Drejt një lufte të re klasash, mes të diturve dhe injorantëve

Drejt një lufte të re klasash, mes të diturve dhe injorantëve

Nga Artan Fuga - 02/09/2019

Katër parametra themelore të domosdoshme të shkollimit që vijnë nga teknologjia:

1. Edukimi i detyruar qysh në moshën tre-vjeçare. 
2. Mësimi shkrim e këndim dhe numurim deri në moshën pesëvjeçare
3. Fillimi i mësimit të teknologjive të informacionit qysh në moshën trevjeçare. 
4. Fillimi i mësimit të një gjuhe të huaj qysh në moshën trevjeçare që mund të ishte anglishtja, frëngjishtja, italishtja, serbokroatishtja, greqishtja, kinezçja. Ose ndonjë gjuhë tjetër më pak e rëndësishme.

Por serbokroatishtja dhe greqishtja janë shumë të domosdoshme nëse shqiptarët duan të konkurrojnë në tregjet rajonale të punës. Përndryshe çfarë ju duhet eksimezçja!

Ku jemi?

Nëse nuk realizohen në mënyrë prioritare, atëherë brenda njëzet vitesh të ardhshme do të kemi dy pasoja:

Rritjen e shkallës të budallikut shqiptar në krahasim me vendet e tjera të Evropës.

Ndarjen dhe pabarazinë më të madhe midis të varfërve dhe të pasurve shqiptarë për sa i përket shkallës së mençurisë, çka është fatale dhe kriminale.

Lufta e klasave do të zëvendësohet nga lufta mes të diturve dhe injorantëve çka që tani po bën kërdinë!

Ky do të ishte fundi i fundit!

Prandaj o burra!

Përndryshe gëzuar 1 shtatorin dhe përcilli tutje!

Pas njëzet vjetësh, o i zoti o gomari! Ne nuk dimë çfarë do të ndodhi pas një muaji, ti...

Problemi është se shtresat shoqërore që nxjerrin politikanët në Shqipëri nuk e kanë këtë problem!

Ata, pra ne, janë të huaj në vendin e tyre sepse nuk ndajnë të njejtin fat me shoqërinë e gjerë, nuk ndajnë të njejtin qytet, të njejtin spital, të njejtin universitet, të njejtin det, por në fund ndajnë të njejtën nëntokë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ervin02/09/2019 12:57

Mos ki merak. Luftën midis të diturve dhe injorantëve e kanë fituar këta të fundit.
Edhe ata të ditur që qeverisin në shërbim të injorantëve dhe dallkaukëve janë. Një vend që ka 30 vjet që eksporton krim!! Të diturit po zhduken në Shqipëri.
Sipas meje ka një ndryshim i dituri nga I dituri-kopil- dobiç. I dituri i vërtetë është në rradhë të parë njeri me ndërgjegje sociale ndryshe nga i dituri tjetër që shikon veç bythën e tij. Mund të jesh i zgjuar sado për interesin e ngushtë personal por po nuk kontribuove për të mirën e përgjithshme ,je një dallkauk i pagdhendur.

303002/09/2019 11:11

O, profesor!
Budallalliku shqiptar wshw proverbial!
Shwiptarwt janw kombi qe prodhon mallra tw tilla, qe i exporton si: mafioze - drogaxhinj - prostituta - mashtruesa etj. Dhe keta njerez te "suksesshem" kane nje cilesi, shkelqejne ne shpirtligesi. Pjesa tjeter e mbetur jane hallexhinj qe nuk kapin dot standardet e testeve te Inteligjences dhe per pasoje behen plehu i begate ku rritet e gjelberon ligesia e vipave shqiptare.
Ne per Europen e per boten nuk jemi thjesht nje komb por nje Big Problem

Shto koment

Denonco