që e nisi veprën e tij si revolucionar në Skrapar, e vazhdoi si evolucionist (konsull në Kroaci) e po e mbylll si gaztor oborri në perandorinë e Surrelit, nuk mund të mos replikohet në tentativën e tij për të justifikuar deri në histeri krimin  që buron përmes kapjes së pushtetit.

Deri në njoftim të dytë, ajo që u pa në ‘Provokacija’ pak ditë më parë, mund dhe duhet të konsiderohet si një tentativë e dështuar për të mbuluar atë që s’thuhet me të hollët. Dhe ai që e bëri këtë duhet thënë se pati boll guxim për besë, guxim nga ai me pagesë…

PS...

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jak NDOCI28/12/2019 19:27

Me sakte nga tere komentuesit;natyrisht qe eshte ;Shqiptari;Kryesorja qe na mungon ne eshte mevetsia Mundesia per ta perballuar vete jeten Tetedhjete perqind e Shqiptarve jane te shitur tek pushteti Sic kuptohet eshte e mjaftuhme qe nga kjo ARMATe te prodhohet SHUMICA qe ne kete rast eshte jo me kriminalja por KRIMINALJA Eshte e vertete;SHQIPTARI; Saliu ka bere shume gabime por kulmin ka arritur me ba....Duhet te kuptojme SHQIPTARI se dhe vete autori i shkrimit shfaqe qarte paserjozitetin ndaj mbrojtjes qe i ben sales Ne te DJATHTIT e vertete nuk jemi budallenj dhe as sa te mos kuptojme ndryshimet qofte mes Saliut dhe ba;;;por te djathtit real jane neper bote...SHQIPTARI aq sa mund te behet komtarja e futbollit me lojtare te kampjonatit vendas aq mund te shpresojme se do shpetoje Shqiperia me drejtues vendas POR e para vellezer Shqiptare eshte qe te krijohet struktura e vertete e se djathtes PO zCIM peka E te tjere duhet te mblidhemi rreth trungut dhe jo rreth gjeteve EH SA KEMI PER TE SHKRUAR...

Leo 28/12/2019 13:17

Plotesisht dakort me komentin e mesiperm. 20:55

ai28/12/2019 12:14

Tek shkrimi i z.Koka gjej po ato mendime që i kam pasur gjithmonë për të vërtetat e tranzicionit të gjatë e të dhimbshëm shqiptar[
Është një fakt i padiskutueshëm që elita intelektuale patriotike shqiptare, që në me ardhjen në pushtet të komunistëve në Shqipëri, jo vetëm u agjesua tërësisht fizikisht, por regjimi komunist ju a preu rrugën e arsimimit jo vetëm bijve, por edhe nipërve të tyre..
Komunistët persekutuan edhe shumicën e familjeve të firmëtarëve të shpalljes së pamvarësisë në Vlorë, e bile edhe të pasardhësve të frashërlijve rilindas e deri të Ismail bej Qemalit.
Krejtë ndryshe nga sa pretendon komentuesi "shqiptari", elita intelektuale e kohës së diktaturës enveriste, si fillesë kishte disa të rij fshatarë komunistë që u dërguan të shkolloheshin në shkollat e perandorisë lindore eurupiane komuniste, e më vonë edhe në universitetin e Tiranës apo shkollat e pakta të larta të krijuara pas tij..
Përgjithësisht të drejtën e studimit në shkollat e larta e kishin të garantuar vetëm bijtë e familjeve komuniste. Kishte edhe degë apo fakultete të universitetit të shkencave të përpikta natyrore si matematika, fizika, mjeksia etj, që ishin të detyruar të pranonin studentë merezultate të shkëlqyera në shkollat e mesme, ndonëse nuk vinin nga familje komuniste e kjo vinte për faktin se ata që vinin nga familjet komuniste, as që mund të përballonin të tilla degë shkencore sepse ishin rritur në familje analfabetësh e gjysëm analfabetësh.
Kurse në degët e shkencave politike, juridike, shoqëore apo shkollat e larta ushtarake e policore që përgatisnin "kuadrot" e administratës diktatoriale komuniste, asqë kishte shans që të studionin bij të elitës së herëshme intelektuale patriotike., veç rasteve të veçanta të lidhjeve krushqore me familjet komuniste.
Komentuesi "shqiptari", ka shqetësimin se përse mbrenda kryesisë së Partisë demokratike të udhëhequr nga doktor Berisha, pati fraksione kundërshtare.
Pati vërtetë të tilla fraksione, sepse që nga ekonomisti i i shquar Gramoz Pashko, kishte intelektualë me prejardhje nga familje komuniste, ndaj të cilëve pjesa e persekutuar e shoqërisë shqiptare nuk pati besim, e kjo u vërtetua para e pas 1997-s, kur një pjesë e tyre ju bashkuan pushtetit socialist., pra ish Partisë së punës.
Fraksione të tilla ka pasur edhe vitet e fundit në PD, kur "intelektuale" gazetarë të shkolluar në kohën e diktaturës (besoj se nuk ka shqiptar të mos ta dijë qe gazetarët e asaj shkolle, ishin Vuçiçët e diktaturës) janë rrjeshtuar me Ramën e Vuçiçin, kundër PD

ai28/12/2019 12:10

Tek shkrimi i z.Koka gjej po ato mendime që i kam pasur gjithmonë për të vërtetat e tranzicionit të gjatë e të dhimbshëm shqiptar[
Është një fakt i padiskutueshëm që elita intelektuale patriotike shqiptare, që në me ardhjen në pushtet të komunistëve në Shqipëri, jo vetëm u agjesua tërësisht fizikisht, por regjimi komunist ju a preu rrugën e arsimimit jo vetëm bijve, por edhe nipërve të tyre..
Komunistët persekutuan edhe shumicën e familjeve të firmëtarëve të shpalljes së pamvarësisë në Vlorë, e bile edhe të pasardhësve të frashërlijve rilindas e deri të Ismail bej Qemalit.
Krejtë ndryshe nga sa pretendon komentuesi "shqiptari", elita intelektuale e kohës së diktaturës enveriste, si fillesë kishte disa të rij fshatarë komunistë që u dërguan të shkolloheshin në shkollat e perandorisë lindore eurupiane komuniste, e më vonë edhe në universitetin e Tiranës apo shkollat e pakta të larta të krijuara pas tij..
Përgjithësisht të drejtën e studimit në shkollat e larta e kishin të garantuar vetëm bijtë e familjeve komuniste. Kishte edhe degë apo fakultete të universitetit të shkencave të përpikta natyrore si matematika, fizika, mjeksia etj, që ishin të detyruar të pranonin studentë merezultate të shkëlqyera në shkollat e mesme, ndonëse nuk vinin nga familje komuniste e kjo vinte për faktin se ata që vinin nga familjet komuniste, as që mund të përballonin të tilla degë shkencore sepse ishin rritur në familje analfabetësh e gjysëm analfabetësh.
Kurse në degët e shkencave politike, juridike, shoqëore apo shkollat e larta ushtarake e policore që përgatisnin "kuadrot" e administratës diktatoriale komuniste, asqë kishte shans që të studionin bij të elitës së herëshme intelektuale patriotike., veç rasteve të veçanta të lidhjeve krushqore me familjet komuniste.
Komentuesi "shqiptari", ka shqetësimin se përse mbrenda kryesisë së Partisë demokratike të udhëhequr nga doktor Berisha, pati fraksione kundërshtare.
Pati vërtetë të tilla fraksione, sepse që nga ekonomisti i i shquar Gramoz Pashko, kishte intelektualë me prejardhje nga familje komuniste, ndaj të cilëve pjesa e persekutuar e shoqërisë shqiptare nuk pati besim, e kjo u vërtetua para e pas 1997-s, kur një pjesë e tyre ju bashkuan pushtetit socialist., pra ish Partisë së punës.
Fraksione të tilla ka pasur edhe vitet e fundit në PD, kur "intelektuale" gazetarë të shkolluar në kohën e diktaturës (besoj se nuk ka shqiptar të mos ta dijë qe gazetarët e asaj shkolle, ishin Vuçiçët e diktaturës) janë rrjeshtuar me Ramën e Vuçiçin, kundër PD

Osumi28/12/2019 09:17

Pyeteni shokun Muco Nanon, se keto punet e sigurimit te shtetit i di mire. Ka qene vet sherbetor i sigurimit famekeq. Po te doje ti tregoj edhe vendin dhe kohen dhe emrin e sigurimsit qe e rekrutoi.

Trupi27/12/2019 23:25

Te lumte se nuk durohet ai me springje, I gjori fshatar si Lary King ????????

i deleguari27/12/2019 21:46

Zoti Bledian Koka ,respekt per mundin dhe kohen e shpenzuar per kete goxha shkrim,por te me ndjeni,mund t'i kishe rene shume shkurt,sepse nuk mund te krahasohet nje burre shteti e personaliteti i shquar si Sali Berisha ,me nje monster si Muc Nano,qe po te mos i kish thirrur te gjithe qelbesirat kunder SALI BERISHES,akoma dhe sot nuk do ta dinim kush jane!

Shqiptari27/12/2019 20:55

I nderuar Bledi, ke bere nje analize te shkelqyer, te vertete dhe shume reale. Por nuk eshte e vertete qe pas 1992 Shqiperise i mungonin elitat jo-komuniste. Shqiperia kishte plot te tille, plot intelektuale, mjeke, inxhiniere, arsimtare, agronome, ekonomiste, juriste demokrate me shume se Sali Berisha, kishte edhe neutrale edhe te paperzjere me PPSH e regjimin komunist, ishin me shumice edhe ish-studentet e Dhjetorit '90, por u menjanuan, u debuan, u lane menjane. Kujtoni carjen e pare te PD-se, largimi i grupit te Neritan Cekes e Gramoz Pashkos dhe krijimi i PAD, sepse ne PD nuk kishte me demokraci. Kujtoni carjen e dyte me po te njejten arsye, grupi i Genc Pollos e Tritan Shehut dhe krijimi i PDR. Sali Berisha ka gabuar shume rende, e percau PD-ne, e la pa demokraci, u be pronari i PD-se, u larguan demokratet e vertete, u lane menjane, u injoruan, u braktise, u zevendesuan me ish-komuniste, me ish-enveriste te kovertuar ne demokrate dhe u arratisen fare nga Shqipria. Berishes i hyri ne qejf pushteti absolut dhe gabimisht iu duk vetja i pathyeshem. Kete Sali Berisha e kuptoi shume vone dhe iu desh aleanca e sforcuar me Ilir Meten per te qendruar me zor ne pushtet. Si rezultat erdhi fundi i pushtetit berishian dhe perseri gaboi rende duke lejuar emerimin e Bashes ne krye te PD ne menyre antidemokratike. Ja tek po i vuajme sot gabimet e Sali Berishes. Per ato gabime sot ne pushtet eshte krimineli Edi Rama dhe banda e tij hajdute dhe kush e di edhe per sa vite sepse demokratet e vertete kane ikur e po ikin perdite te pashprese nga ky vend i mallkuar.
Ta gezojme diktaturen e re sorosiane!

Shto koment

Denonco