Pse rinia e Shqipërisë e poshtëroi Edvinin, si dikur rumunët Çausheskun?

Pse rinia e Shqipërisë e poshtëroi Edvinin, si dikur rumunët Çausheskun?

Nga Sali Berisha - 19/11/2019

"Shpërthimi “Rama ik” në stadium, kushtrim për shqiptarët! Pse rinia e Shqipërisë e poshtëroi Edvinin si dikur rumunët, Çausheskun?"

Dhjetëra mijëra të rinj shqiptarë që shkuan për të parë ndeshjen e Kombëtares Kuq e Zi me “gjelat”, shpërthyen në një eksplozion të vërtetë urrejtjeje politike të papërmbajtur me thirrjet “Rama ik”.

Ky shpërthim urrejtjeje bëhet shumë herë më i rëndë dhe më tmerrues pasi ndodhi në një vend dhe moment, në të cilin Edvin Mafia kishte punuar fort me propagandën e tij gjer në neveri që të korrte së paku duartrokitje frenetike dhe hurra entuziaste nga tifozët Kuq e Zi për stadiumin e ri.

Me të drejtë çdo njeri pyet si ndodhi që në vend të falenderimit dhe mirënjohjes, kreu i Meduzës mori eksplozionin e urrejtjes dhe poshtërimit publik kombëtar dhe ndërkombëtar nga rreth 20 mijë spektatorë, akt që nuk e ka njohur gjer sot asnjë drejtues përveç diktatorit mizor rumun Nikolae Çaushesku në dhjetor të vitit 1989.

Por përveç eksplozionit të urrejtjes që ushtoi në mbarë vendin dhe botën, po kaq e rëndë dhe ndëshkuese e madje vrastare në rrafshin moral e politik ishte heshtja e hidhur dhe e ftohtë si ajo e varrezave, me të cilët Kuq e Zinjtë përcollën ndeshjen e ekipit të tyre të dashur.

Me këtë heshtje ata dëshmuan para mbarë shqiptarëve se për ta në stadium nuk po zhvillohej një ndeshje e futbollit e shumëpritur midis ekipit të zemrës dhe “gjelave“ të Francës, por aty, darkën e 17 nëntorit, tashmë në fushë kishin zbritur vet ata në një betejë të egër politike si kurrë ndonjëherë në historinë e futbollit në Tiranë midis tyre dhe shpresëvrasësit të rinisë shqiptare, monstrës që po rrënon të sotmen dhe të ardhmen e tyre, Edvin Kristaq Mafia.

Shkaqet e kësaj ndeshjeje epike të Kuq e Zinjve të kombit janë komplekse.

Nuk ka dyshim se Kuq e Zinjtë tanë, ndofta tifozët më entuziastë, më pozitivë dhe më të civilizuar të Evropës, nuk ia falin Edvin Mafisë skenat donkishoteske të transportit të ekipit kombëtar nga aeroporti në Tiranë me autobusë të hapur në 45 gradë, gjë që shkaktoi nauze kombëtare.

Ata gjithashtu kanë të freskët, dhunën e përdorur prej tij ndaj tyre në aeroport dhe nuk ia falin me të drejtë kurrë, përpjekjet e tij për t’i përçarë me përdorimin e FRESSH-it për këtë qëllim.

Përveç këtyre, Kuq e Zinjtë nuk mund të pëlqenin stadiumin e Vëllezërve Xibraka, i cili zëvendësoi projektin ultramodern të studios spanjolle të ndërtimit të stadiumit me 33 mijë vende për 35 milionë euro në formën e hartës së Shqipërisë.

Ky projekt madhështor u zëvendësua me projektin e një delinkuenti prej 21 mijë vendesh që kushtoi 75 milionë euro, në të cilin 12 mijë vende i gllabëruan nga Kulla Kristaq Rama dhe Molli i familjes pronë e vëllezërve Xibraka.

Por shkaku themelor i vendimit dhe qëndrimit historik të Kuq e Zinjve guximtarë ishte se ata me mençurinë e tyre kanë identifikuar tek Edvin Kristaq Mafia,

-vrasësin e shpresës së tyre se Shqipëria mund të bëhet;

-monstrën që me politikat që ndjek po zbaton platformën e Çubrilloviçit, spastrimit etnik të shqiptarëve;

-kreun e krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës që ka shndërruar në narkoshtetin e vetëm në Europë;

-hajdutin e papërmbajtur që zgjeron rrugë me 21 milionë euro km kundrejt 2,2 milionë euro që kushton ndërtimi nga e para i autostradës së financuar nga bankat europiane.

-armikun e studentëve dhe mashtruesin e pafytyrë të tyre që nuk ka plotësuar asnjërën prej kërkesave të tyre.

Eksplozioni i urrejtjes së 20000 mijë Kuq e Zinjve në stadium ishte një kushtrim i fuqishëm për çdo shqiptar, të ngrihemi fuqishëm për të përmbysur një minutë e më parë Edvin Mafinë dhe narkoshtetin e tij!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Rezistenti i fundit20/11/2019 09:25

Fishkellimen tate presim komanand

Me ty Sali20/11/2019 09:11

Ngrihu Sal, o burra se pas na ke. Sinjalin presim

K20/11/2019 01:11

I nderuari BERISHA ,BASHA dhe te nderuar shqiptare .EDI Rama pasi shkatroi shqiperine ,dhe kerkon ndarjen e kosoves tani kerkon shkatrimin e kombetares nepermjet trajnerit qe ka sjelll vete ,Edi Reja.QELLIMI I tij eshte as korruptiv aq edhe antikombetare sepse ka futur racizem dhe perqarje tek kombetarja e vetmja shprese qe frymezonte bashkimin kombetare.EDI Reja nen urdherat e Edi Rames po largojne te gjithe kosovaret me qellim diskriminimin e tyre dhe urrejtjen qe ka Edi Rama kunder kosovareve.Trajneri me urdher te Edi Rames me preteksin se ekipi duhet te rinovohet largoi pa arsye kapitenin e ekipit kombetare Mergim Mavraj,TAULANT XHAKAN ,EROS GREZDA dhe shume kosovare te tjere ka ne plan ti largoje per shkak te urretjes qe ka ndaj kosovareve .Armando DUKA me urdher te Edi Rames u detyrua te firmos me edhe 4 vite me plakushin Italian edhe 4 vite te tjera vetem e vetem qe Edi Rama te beje afera koruptive me kombetaren dhe te percaje kombetaren duke larguar te gjithe kosovaret per shkak te urretjes.Ju lutem bejeni publik kete krim qe p.o. ben Edi Rama.

Skrapari19/11/2019 15:49

Gladiator! Nje korigjim te vogel: Jo ngrihuni, por te ngrihemi dhe ta shkulim me rrenje regjimin kriminal te Edvin Taqi Sumqirit, kete kancer ne trupin e Shqiperise.

Gladiator.19/11/2019 14:45

Po hë,ngrihuni kush ju pengon?
Nuk ka rrugë tjeter per te rrezuar kete zuzar,mashtrues e anti shqiptar.

Gramoz19/11/2019 14:30

Sinjalin po presim i nderuar doktor Berisha, jemi gati per eksplozion, nuk durohen mo kta plena. Sa me shpejt te ngrihemi ne protesta per te fshi keto monstra, aq me mire, çdo minut esht e çmueshme.

Shto koment

Denonco