Shqetësimet amerikane për reformën në drejtësi…

Shqetësimet amerikane për reformën në drejtësi…

Nga Kastriot Islami - 23/07/2019

Nga Kastriot Islami (*)

Shqiptarët kanëaktualisht përshtypje të turbullta për suksesin e reformës në drejtësi për të mos thënë janë të shqetësuar nga dështimi i saj eventual…Shqiptarët fillimisht ndiheshin realitivisht mirë dhe optimistë nga deklaratet e ambasadorit amerikan në Tiranë për suksesin e reformës. Por kjo situatë nuk zgjati shumë, sepse ndërkohë qëreforma avanconte qytetarët shqiptarë turbulloheshin….

Realiteti dhe të gjithë indikacionet provuan më vonëshqetësimin e tyre: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartësi dhe qëndrimet qëdo tëvinin nga disa senatorë amerikanë apo agjensi serioze pra administratës Trump, do të ishin për ta fakte/prova të pakundërshtueshme që do të përcaktonin perceptimine tyre…

Më konkretisht, ata filluan të kishin bindjen se situata e drejtësisëdo të mund të përkeqësohej në të ardhmen duke goditur rëndë demokracinë e pluralizmin sepse për ta cdo ditë bëhej edhe më e qartë se sistemin e drejtësisë së reformuar  filloi ta vendoste nën kontroll Rama për të shmangur ndëshkueshmërinë e korrupsionit qeveritar dhe të lidhjeve të krimit e të trafiqeve me qeverisjen e tij…!!

Qytetarët shqiptarë para disa kohësh u tronditën kur mësuan se disa senatorë amerikanë, shumë të rëndësishëm republikanë, të afërt me Presidentin Trump, ishin shprehur se “paratë e taksapaguesve amerikanëishin përdorur nga rrjeti i shoqërisë civile të Soros për të sjellë Ramën në pushtet dhe për ti dhënë atij kontrollin e drejtësisë që ai të ketë mundësi ta përdorë drejtësinë për gjueti shtrigash kundër opozitës dhe kundërshtarëve politikë…???!!!...“

Më vonë qytetarët shqiptarë, ndërkohë që dëgjonin nga ambasadori amerikan dhe ambasadorja e BE në Tiranë se reforma në drejtësi po avanconte mësuan nga agjensia konservatore Judicial Watch (një agjensi serioze shumë pranë Presidentit Trump), se bazuar në letrën e senatorëve republikanë, ishte përgatitur një material prej 32 faqesh, që i ishte dërguar rradhazi dy ministrave të jashtëm të SHBA, Tillerson dhe Pompeo, ku jepeshin të dhëna për “rolin e rrjetit të Soros për konceptimin dhe realizimin e reformës në drejtësi në mbështetje të synimeve të Ramës...”

Më vonë,zyrtarë të rrjetit të Sorosit që veprojnë në Shqipëri duke vënë re mesa duket se publiku shqiptar po ndërgjegjësohej për dështimin e reformës në drejtësi, dhe për këtë ata bënin përgjegjës, “ekspertët besnikë të Ramës” të angazhuar me reformën në drejtësi dhe të paguar nga Soros, organizuan një sondazh i cili zbuloi të vertetën e hidhur: “Publiku shqiptar në shumicë, mbi 63 përqind, nuk ka aspak besim te procesi i vetingut”…!! Thënë ndryshe, shqiptarët tani mendojnë se Rama ka kontrolluar procesin e vetingut dhe për rrjedhojë ai do të mund tëkontrollojëmë vonë, përmes njerzve të tij të besuar e tashmëtë vetuar, të gjithë pikat kyce të sistemit tëdrejtësisë…

I gjithë ky ndërgjegjësim erdhi nga mesazhet qëarritënnë veshin e mëndjen e qytetarëve shqiptarënga aktorëtërësisht amerikanë, madje shumë të rëndësishëm, dhe jo nga aktorëvëndas apo apo politikanëshqiptarë të cilët janë akuzuar vazhdimisht, në mënyrë qesharake e të turpshme, nga Rama për frikë nga ndëshkimi që do tju vinte kundërshtarëve të reformës nga drejtësia e reformuar, ndërkohë që vetë Rama ishte i vetmi frenues e pengues i kësaj reforme nga frika e ndëshkimit…

Këto janëvetëm disa nga indikacionet që tregojnë përse reforma në drejtësi duket se ka dështuar në kuptimin që sistemi i reformuar i drejtësisë ose është tërësisht nën kontrollin e Ramës ose disa pjesë të tij, të tilla si GJK apo Gjykata e larta, janë paralizuar sepse edhe kështu të paralizuara i shërbejnë Ramës për të penguar ndëshkimin e korrupsionit qeveritar dhe të lidhjeve të ngushta të krimit me qeverisjen.

Askush nuk mundet më ta mbulojëmëdiellin me shoshë. Reforma në drejtësi fatëkeqësisht duket se nuk do të mund të arrijë objektivin dhe për këtë arsye qytetarët shqiptarë jo vetëm bëjnë përgjegjës Ramën e politikën shqiptare në tërësi por kanë filluar të humbasin besimin tek roli i faktorit ndërkombëtar… /Syri.net, 23 korrik 2019

(*) Autori është ish kryetar i Kuvendit, ish-zv/Kryeministër dhe ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ferdinand23/07/2019 19:20

Shprehja kane filluar ta humbin besimin eshte vjetruar. Sot me plot gojen ja vlen te thuhet nuk i besojne me

Shto koment

Denonco