Piktori e bëri Shqipërinë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët

Piktori e bëri Shqipërinë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët

Nga Kim Mehmeti - 18/10/2019

Shqipëria nuk është e rrezikuar nga ambiciet e një Kryeministri që donë t’i kontrollojë të gjitha, por nga një ‘Piktor’ i dështuar dhe i frustruar që nuk mund ta kontrollojë vetveten.

Shqipëria u bë vend ku ka kush të vdes, por ku s’ka kush të të varrosë sepse aty është e turpshme të turpërohesh dhe pse thuajse çdo gjë në atë vend funksionon sipas logjikës: “Të gjithë qelbësirat tona, kundër plehut të tyre”.

Po pra, Shqipërinë nuk e dëmtojnë armiqtë e jashtëm, por patriotët e brendshëm të ‘Rilindjes’, të cilët atë e shohin si lopë të cilën duhet ta ushqejë populli, e ta mjelin ata.

Dhe Shqipëria nuk vuan pse ajo nuk ka njerëz të ndershëm e të vlefshëm, por pse në atë vend, më e nderuar dhe më e paguar është një dele që për çdo natë del në televizor, se sa një mësues fshati që ka në dorë ardhmërinë e vendit.

Në Shqipëri kurrë nuk do ketë zgjedhje të parakohshme, sepse aty çdo gjë është e jashtëkohshme dhe nuk i takon as të sotmes, as të ardhmes e as të shkuarës, por pashpresës.

Dhe problemi i Shqipërisë nuk janë vetëm elitat e gjithëllojshme tona të korruptuara, por edhe të gjithë ne që nuk shohim se mëmëdheu është shndërruar në një atelie ku ‘Piktori’ i ndërron brekushet e veta dhe ku prej moti e ka hapur ‘ekspozitën’ e pandjeshmërisë sonë të turpshme ndaj fatit kolektiv.

Andaj, problemi më madhorë i Shqipërisë nuk është pse atë nuk e do Evropa, por pse ‘Piktori’ e bëri atë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët.

Dhe andaj Shqipëria do vazhdojë të mbetet vend kryesisht i banuar nga të pakënaqurit, por të cilët nuk e kanë kuptuar se pakënaqësia dhe revolta që nuk shndërrohet në veprim, përfundojnë ose në vajtim, ose në nënshtrim, se aty ku pakënaqësia mbetet vetëm lotëderdhje dhe vuajtje e heshtur, njeriu ose pajtohet të jetojë me të keqen, ose ndërmerr atë që bëjnë të rinjtë e mëmëdheut: ikin nga hapësirat ku sundojnë vrastarët e shpresës, ku fatin e të ndershmëve e përcaktojnë hajdutët dhe kriminelët dhe ku, njerëzit pajtohen që të keqen e sotme, ta arsyetojnë e ta mbulojnë me fatkeqësinë e djeshme!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

K20/10/2019 06:59

QELLIMI I Edi Rames eshte shkatrimi I kombit shqiptare ne te gjitha vendet ku ka shqiptare si (shqiperi ,kosova ,maqedoni ,male te zi dhe ne diaspore) dhe kete e tregojne faktet e meposhtme .Shkatrimin e kombit shqiptare e ka pohuar me goje te vet menjehere sa fitoi zgjedhjet dhe konkretisht ka thene :vendin do ta shkatroj ne menyre te vazhdueshme dhe keshtu v eproi menjehere sa mori pushtetin ne te gjitha aspektet e jetes ,me dhune ndaj opozites dhe te gjithe njerzve ne te gjitha shtresat sidomos te pamunderve dhe thoshte ne parlamente ne diten e pare se s keni pare gje akoma .Filloi skenarin sipas armiqte te kombit shqiptare sllave dhe satanik per shkatrimin e kombit shqiptare dhe te shqiptareve si qytetrim ne 3 pika kryesore 1 Arsim duke e shkatruar dhe mbyllur te gjitha u niversitetet se gjoja nuk jane cilesore ,dhe duke futur ne arsimin parauniversitare dhe fillore,mesuar pa integritet dhe militante partie duke ulur vlerat dhe shikohen mesuesit si njerez me pa vlere dhe te nenqmuar nga njerzit ,2 shkatrimi I familjes si boshti kryesore i nje shoqeria te forte dhe te vazhdueshme por sa erdhen ne pushtet filluan shkatrimin e modelit te familjes ne te gjitha format dhe menyrat ,gjinia e njejte(burre me burra dhe grua me grua )ndarjet e cifteve si shkak te ekonomise dhe problemeve qe solli qellimisht rilindja dhe burgosja e qindra burrave te stimulara nga shteti (policia) dhe kjo sillte ndarjen nga burri dhe gruaja dhe shkatrimin e familjes dhe pasojat e nje populli nga nje shkatrim I familjes.E 3 modeli I keq si shembull per shoqerine ,duke reklamuar ne shoqeri modelin me te keq si vlere kjo eshte goditje perfudimtare si popull dhe e con ne shkatrim ate ku e mira ,vlerat shihen si te dala jashte mode dhe kohe dhe kur nuk r espektohesh ne shoqeri dhe e kunderta ka vlere ne shoqeri dhe sa erdhi rilindja promovoi njerzit me te pa vlere dhe me te keqinje ne drejtimin e vendit ne te gjitha sferat e jetes .Ne shkatrimin e vendit perveq ketyre qe permendem me siper e filloi edhe me vjedhjen masive dhe ne menyre te hapur te te gjithe ekonomise shqiptare ne te gjitha aspektet dhe menyrat si ne shtet ashtu duke gjobitur si bande edhe B iznesin e madhe dhe te vogel nepermjet krimineleve te tipit shullaz apo bandave qe punonin per Edi Ramen dhe samire Tahirin duke perfshire edhe vjedhjet e bankave ne prage te zgjedhjeve apo ne menyre shteterore nga Tatimet dhe ne menyre te tjerave te vedh jeve.Ne shkatrimin e shtetit e filloi ne menyre masive te mbjelljes se droges duke e bere vendin si K olumbia e Europes dhe imazhin shkatrimtare te vendit dhe te shqiptareve duke na quajtur ne shqiptareve te huajt si mafioze gje te cilen shqiptari ndihet I turperuar si njeri dhe I pa vlere .Ne shkatrimin e vendit dhe te shpopullimit eshte bere skenari edhe dhuna ndaj shqiptareve si me qene serb ,duke I dhunuar ,arrestuar ,varferuar dhe I poshteruar me qellim vetem debimin e tyre qe te qeverisin sa me gjate .Ne shkatrimin e vendit nepermjet sorros dhe Toni Blere qe kishin ndikim ne BB dhe FMD Edi Rama mori Miliarda euro duke e cuar borxhin ne shifrat shkatrimtare per vendin dhe qeverste pa problem me miliarda te mara borxh skeme e shkatrimit dhe e qeverisjes se vendit gjate pa krize ekonomike gjoja por e fshehur dhe e manipuluar e tipit satanik.Ne shkatrimin e vendit dhe qe I ve vulen eshte drejtesia e kapur prej tij dhe kjo eshte fundi I tij I shkatrimit te vendit .Ne kosove ne bashkepunim me vuqiqin dhe Sorros dhe Toni Blere duan ta ndajne kosoven dhe kete me ndihmen e Edi Rames ne te gjitha menyrat dhe me kryesorja shkatrimi I shtetit shqiptare dhe fuqizimi I beogradit si kryeqytet kryesore i ballkanit ,duke I dhene rendesi dhe punuar per serbine nga ana e Edi Rames dhe kjo eshte qellimi i Edi Rames ,te zhvlersoje shqiperine dhe te rrise ndjeshem serbine e cila para ardhjes se rilindjes ishte ne kuotat me te ulta.EDHE me maqedonine bashkepunoi me gryevskin per ta shkatruar qeshtjen shqiptare ne kete shtet gjoja se kam nderhyre ne ceshtjet e brendshme te maqedonise dhe kete e bente qellimisht ne dem te shqiptareve te maqedonise dhe percarje e partive politike atje sidomos levizjen Besa.Ju lutem tregojani te gjitheve shqiptareve dhe liderve shqiptare ne te gjitha trojet shqiptare dhe gazetareve dhe te gjtheve njerzve si eshte e verteta.

Re bo18/10/2019 19:26

Si perhere, theres, por i vertete!

N18/10/2019 16:03

Ke te drejte z Mehmeti po kujt tja thuash largimi i tij e shpeton shqiperine nese ka ngele gje per te shpetuar

Tan Shkreli18/10/2019 12:56

Po c'piktor mor zoteri? Ai sdi te dalloje ndryshimin midis veshit te Van Gogut dhe muzikes

Shto koment

Denonco