Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Blushi i vuri flakën Digitalbit! Një këshillë dhe një sugjerim për zonjën Hoxha

Blushi i vuri flakën Digitalbit! Një këshillë dhe një sugjerim për zonjën Hoxha

Nga Sali Berisha - 04/08/2019

Pasi rrënoi Top Channel duke mbrojtur Edvin Mafinë, Blushi, si me fuqi magu (shtrigu), duke përzënë nga ky televizioni kombëtar të gjithë ata, që kishin bërë historinë e suksesit të tij, në kundërshtim flagrant dhe pa votim detyroi Vjollcën të shpallet drejtuese e Digitalb dhe përzuri prej andej drejtuesin e talentuar të kësaj platforme, z. Alban Jaho.

Për këtë akt Blushi u shtrua në dru në moment shpërthimi të zemërimit të papërmbajtur nga Alban Jaho, nga duart e të cilit, sipas qytetarit dixhital, mezi e nxorën qytetarët, që po darkonin në restorantin e njohur Padam.

Regjistrimi i kësaj shtruarje në dru nga qytetari dixhital, jep pamje të rënda që Blushi dhe ata që ishin në atë tavolinë nuk do të donin kurrë t’i shikonin.

Ky sherr vazhdon sepse Blushi zgjodhi të hakmerret ndaj fëmijëve të Albanit. Ai bindi Ramën të urdhëronte narkobanditët me uniformë, që në dhunim flagrant të Kushtetutës u vërsulën dhe terrorizuan fëmijët dhe bashkëshorten e Albanit në ora 1 të natës, duke kërkuar për të arrestuar dhe rrahur Albanin siç kishte kërkuar vet viktima e tij Blushi.

Nuk do të ndalesha tek ky episod po të mos qe një episod, një takim tjetër që ka ndodhur po në restorantin e njohur Padam, kësaj here në prani edhe të padronit të Blushit, Edvin Mafisë.

Në këtë takim Blushi, pasi shkatërroi për llogari të Ramës, Top Channel, paraqiti skemën e tij për shkatërrimin edhe të rrjetit tjetër televiziv kombëtar, televizionit Klan.

Lidhur me këtë takim të pashembullt në historinë e tre dekadave, Blushi si shërbëtor i Ramës, sipas dëshmitarëve dixhitalë, ai u paraqit si një mediacid i vërtetë.

Për këtë takim të pashembullt, një analist, që e do Blushin, por që u trondit dhe nuk iu besoi veshëve për atë që dëgjoi për të, ka publikuar një artikull në një portal në të cilin hedh dritë por të zbehtë për takimin më të pashembullt, që - siç tregojnë regjistrimet e qytetarit dixhital - do ta kishin lakmi edhe ekipet më staliniste apo gebelsia e të ngarkuarve me vrasjen apo mutacionin e mediave.

Takimi famëkeq në Padam, që është i gdhendur me gërma të zezë në muret e kohës, do të jetë objekt i një artikulli tjetër.

Por për t’u kthyer përsëri tek Digitalbi, pas dështimit të arritjes të një marrëveshje në Padam, që kishte marrë përsipër të realizonte kësaj here edhe në prani të vet Ramës, Blushi, në një akt hakmarrjeje të verbër e të papërmbajtur detyroi Tv Klan të largohet nga platforma e Digitalbit, vendim ky inatçor dhe me pasoja shkatërruese për vet këtë të fundit, por në shkelje flagrante të kontratës me qindra mijëra shikues të televizionit Klan, që paguanin për shikimin e tij në platformën e Digitalb.

Duke u kthyer edhe njëherë tek rrënimi pas TCH, tani edhe i Digitalb, Blushi ka filluar edhe aty fshesën e partisë. Ai i dërgon çdo ditë, lista drejtorit të ri, që nuk ka haber për plotformën, por sipas listave largon nga puna ata që ngritën dhe shndërruan Digitalbin në platformën më të suksesshme mediatike shqiptare.

Së fundi, një këshillë dhe një sugjerim të sinqertë për presidenten e Top Medias, zonjën Vjollca Hoxha:

Po mbajte Blushin, aty mos harro dhe kontrakto sa më shpejt një studio të mirë avokatie të specializuar në falimentime, pasi flitet se fati i Librës po ju sillet vërdallë në oborrin dhe korridoret e Top Medias.

Së fundi, sugjerimi im për zonjën Hoxha është të pyesë pak zonjën Mimoza Hafizi: Ku shkuan paratë që ajo me idealizem investoi për Librën?

Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital të Digitalbit.

Ky është drejtori i ri i Digitalb. I punësuar si jurist në fillim të vitit në këtë kompani, quhet Redi Lamaj.

Nuk njihet në rrethin mediatik, nuk ka asnjë njohuri për median. Ky është drejtori momental pas largimit të Albana Shkurtës, ish-zv.ministres, që nuk pranoi shantazhet që i vinin nga drejtuesit dhe u largua. Ky djali ka punuar jurist në një bankë, është i sjellë nga partia, i paaftë, arrogant, pa asnjë eksperiencë në media dhe vetëm merret me ekzekutim e urdhërave të Blushit për heqjen e punonjësve që kanë 15 vjet që punojnë me djersë.

Ky merr listat dhe pret kokat e punonjësve me urdhër nga udhëheqësit. I vendosën flakën, Digitalbit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari04/08/2019 16:10

Po kur jeni ju punonjesit e vjeter kaq te mbaruar, frikacake dhe pa dinjitet, shume mire po jua u bejne! Dy duar per nje koke! - thote populli. Ate qe nuk ta mbron dot ligji dhe drejtesia e kapur ta siguron direkt vetegjyqesia! Po nuk u be dikush shembull keshtu kane per t'ju zhdikur nga puna nje e nga nje!
Ngrihuni dhe bjeruni!
Gazetare dhe operatore!
Ngrihuni dhe shporrini!
Ne TCH mos lejoni asnje horr!

Renci04/08/2019 14:33

I gjith sherri i Blishit me Ramen ishte i stisur me qellim qe kur Blushi te shkonte ne TCH te mos shikohej nga opinioni si uzurpim i tv nga PS dhe Edi KRM/ja. Tani jemi ne fazen qe TCH po i kthehet pronateve te vertet dhe prandaj zj Vjollca nuk ka fuqi te veproje. Pronari i vertet i tv eshte Rama dhe do shohim pas ca citesh qe ky person do kete blere gjith vendin. Shqiperine e mori Edi anembane shqipetar zgjoju nga gjumi mor katran.

N04/08/2019 13:17

Hoxha ? Haha asaj i intereson jeta instagramit, me shume se aq fillon e ngec.

Shto koment

Denonco