Do të ketë gjithmonë një Krastë, Rama!

Do të ketë gjithmonë një Krastë, Rama!

Nga Elona Caslli - 28/08/2019

Nuk mund ta marrësh peng të vërtetën, Rama! Mund të marrësh peng një jofrymor, por të vërtetën nuk mund ta marrësh peng, sepse e vërteta është pikësëpari frymë që nuk trupëzohet në një skelet apo në një vend të caktuar.

Po e trajton të vërtetën si një shami dore. A thua se e palos më dysh, e fut në xhepin e pantallonave dhe ajo rri aty, krejt e heshtur dhe e palëvizur në pritje të dorës tënde për ta nxjerrë nga xhepi.

Në të vërtetë është krejt e kundërta. E vërteta i përket veçse të vërtetës.

Thonë se për të bërë armik dikë nuk është e nevojshme t’i shpallësh luftë. Mjafton t’i thuash të vërtetën.

E vërteta është pasqyra, tek e cila kemi frikë të shihemi dhe ka disa njerëz që e kanë thyer prej kohësh këtë pasqyrë, pasi nuk kanë forcën të shihen në të.

Por për fat të mirë, ka edhe disa njerëz që e ndërtojnë pasqyrën e së vërtetës dhe ua vënë përballë individëve që nuk guxojnë të shihen në të.

Kjo histori është e lashtë sa bota. Konflikti midis pasqyrës së thyer të diktatorëve dhe pasqyrës së rindërtuar të të rebeluarve ka ekzistuar gjithmonë.
Të rebeluarit mund të jenë vrarë, mund të jenë burgosur, mund të jenë internuar, mund të jenë kërcënuar, por pasqyra e rindërtuar i ka rezistuar kohës dhe e vërteta është rrëfyer.

Kështu ka ndodhur dhe kështu do të ndodhë gjithmonë, pasi sikundër do të shprehej Rudyard Kipling-u: “Do të ketë gjithmonë njerëz që do ta ruajnë arsyen, kur bota e humbet fillin!”.

Post Scriptum – Ka pasur gjithmonë një Krastë; ka gjithmonë një Krastë dhe do të ketë gjithmonë një Krastë, Rama!
Diktatorët ikin, Krastat mbeten!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Taku30/08/2019 11:27

Nje verejtje miqesore per syri net.
Ju publikoni shum pak ose aspak komente dhe kjo eshte shum negative per kete portal.
Lexuesit e shumte te portalit tuaj duhet te shprehen se nuk kane ku te flasin...por komentet e tyre nuk shfaqen.
Merni shembull nga lapsi.
Duke lexuar komentet marim vesh dhe opinionet e popullit per problemet e medha.
Mqse tv jane kthyer ne sherbetor te shtetit ju jeni e vetmja dritare ku populli mer info te sakte dhe ne kohe reale.
Flm

ReBoe28/08/2019 23:08

BRAVO!!!!!

Shto koment

Denonco