Djegia e mandateve, elektroshoku që risolli në jetë demokracinë shqiptare

Djegia e mandateve, elektroshoku që risolli në jetë demokracinë shqiptare

Nga Red Varaku - 15/09/2019

Vendimi politik për djegjen e mandateve është vendimi më i sulmuar dhe kontestuar që prej vitit 1990. Por, është pikërisht ky sulm, që në fakt e bën atë edhe aktin më të fortë dhe më të rëndësishëm në politikën shqiptare. Është një sulm i egër, i mirërakorduar, që po ndërmerret intensivisht, pikërisht nga ata, të cilëve po u luan dheu nën këmbë. 

Të gjithë tellallët e kryeministrit, brenda dhe jashtë qeverisë, nuk reshtin së argumentuari faktin, që djegja e mandateve ishte një gabim fatal, që do ta dëmtonte Opozitën. Në fakt, është e vërtetë, që ai ishte një akt i fortë dhe fatal, por po rezulton fatal për kënetën e establishmentit politik në Shqipëri, përbindëshat e të cilit janë zgjuar menjëherë, sepse ky akt i ka zhveshur nga çdo maskë dhe legjitimitet. 

Sigurisht, kjo vjen për shkak se me këtë  vendim, z. Basha ia hoqi pushtetin establishmentit dhe ia riktheu atë qytetarëve. Tani vendimin për zgjidhjen e kësaj krize nuk e ka më në dorë askush, përveç qytetarëve shqiptarë. 

Të gjithë e dinë që pas këtij akti nuk ka më kthim pas . Ndaj ka ndezur një lëvizje antiestablishment, e cila nuk varet më prej askujt dhe nuk do të ndalet deri në pastrimin e politikës shqiptare nga mbetjet toksike të tranzicionit. Jo më kot, kjo i ka lemerisur dinozaurët e establishmentit të vjetër, të cilët i janë vërsulur si asnjëherë tjetër Opozitës pa asnjë argument . 

Në fakt z. Basha, për vëzhguesit e hollë të politikës, kjo nuk ishte një ngjarje e paparalajmëruar. Z . Basha e pati lajmëruar këtë vendim hapur, që në Dhjetorin e shkuar, kohë kur protestat studentore ishin në kulm, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku deklaronte:

“Sot, ne kemi nevojë për një politikë perendimore, një politikë në shërbim të njerëzve dhe të kombit, për veprime të vërteta jo për parrulla dhe predikime sipërfaqësore dhe për fjalë në erë. Kjo nuk eshte e lehte, por as e pamundur.
Duhet një brez i ri politik. Duhet një elitë e re e vendit, e aftë për këtë aspiratë ndryshimi të shqiptarëve.

Ndaj detyra morale dhe fitorja më e madhe për brezin e sotëm politik, është ndalja e së keqes, që ka pllakosur vendin dhe përgatitja e kalimit të politikës në duart e një elite të re.
Ne duhet të krijojmë kushtet .Duhet të ndërtojmë rrugën për këtë kalim të madh të përgjegjësisë së drejtimit të vendit tek një brez i ri në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Hapja e rrugës për këtë kalim të madh, për këtë ndryshim të madh mund të arrihet vetëm përmes ndërtimit të një sistemi politik, ekonomik dhe shoqëror, të lirë, të hapur dhe meritokratik.
Ky është dhe do të jetë deri në fund qëllimi im kryesor dhe, mbi të gjitha, si drejtues i Partisë Demokratike”.

Pra, ky vendim ishte qartazi një vendim i paralajmëruar i Lulzim Bashës, i cili në thelb synonte krijimin e  kushteve dhe ndërtimin e  rrugës për një kalim të madh të përgjegjësisë së drejtimit të vendit tek një brez i ri në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Por çfarë u arrit nëpërmjet këtij vendimi? 

Nëpërmjet këtij akti së pari u arrit një objektiv madhor. Ishte një akt që e përcaktoi që në fillim, që kriza shqiptare ishte një krizë e demokracisë dhe përfaqësimit që ironikisht kishte lindur atu ku duhej të zgjidhej, tek kutia e votimit. Ajo përcaktonte qartazi, që fatin e saj nuk e kishin në dorë më politikanët, por e kishin në dorë vetëm qytetarët. Ajo gjithashtu përcaktonte që nuk duhet të zgjidhet më nga liderët politikë, siç ishte bërë deri tani me marrëveshje, por duhet të zgjidhet vetëm nga qytetarët nëpërmjet zgjedhjeve të lira. Vetëm kështu mund t’i jepet fund tranzicionit dhe riciklimit të të njëjtave kriza çdo dy vjet ,nëpërmjet një akti, që në thelb, refuzon çdo marrëveshje pa qytetarët dhe në dëm të qytetarëve.

Së dyti, me këtë akt ai e ktheu zemërimin popullor nga një lëvizje opozitare në një lëvizje të strukturuar politike, kundër sistemit të vlerave të vitit 2013, marrëveshjeve të pamoralshme, aleancës me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Ky akt i dha kauzë luftës dhe dëshpërimit, që ishte mbjellë nga urrejtja, lakmia për pushtet dhe arroganca e shëmtuar e Ramës. 

Së treti, është pikërisht ky akt që po e mban Opozitën të bashkuar, përkundër luftës së egër për ta zhdukur atë. Është ky akt, që e ka pastruar atë nga dhe i ka zhveshur maskat mercenarëve pa integritet , që më shumë se misioni i të djathtës dhe Opozita, u duhej një mandat për të bërë pazare me pushtetin. 

Së katërti, djegja e mandateve,  e mbajti opozitën jashtë parlamentit në një lëvizje madhështore, jehona e të cilës arriti që të shkojë deri në Berlin dhe Washington dhe e detyroi Ramën të bënte një vetëvrasje politike, gabimin e tij fatal dhe historik, zgjedhje pa opozitën. 

Por, mbi të gjitha ky akt paralajmëroi refuzimin e çdo lloj marrëveshjeje në dëm të qytetarëve dhe fillimin e një epoke të re që po dëshmon, që vetëm aleanca me qytetarët triumfon mbi çdo aleancë dhe pazar tjetër.

Ndaj të gjithë ‘bishat’ e egra të kënetës shqiptare janë bërë bashkë dhe i janë sulur këtij akti. Ndaj establishmenti politik dhe ai mediatik ka filluar të kërcasë dhëmbët me nervozizëm kundër frymëzuesit të këtij akti të jashtëzakonshëm. Sepse, ky akt nënkupton nxjerrjen në pension të establishmentit më të korruptuar shqiptar, që po mban peng demokracinë shqiptare dhe mban larg shqiptarët nga Europa. 

Sigurisht, që në kuptimin politik kjo e ka dëmtuar jo pak Lulzim Bashën dhe Opozitën, sepse mbi të ka rënë e gjithë makineria dhe presioni i pushtetit, por nga ana tjetër ky akt qëndron në themel të një kontrate të re me qytetarët, ky akt ka rizgjuar ëndrrën për vlerat perëndimore dhe një Shqipëri si gjithë Europa . 

Ndryshe, nga Rama që firmosi kapitullimin e tij përballë Ilir Metës me gjakun e viktimave të 21 Janarit, vetëm për pushtetin e tij, kauza opozitare nuk mund të shitet në emër të pushtetit të askujt, sepse kjo kauzë tashmë i përket vetëm qytetarëve. Kjo, e ka vënë seriozisht në alarm establishmentin. 

Djegja e mandateve ishte si një elektroshok mbi trupin e sëmurë të demokracisë shqiptare, e cila ngjalli realisht frymëzim pikërisht atëherë kur po jepte shpirt ngadalë nën thonjtë e pisët të rilindjes. Ndërsa protestat, më masivet e organizuara ndonjëherë në Shqipëri pas vitit 1990, treguan që trupi i demokracisë shqiptare e ka forcën dhe fuqinë për tu ta luftuar këtë sëmundje të rëndë dhe për tu rikuperuar . 

Përkundër të gjitha parashikimeve të ‘profetëve’ të establishmentit, z.Basha është shumë i qetë dhe as që e ka ndërmend të tërhiqet nga kushtet e vendosura. Kjo i ka nxjerrë të gjithë djajtë nga shishja, ku rrinin mbyllur që prej 2013 dhe ç’ nuk po bëjnë e ç’nuk po sajojnë për një marrëveshje të re. 

Sigurisht, që mungesa e pragmatizmit politik e ka dëmtuar dhe po e dëmton lëvizjen. Kjo i ka krijuar një situatë jo pak të disfavorshme, por kjo Opozitë duket që nuk do të heqë kurrë dorë nga qëllimi i saj, duke provuar kështu që kjo është një betejë për jetë a vdekje me qytetarët dhe për qytetarët , ndaj sot ka mbështetjen më të madhe, jo vetëm të Opozitës, por të shumicës së qytetarëve shqiptarë . Fundi i betejës është shumë afër, dhe sigurisht ky akt do të hyjë në historinë shqiptare si akti që rrëzoi establishmentin më të rrezikshëm politik pas atij komunist në 1990.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Akastus16/09/2019 22:12

Kthehuni me kembe ne toke dhe drejtojuni shqiptareve me fjale te verteta dhe boll shkruajtet libra pa vlerë.

liku16/09/2019 14:47

Sado analize e qarte dhe me llogjike per momentin, fakti qe te huajt nuk nderhyjne per keto zagarlleqe te qeverise se doçit......... atij nuk ja ndjen fare per keto qe thone analistet; sikur edhe per djete vjet te flasin dhe te kene te gjithe te drejten e zotit! - Nuk bie qeveria me fjale, as te llullit e as te analisteve e as te shoqerise ( kjo e fundit duket sikur nuk egsistton fare) Deri tani kete tregojne faktet! Me guzim o miq! Nuk behet stan me lepuj! Fjalet nuk kane rrezuar asnjehere ndonje qeveri; Mos kujtoni se me fjalet keni bere punen!! Megjthate jeni ne te drejten tuaj, o zoteriJ!!

krasasi tp15/09/2019 19:43

Sipas meje,PD dhe partite e tjera aleate te djathta,duhet te ulen me PS ne nje takim nderpartiak, per te trajtuar dhe dakortesuar, nje sere problematikash shume shqetesuese qe ja bejne mu si lopa,per avancimin e reformes ne drejtesi dhe plotesimin e sere reformash te tjera ne kuader te çeljes se negociatave, ato per ceshtjet zgjedhore ,zgjedhjet e parakohshme etj.,.Vetem keshtu PD heq çdo dyshim se eshte nje faktor kufizues, pengues apo ngadalesues te integrimit dhe reformes ne drejtesi .Ndersa ne analizen e z.Varaku flitet per nje 'revolucion' antiestabilishment ,ne fund ,por edhe ne komente ,pritet qe kete ta kryej ky estabilishment politik.Madje pritet qe kete revolucion ta kryesoj Z.Meta, pasi z.Basha deshtoj ne kete ndermarrje.Ne fakt eshte ne qarkullim nje shprehje qe i atribuet popullit si nje fjale e urte e tij:"Ai kal qe te shtije ,edhe te ngre".ose "I mbyturi te mbyt".

Emigranti15/09/2019 14:49

Te lumte pena Red Varaku.

Shqiptari15/09/2019 13:47

Z. Varaku, ke plotesisht te drejte qe e quan "Demokracia shqiptare", sepse kjo "demokraci" shqiptare nuk lidhje fare me demokracine boterore apo evropiane, me demokracine e vertete.
Kemi 28 vjet, qe thjesht po i tregojme botes nje lloj demokracie all-shqiptare, e shpikur dhe e eksperimentuar nga shqiptaret, e cila eshte e nderthurur me shume elemente diktatoriale, autoritare dhe totalitare, duke i shtuar se fundmi edhe nje baze me elemente kriminale.
Udheheqesit tane kane 28 vjet qe na vjedhin, shtypin dhe na grabisin, duke na shitur brockulla dhe propagande boshe dhe per vete po majmen dhe pasurohen per 7-8 breza!
Populli i shkrete dhe e gjithe bota demokratike u mashtruan nga demokracia shqiptare pas renies se diktatorit te parafundit komunist Ramiz Alia ne Dhjetor 1990, i cili mori atributet e nje reformatori demokrat, nderkohe qe ne kufirin shqiptar vriteshin ata qe tentonin arratisjen nga Shqiperia. Vetem shoku Ramiz dhe ish-sigurimsat e diktatures e dine se si i perzgjodhi ai perfaqesuesit e studenteve, te pedagogeve dhe intelektualeve, qe do te shnderroheshin ne "demokrate" dhe do merrnin ne dore fatet e vendit dhe te demokracise shqiptare sipas skemes ramiziste ne zbatim te planit KATOVICA. Koha e tregoi dhe e vertetoi plotesisht qe ishin te gjithe te perzgjedhurit e tij, qe u bene kryetaret e partive politike pluraliste majtas dhe djathtas, qe udhehoqen Shqiperine demokratike deri ne kete periudhe. Pronat nuk iu kthyen kurre te zotit por u grabiten nga pushtetaret vit pas viti. Sepse te gjithe me radhe qe erdhen ne pushtet si te majtet dhe te "djathtet" asnjehere nuk e zbatuan piken e pare universale te demokracise dhe te se drejtes se njeriut: Kthimin e pronave tek i zoti, tek pronaret e tyre te ligjshem, Cdo gje tjeter eshte mashtrim dhe propagande!!!
Kjo eshte nje ironi shume therese me demokracine nderkombetare!
Pretendohet se kishte shume "trimat dhe me te vendosurit" per demokracine ne ate kohe trazirash qe u vune ne krye te Levizjes Studentore dhe Levizjeve Punetore dhe Intelektuale. Por fatkeqesisht shume te tjere (me mijera) ish-studente, ish-sindikaliste, te perndjekur politike, intelektuale dhe njerez te dijes qe nuk i zuri "lapsi" qe te dukeshim neper ekrane, foltore dhe fotografira te kohes, pasi e kuptuan qe demokracia shqiptare ishte "Loja e Ramizit", iken dhe u larguan nga Shqiperia sa me shpejt qe munden. Iken atje ku vertete e ndjen, e jeton dhe e shijon demokracine e enderruar.
Te ngriheshe kunder diktatures 45-vjecare komuniste te asaj kohe, te viheshe perballe policise, ushtrise dhe sigurimit famekeq te shtetit ishte vertete trimeri e madhe, ishte herezi, ishte vetevrasje. Por ata, patriotet dhe demokratet e vertete, nuk e llogarisnin me jeten perpara lirise dhe demokracise se vertete, perpara kauzes sublime rinore per ta rrezuar regjimin diktatorial komunist dhe per ta bere Shqiperine me te vertete si e gjithe Evropa.
Ata u ngritem kunder pushtetit komunist diktatorial, dhe nuk kishin as gazeta, as televezione, as amabasaden e SHBA, te BE dhe OSBE, nuk ishim as anetare ne NATO dhe e detyruan qeverine komuniste me mjete paqesore dhe me greva e demonstrata mbarekombetare qe te dorezohej dhe jepte doreheqjen.
Sot shumica prej atyre te perzgjedhurve qe "u takuan" me diktatorin e parafundit komunist Ramiz Alia, kane qene dhe jane pushtetare, studentet e dikurshem Ilir Meta dhe Pandeli Majko, kane qene deputete, kryeministra, zv/kryeministera, ministra, kryetar i parlamentit dhe sot President i Republikes! Por tani ata jane nga politikanet e pasur te Shqiperise, jo nga puna profesionale apo nga ndonje biznes familjar, por vetem nga politika dhe pushteti qe kane.
A nuk eshte kjo shume ofenduese, ironike dhe shume tallese per shoket e tyre te ndershem, patriote, demokrate te vertete dhe per aspiratat e ish-studenteve te dhjetorit 1990????
Cfare i pengon sot ish-studentet politikane dhe Presidentin qe te ngrihen si dikur ne kembe me popullin, punetorine, studentet dhe te gjithe rinine shqiptare per te rrezuar diktatorin e fundit komunist e te keq te Shqiperise, Edi Ramen dhe banden e tij hajdute RILINDJA?
Pse kane sot frike Ilir Meta dhe Pandi Majko qe te dorezojn mandatin e deputetit dhe te Presidentit dhe te vihet ne krye te protesetave dhe kryengritjes masive popullore per rrezimin e kesaj diktature te ndyre?
Asnje diktature nuk eshte rrezuar me mjete paqesore, asnjehere liria dhe demokracia nuk jane fituar me mjete paqesore, prandaj edhe kjo "demokracia" jone deshtoi dhe na polli perseri nje diktature te re!
Ne se dikur ishit vertete per nje Shqiperi demokratike si e gjithe Evropa, ngrijeni popullin ne kryengritje masive z.President dhe lerini fjalet boshe dhe propaganden politike!
Ngrihu o Pandi Majko, nese ke bythe, kunder atij "kokederrit" qe te duhej per te bere edhe ti ca miliona euro!!!!!
Nuk rrezohet regjimi i diktatorit te fundit komunist Rama nga foltoret dhe konferencat e shtypit te presidences, nga FB dhe nga studioja e Cimit!!!!
Dil ne rruge dhe ne kryengritje!!!!

Shto koment

Denonco