Komisioni Hetimor për Metën, si Tallavaja e radhës

Komisioni Hetimor për Metën, si Tallavaja e radhës

Nga Avni Nezaj - 18/09/2019

Në muzikë është shpikur një lloj rryme e cila konsiderohet nga njerëzia si “Tallava”. Njerëzit tunden dhe shkundën, bërtasin kërcejnë e grisin rrobat. Qeshin e në fund thonë, “he mo se e do robi një çikë tallava”.

Edhe ky komisioni hetimor për të hetuar Presidentit Meta, si tallva e madhe më ngjan. E merr këngën Ulsiu, e ja prcjell Alketit të Rilindjes. Thirret një nga opozita e emëruar nga Ulsiu dhe Hyseni apo nga shefi i tyre, e thotë ndonjë gjë. Ndoshta ta shtyjmë 1 muaj e tre javë afatin e komisionit hetimor e jo dy muaj. Se çfarë rëndësie ka nje zot e di.

Meta ka shkelur kushtetutën dhe është e bërë “nami”. Po cilën kushtetuë ka shkelur Meta? Kushteutën e Rilindjes. Kush jeni ju që gjykoni vendimet Presidentit që vetë kushtetuta, ajo e Shqipërisë, e ka të caktuar dhe përcaktuar qartë që ka të drejtë ti gjykojë, vetëm Gjykata Kushtetuese.

Pastaj tallavaja vazhdon. E kap situatën në dorë Alimadhi i cili thotë se ka respekt për Vasilikën. Por duhet që ky komision të marrë një vendim.

Pastaj qeshin të gjithë, edhe sekretaret e komisionit edhe gazetarët edhe rojet. Se ka dalë një debat i ri ai i problemit të datës së çlirimit. Një komison që mblidhet sepse ka një objekt e nuk kuptohet se cila është e verteta. Duket qarte që është nje presion politik ndaj Kreut të Shtetit.

Presidenti paska dërguar në komision edhe shkresën në të cilën është justifikuar në një farë mënyre për të marrë vendimet për zgjedhje lokale por shkresa nuk bëhet publike për anëtarët e Komisionit.

Se në një komision “Tallava” disa janë me çertifikata sigurie e disa jo. Disa janë vetëm me çertifikata partie apo pazarash të pista blerje shitje imunitarësh (deputetë).

Ulsiu mundohet të shuajë debatet. Falenderon kë të mundet sikur ka ngutje ta mbyllë mbledhjen duke të lënë përshtypjen se është një nga komisionet më absurde që është ndërtuar ndonjë hërë nga një parlament në 30 vitet e fundit. Edhe pse vazhdimisht komisionet kanë dështuar, ky ka lindur i tillë.

E vetmja gjë legjitime dhe serioze ishte prezenca e Kreut të Shtetit në këtë komision disa ditë më parë. Ai shpjegoi gjthçka dhe me qetësi. Biles kam përshtypjen se edhe Fino e kuptoi mirë edhe Zeneli i opozitës ka marrë vesh diçka. Po të tjerët shikojnë “sufleri”-n e nuk u hyn as nuk u del gjë nga shqisat.

Do presim Venecian, do presim venecian. Venecia-s mund ti ishte drejtuar edhe thjesht kuvendi si institucion për shkeljet e pretenduara të Kreut të Shtetit e nuk ka pasur hiç nevojë per një “Tallava” mediatike për të sulmuar të vetmin institucion që akoma nuk është mbërthyer nga “Reforma Rilindje”.

E muzika vazhdon e vazhdon, kërcimtarët nuk harrojnë të kthejnë ndonjë gotë ujë. Se tallavaja ta impnon është muzikë që ndez që të nxit.

Përfundimisht u mor vendimi që të shtyhen punimet e ketij komisioni edhe dy muaj. S’kishte si të ndodhte ndryshe. Regjisori i tallavave në këtë vend ka dhënë urdhër që 9 anëtarët e komisionit të drejtuar nga Ulsiu të mos e ndalin vallen. Përderisa nuk kemi as Gjykatë Kushtetuesë, tallvaja anti Meta do të kërcehet edhe ditën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Suhareka18/09/2019 20:55

E degjova te Syri TV edhe me ze kete shkrim qe se kuptoj pse duhet te dilte ne ekran. Por nejse. Te pergezoj Avni.

Shto koment

Denonco