Kandidati i Ramës si Kostandini i Doruntinës

Kandidati i Ramës si Kostandini i Doruntinës

Nga Oerd Bylykbashi - 17/08/2019

Rama po ben cirk si e si te mbaje Shkodren qe e mori me vetem 6% te votave. Ka mbledhur keshilltare e analiste qe ç'nuk i propozojne si zgjidhje. Por kot lodhet. Me 30 qershor ai ka bredhur i vetem neper Shkoder, ka kaptuar Drinin, Bunen dhe Bjeshket e Namuna pa kandidat. Ja t'ia qartesojme:

1- I propozojne qe t'i kerkoje Valdrin Pjetrit ‎qe te jape doreheqjen se gjoja kjo do te çonte ne zgjedhje te parakohshme dhe deri atehere, te qeveriset Shkodra me nenkryetar qe e zgjedh keshilli bashkiak i Rames (jo i shkodranve). Pra Rama e sheh Valdrin Pjetrin thjesht si derrase armature betonarmeje per te hedhur karabinane e pushtetit te tij te paligjshem mbi Shkodren, dhe sapo te thahet betoni, i heq derrasat dhe i hedh per zjarr se nuk i duhen me. Ndersa keshillin bashkiak te Shkodres, Rama e sheh si ALUIZNI-n, qe do t'i legalizoje katin e paligjshem te pushtetit mbi shkodranet. Po Valdrin Pjetri nuk emeron dot nenkryetaret dhe nuk jep dot doreheqjen nga kryetar bashkie sa kohe nuk ka filluar te ushtroje detyren dhe ushtrimi i detyres fillon vetem pas betimit. As keshilli nuk zgjedh dot ekzekutivin e bashkise sepse Kushtetuta ia jep te drejten vetem zgjedhesve me zgjedhje te lira e te fshehta.

2 - I propozojne Rames qe t'i kerkoje Valdrin Pjetrit doreheqje para se te beje betimin dhe keshtu t'i kerkoje pavlefshmerine e zgjedhjeve KQZ-se sepse nuk ka kryetar bashkie. KQZ te shpalle te pavlefshme zgjedhjet e Shkodres?! Budallallek me brire‎! Afati per shpalljen e zgjedhjeve te pavlefshme nga KQZ-ja ka mbaruar me shpalljen e rezultatit perfundimtar te votimit (se zgjedhje nuk ka patur sa kohe nuk kishte dekret).‎ KQZ e ka ezauruar kompetence e saj. Daten e zgjedhjeve ne Shqiperi e dekreton vetem Presidenti.

Po nuk jane keto arsyet pse propozimet qe i bejne Rames jane budallalleqe.‎ Asnje nga keto opsione nuk eshte i mundur. Edi Rama duhet te mbledhe mendjen. Me 30 qershor ne Shkoder nuk pati zgjedhje jo vetem sepse nuk kishte dekret. Me 30 qershor Edi Rama ne Shkoder nuk kishte kandidat fare! Zero!

"Si qenka kjo?!"‎ do hidhen perpjete juristet dhe analistet e Rames. Epo ligji i Dekriminalizimit qe prevalon si ligj special mbi Kodin Zgjedhor ne ceshtjen e kandidateve, eshte super i qarte. Me kete ligj kemi adoptuar konceptin italian te ligjit Severino: "incandidabilità" apo siç e ka ligji yne "moskandidim".

Moskandidimi eshte me shume se moszgjedhshmeri. Me moszgjedhshmeri mund te kandidosh por nuk zgjidhesh. Me moskandidim te ndalohet te regjistrohesh si kandidat. Dhe nese je regjistruar, ai akt eshte NUL nga ligji. Eshte njesoj si te regjistrosh kandidat nje te burgosur, nje te palindur, nje te vdekur apo nje te shpallur te humbur me vendim gjykate. Pra regjistron bosh.

Edhe Zeri i Amerikes thote se e ka verifikuar si te vertete faktin e denimit te kandidatit te Rames. Sipas ligjit tone te Dekriminalizimit, nje denim per trafik droge çon ne ndalim te perjetshem. Pra diten kur Rama zgjodhi kandidatin, ai ishte ligjerisht i "vdekur" si kandidat. Ashtu ishte edhe diten qe KQZ ia regjistroi. Rama ka kaleruar per nje muaj permes lumenjsh, kodrash e malesh ne fushate pas “kandidatit” ligjerisht inekzistent njesoj si Doruntina pas Kostandinit.

Me 30 qershor, socialistet e Rames qe ne Shkoder jane me pak se 6% (po te heqim edhe administraten publike si mesuesit dhe mjeket qe i cuan ne detyrim te votojne), kane hedhur voten e tyre ne flete bosh, pa asnje kandidat.

Pra KQZ ligjerisht nuk regjistroi akend, nuk shpalli askend fitues, Rama nuk ka kujt t'i kerkoje emerim nenkryetaresh dhe as nuk ka kujt t'i kerkoje doreheqjen! Sepse Kostandini i tij zgjedhor kishte vdekur ligjerisht diten qe gjykata italiane kishte dhene denimin per trafik droge.

Prokuroria tashme ka detyre nga ligji qe te perfundoje procesin e KONSTATIMIT te faktit te denimit. Arta Marku dhe prokuroret e sektorit te dekriminalizimit nuk mund te ndalojne procesin perndryshe kryejne veper penale.

KQZ nuk ka kompetence ta ndale procesin e konstatimit te ndalimit sipas ligjit te Dekriminalizimit duke thene qe Valdrin Pjetri ka dhene doreheqje, apo kush e di çfare brroçkulle tjeter shpikin teologet dhe astrologet e saj, qe e lexojne Kushtetuten dhe ligjin si letra tarokesh. KQZ vetem KONSTATON faktin e MOSKANDIDIMIT. Kaq! Vendimin e ka marre ligji. Akti i KQZ eshte formal. Neni 10 i ligjit te Dekriminalizimit eshte super i qarte: konstatohet pavlefshmeria e mandatit, nuk vendoset “po” ose “jo”. Ne te kundert, kater socialistet e KQZ kryejne veper penale.

Keshilli Bashkiak as mund te kryeje ceremoni betimi te kryebashkiakut e as te perzgjedhe perkohesisht nje nga nenkryetaret sepse ne Shkoder nuk ka patur asnje kandidat (ne fakt me 30 qershor nuk kishte fare zgjedhje). Njesoj si ne Kavaje ne 2017 kur u hoq Elvis Rroshi nga ligji i dekriminalizimit e kur nuk kishte asnje kandidat ne gare, as nga opozita dhe as nga PS e qe me pas u desh te dekretohen zgjedhje te tjera me 25 qershor 2017. Kesaj radhe nuk ka ç'dekret tjeter del sepse dekreti qe caton zgjedhjet me 13 tetor eshte ne fuqi.

Eh, Rames i ka mbetur vetem qe si Doruntina, t'i shkoje Shkodres ne dere, e aty te pellcase si poçe me vere!

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    krasasi tp19/08/2019 20:30

    Skrapari,une sigurisht qe e di qe Z.Bylykbashi eshte dyfakultetesh,por qe ka vepruar sikur te ishte nje plepist.Ngel ne veting si jurist i pa afte profesionalisht,apo si ,nxenes,bir dhe 'doktor i shkencash' i partitokracise.Respekte per te gjithe plepistat, nje e dy fakultetisteve dhe juristeve te atij sistemi, qe me perkushtim, ndershmeri dhe profesionalizem nuk u tunduan te ktheheshin as ne nostalgjik te ish sistemit, as te korruptoheshin e as te ktheheshin ne marioneta te sistemit te partitokracise, duke neperkembur dhe penalizuar qytetaret.Me qindra shembuj per mire apo per keq, ka 'ngado' qe te hedhesh syte.Po ta shohesh holl holl,reformimi i sistemit te drejtesise, do pasohet me reformimin e sistemit te partitokracise.Diskutimet se kush ja futi kujt ne relacionet e mesiperme ,duan kohe te analizohen.

    Skrapari19/08/2019 17:36

    O shoku krasas tp! Kot je lodhur te me sjellesh argumenta qe kundershtojne mendimin tim. Po ndalem vetem ne nje ceshtje qe ju ngrini. Thoni se z. Bylykbashi na paska mbaruar plepat. Mire mor tru shkulur, si mendon ti me mire nje jurist me dy fakultete apo nje jurist i kohes se Dulles me gjysem fakulteti me formim m-l. Sepse ti e di qe juridiku i kohes se partise sate ishte krejt i politizuar, vec kesaj hiqi punen prodhuese, stervitjen ushtarake dhe lendet marksiste leniniste si histori partie, marksizmin, ekonomine politike te socializmit athere c'mut shkolle na paskeshin mbaruar juristet e partise sate. Ti e di shume mire qe ata qe mbaruan plepat e kishin bere nje fakultet dhe pas mbarimit te kursit secili prej tyre perfundoi juridikun me korespodence. Athere me thuaj cilesisht kush qendron me lart plepistat me dy fakultete apo " juristat" e partse sate?

    krasasi tp19/08/2019 16:01

    Skrapari, o trungulur pas strumbullarit te partitokracise.Z.Bylykbashi eshte nje jurist "plepi"qe ka iniciuar,propozuar dhe miratuar , ne komisionin e ligjeve dhe ne parlament,ligje qe vijne ne kundershtim me Kushtetetuten e Republikes se Shqiperise.Te tjere para e pas tij ,kane ber te njejten gje ,me "Dispozitat Kryesore Kushtetuese' te dekretuara nga Presidenti i Republikes dhe te miratuara nga Parlamenti.(1991).Me dhjetra e qindra ,VKM ,urdheresash dhe ligje ,te sistemit te partitokracise,( te grykesise e te pangopsise) kane ndjekur rrugen e "qenit"dmth interesin klientelist e personal te klases politike te kurruptuar, qe e ka çuar vendin ne prag kolapsi.Meqe Ti personalisht ke hipur ne maj te plepit e shikon se kush shkel vijen e kuqe te partise, une po te bej keto pyetje:
    1.Sa deputet dhe sa kryetar /bashkie ka pas opozita?. 65.sa ka? asnje.
    2.Sa keshilltar bashkiak ka pas opozita?.disa qindra.sa ka? asnji.
    3.Sa k/bashkie ka pasur opozita ? ne mos gaboj 16. sa ka? asnji.
    4.Sa k/bashkie do merte opozita nese do futej ne zgjedhjet lokale? une besoj se mbi 30.
    5.Sa revolucione ne gote uji ka pas opozita?. 1.sa ka tani?. asnji.
    6.A eshte data 30 qershor nje date kushtetuese dhe a eshte dekreti i presidentit per daten 30 qershor kushtetutes?.Sigurisht.
    7.Me qe po replikojme per zgjedhjet ne shkoder, a mendoni ju se kushdo qe te kandidonte nga opozita edhe me kete kryeminister ,e fitonte bashkine edhe me b....he po te punonte, lere pastaj me koke.
    8.Duke pranuar edhe une se Z.Rama, eshte pjese e problemit dhe aktor kryesor i partitokracise ,pse nuk u u ndoq nga PD dhe LSI dhe te tjere, strategjija e Z.Berisha e "revolucionit" gandist me gjithe 'arsenalin' e mjeteve qe ka ne dispozicion?.Sepse e gjithe kjo mund ti kalonte 'kufijt' te shkelte 'vijat e kuqe' te sistemit te partitokracise dhe mund te sabotonte planin B te nderkombetareve (partnereve ) per rithemelimin nepermjet reformimit, te institucioneve dhe sistemit partiak.Une personalisht jam per kete strategji, e cila qe nga viti 2016 eshte edhe kushtetuese.Shanset per deshtim jane 0.Ne te kundert plani A i S.B per 'revolucionin 'gandist del ne rend te dites.Nese Z.Berisha eshte i lodhur, apo se lejon Luli me Moniken,qytetaret e gjejne vete rrugen .Rruget per nje popull qe aspiron demokracine jane te pa fund.

    Skrapari18/08/2019 16:20

    O krasas tp! O tru shkulur! Pse ben rolin e budallait? Me qarte se e sqaron z. Bylykbashi, njeri nga juristet me te zote qe ka Shqiperia se si zgjidhet problemi nuk besoj se ka nevoje. Zoti Bylykbashi sqaron se procesi zgjedhor ishte NUL. Cfare mund te thote tjeter?

    krasasi tp18/08/2019 11:34

    Po kush eshte zgjidhja z.Bylykbashi?.Nuk ka zgjidhje.Shkodra, as ka e as mund te kete nje k/bashkiak.Ngerçi zgjidhet duke u ber dikush koke turku.Ashtu sikurse Z.Meta u be koke turku per arsye krejt te tjera.13 Tetori ishte nje faj, qe Z.Meta e provokoi kinse.Zgjidhja vjen nga Parlamenti dhe SPAK.'Me ato dru qe ben thote populli ,me ato dru ngrohesh'.

    Shto koment

    Denonco