Ndalimi i publikimeve të ‘Bild’ dhe shpërndarja e parlamentit

Ndalimi i publikimeve të ‘Bild’ dhe shpërndarja e parlamentit

Nga Gentian Çala - 09/08/2019

Opozita para disa javëve njoftojë për publikime të reja të përgjimeve në të përditshmen gjermane ‘Bild’, gjë e cila nuk ndodhi.

Madje nuk asnjë shpjegim për këtë bllokim të publikimeve. Rama e kërcënoi gazetarin me ballafaqim në gjyq, por ai u deklarua se do ta vazhdonte misionin e tij, por kjo nuk ndodhi.

Duket paksa e çuditshme, por në këtë histori mund të ketë influenca që nuk i dimë.

Parlamenti i KM dhe i Taos vazhdoi avazin me ligje për konçensione, me ndryshime në kode, jo fort të qarta dhe me ambiguitete, kështu që përplasja me Presidentin do të ishte e pashmangshme.

Ato po kthehen për rishqyrtim në Parlament, në të njëjtin ku u gatuan keqas. Shumë nga ne pritën që Presidenti të shpërndante këtë Parlament, por kjo nuk ndodhi. Dikush tha se Presidenti nuk e ka këtë të drejtë, por po ata që e thanë nuk e dërguan çështjen në Gj.K.!

Dikush tha se ky parlament mund të funksiononte edhe kështu, se i ka numrat, por nuk ka opozitë. Janë të njëjtët, ata që nuk duan rotacion, që bëjnë zgjedhje vetë dhe që nuk duan as opozitë.

Po Opozita, e do veten e saj?! Nëse nuk shkruan ‘Bild’ apo nëse Presidenti nuk e shpërndan këtë Parlament, si i bëhet, do të ketë një zgjidhje?! Nga kush e presim?!

Opozita vazhdon denoncon...kaq! Disa regjistrohen në KQZ dhe disa jo, por të gjithë deklarohen për zgjedhje në 13 Tetor. Rrëmujë dhe aspak zgjidhje. Shumica vjedh, mendon si të vjedhë e të zhvatë, ku të ndukë e kujt t’ia japë copën që do ta shqyejnë bashkë.

Hall mbi hall. Italianët thonë kultivimi i kanabisit u shtua, kurse në tv gjëmon Zv. Ministrja e Brendshme me recitalin e arritjeve të Policisë në luftën kundër drogave.

Aq shumë rrëmujë o vëllezër, sa edhe të shkruash për situatën të del shkrimi po aq rrëmujë. Të gjithë presin fillimisht vjeshtën, pastaj pranverën, e kur vjen vjeshta tjetër asgjë nuk ka ndodhur. Prisni se do të ndodhë na thonë, po nga kush, kur, si?!

Duket se një i marrë na ka tërhequr në përroin e tij dhe nuk ku nuk dalim dot, na mban peng e djeshmja apo e sotmja nuk di ta them. Po nuk di të them as deri kur. Në një vend pa gjykata, pa kurrfarë kontrolli dhe me pushtet abuziv, me drapër e me çekan, po pres gjithçka të ndodhë...

Eh mor Tiede do të ish mirë të na kishe zbuluar edhe ca pafytyrësinë e këtyre që na kanë marrë peng... Eh mor i nderuar President do të ish mirë ta kishe nxjerrë dhe një dekret e ta kishe shpërndarë këtë palo parlament taoistësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco