Edi Rama në Novi Sad dhe Ilir Meta në Tiranë

Edi Rama në Novi Sad dhe Ilir Meta në Tiranë

Nga Artan Cena - 11/10/2019

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shënoi de juro e de fakto dështimin e tij të radhës në përpjekjen për të justifikuar kapjen përfundimtare të shtetit shqiptar.

I bindur se e ka mbyllur llogarinë me pushtetin ekzekutiv, parlamentar e atë lokal, Rama po tenton të shtjerë në dorë edhe ‘gabimin’ e tij politik duke zgjedhur Ilir Metën President të Republikës.

Po të kthehej mbrapa në kohë Edi Rama nuk do ta përsëriste më këtë akt. Por gabime bëjnë edhe ‘liderët global’! Opinioni i Komisionit të Venecias foli qartë: ‘Nuk ekzistojnë kushtet për shkarkimin e Presidentit të Republikës’.

Me shumë gjasë gjatë takimit që ka patur në NoviSad me Aleksandër Vucic, Edi Rama mund ti ketë rrëfyer sivllamit të tij serb se kompania e përbashkët e lobimit që ata dy ndajnë për promovimin e interesave Rama-Vuçiç në Bruksel do të prodhonte një vendim ndryshe nga ai që doli në sot në fund të ditës nga Komisioni i Venecias.

‘Diplomacia e haviarit’e Edi Ramës në Strasburg dështoi ti plotësonte atij dëshirën për të festuar me shampanjë, alibinë e munguar për shkarkimin e Ilir Metës. Edi Rama nuk do ta lërë me kaq dhe Presidenti i Republikës e di mirë këtë.

E dinte edhe atë natë në ‘Çim Peka Live’ kur tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nëse e ‘Venecia’ do të thoshte se ‘luani i Skraparit’ kishte shkelur kushtetutën duke ç’dekretuar 30 Qershorin si datë zgjedhjesh. Edi Rama në raport me Ilir Metën mund të festojë sot e gjithë ditën vetëm një fitore.

Atë që ndryshe nga dekreti presidencial, ai nuk do të lejojë që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhjet lokale në 13 Tetor. Po Edi Rama, pas 6 vjetësh e ka siguruar forcën okulte për të vrarë demokracinë, për të vendosur ai se çfarë vendosin shqiptarët, për të diktuar si se çfarë mendojnë shqiptarët, por që prej ditës së sotme sharra ka ngecur në gozhdë.

Komisioni i Venecias nuk është në krahun e Ilir Metës, por njësia e peshimit të vlerës vendime ligjore të Këshillit të Europës nuk mundet përpos edhe presioneve lobiste të thotë se Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka shkelur kushtetutën.

Ajo sot mund të thotë se vendimi i presidentit është marrë në vakumin ligjor që Kushtetuta e Shqipërisë ka për të përcaktuar se çfarë është një situtatë e jashtëzakonshme vetëm kaq. Për gjithçka tjetër, logjika më minimaliste juridike e kupton se kush është kush.

Gabim do të ishte sot të krahasosh kush është Edi Rama që shkel ligjin nga mëngjesi në darkë që ditën kur vuri këmbë në pushtetin absolut, e kush është Ilir Meta që që tentativën për të shmangur përplasje sociale në 30 Qershor ‘tejkaloi’ kompetencat e tij si President i Republikës. Nesër avazi, nesër! Lojërat u bënë dhe Edi Rama humbi. Sonte Ilir Meta është më i qetë se një natë më parë, prandaj të vetmen droje që i mbroth në zemër është fati i kombëtares shqiptare të futbollit në fushë me Turqinë.

Jo më kot i vetmi reagim i Metës në Facebook për ditën e sotme ka të bëjë me çunat kuqezi ndërsa shkruan:

Tani të gjithë pranë kuqezinjve, duke uruar më të mirën për sfidën e Stambollit!

v.o. Yxhym

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco