Panikun e përhapi 'Antipaniku Rama'…

Panikun e përhapi 'Antipaniku Rama'…

Nga Kastriot Islami - 25/09/2019

“Antipaniku Rama” u përhap nga mediat e kontrolluara nga qeveria sepse vetëm një portal opozitar, sado i fuqishëm qoftë, e ka të pamundur të përhapë panik…

“Antipaniku Rama” që shumëfishoi Edi Rama, qeveria e mediat e tij klienteliste që krijuan panik te shumica e qytetarëve…

“Antipaniku Rama” ndonëse u sajua e u përgatit me shumë kujdes gjoja për të “vrarë” panikun vecse e shumëfishoi dhe mbajti gjallë për një kohë më të gjatë atë…

“Antipaniku Rama” e shtoi panikun se në realitet kishte as pak për synim të hiqte panikun por të shtonte konfuzionin..

“Antipaniku Rama” kishte tre synime:

i) së pari të godiste portalin opozitar që e konsideron portal armik…;

ii) së dyti të kërcënonte gazetarët dhe drejtuesit e portalit armik… 

iii) së treti të akuzonte portalin armik, duke kriminalizuar gazetarët dhe drejtuesit e tij…

“Antipanikun Rama” e konceptoi vetë Edi Rama që njëkohësisht urdhëroi shpërndarjen e tij…

“Antipaniku Rama” krahas konceptuesit, kishte shtabin e tij për shpërdarjen, goditjen dhe kriminalizimin e portalit armik…

“Antipanikun Rama” e shpërndau departamenti I Dizinformim-Mashtrimeve I drejtuar nga EndriFuga…

“Antipanikun Rama” e përdori si gaz paralizues dhe shkop gome kundër gazetarëve dhe drejtuesve të portalit armik policia e drejtuar nga Sandër Lleshaj…

“Antipanikun Rama” u konceptua nga Edi Rama si një mënyrë origjinale për të goditur dhe eventualisht mbyllur portalin opozitar….i cili u gëzua pa masë kur zbuloi sajën e tij makiavelike….

“Antipanikun Rama”, pas lindjes, e morën në dorë mediat dhe gazetarët e klientelistët, të paguara me paratë e korrupsionit, të krimeve e të trafiqeve të sponsorizuara nga qeveria; ata që me porosinë direkte të Ramës dhe angazhimin e Fugës, ndërmorën fushatën aggressive gebelsiane kundër portalit opozitar…duke e cilësuar atë “kriminal” dhe për tre ditë me rradhë duke tentuar djallëzisht të gjejnë “ideatorin tinzar criminal të maskuar me kostum politik e kollare”…

“Antipaniku Rama”, iu kthye shumë shpejt konceptuesit dhe shërbëtorëve të tij klientelistë në boomerang…sepse qytetarët e ndershëm, duke e njohur shumë mire mashtruesin dhe gënjështarin makiavelik, arritën të dallonin efektet joadekuate të lajmit jetëshkurtër nga pasojat e shumfishtë panikuese të “antipanikut”; madje të zbulonin se pas “antipanikut Rama” fshiheshin synimet diabolike të Ramës për goditjen dhe eventualisht deri edhe mbylljen e portalit opozitar ku qytetarët e revolutuar e të pashpresë, brënda dhe jasht vëndit, shikojnë pak dritë shprese…

“Antipaniku Rama” nuk ka asnjë dallim dhe është njëri nga të gjithë mashtrimet e gënjështrat e konceptuara nga Rama dhe të përdorura me agresivitete ligësisht nga klientela e tij politike e mediatike…

“Antipaniku Rama”, po ashtu si edhe mashtrimet e gënjështrat është prodhim autentik Made in Rilindja…

Prandaj në epitafin e Rilindjes do të jetë edhe shënimi I shkurtër: “Këtu prehet AntipanikuRama”…

Kjo është arsyeja për të uruar: “Harruar qoftë sa më shpejt e përgjithnjë Antipaniku Rama”…

Shkruar për Syri.net, 25 shtator 2019

Shënim: ky shkrim kundër “antipanikut” makiavelik të Ramës është njëkohësisht një mesazh I sinqertë për të gjithë gazetarët e ndershëm dhe për portalet e pakta që po I rrezistojnë me shumë mundime represionit qeveritar, për të pasur shumë kujdes në hartimin e lajmeve të sakta e shmangien e cdo lloj informacioni të pasaktë që mund të prodhojë konfuzion për qytetarët. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco