Edi! Dje fole shumë poshtërsisht në parlament!

Edi! Dje fole shumë poshtërsisht në parlament!

Nga Nikoll Lesi - 09/07/2019

 

Dje ndoqa jo pa interes fjalën e kryeministrit Rama në parlament. Një seancë e stisur si e jashtëzakonshme, a thua kishte sulmuar ndonjë shtet Shqipërinë apo kishte plasur lufta civile në vend!

Për të qenë korrekt me ndërgjegjen time, mëqënëse dikur e kisha analist dhe gazetar të gazetës “Koha Jone” i shkruajta (pasi vetë me shkruan sms), Edi Ramës. Pak a shumë i thashë, miqësisht, se përveç gabimëve në qeverisje e ku duhet patjetër të tërhiqet duke e çuar vendin në zgjedhje të përgjithshmë dhe lokale në një ditë, por në rastin e Presidentit i shkruajta se po bën gabim fatal. Fatal për mazhorancën, pasi e fut në një konflikt të pakthyeshëm me njeriun që është President i vendit, që dikur ka drejtuar qeverinë e PS-së dhe i ka dhënë fitoren e një palë zgjedhje parlamentare 2001, si dhe në qershor 2013, ju solli në pushtet. Por edhe pse Meta ka vepruar drejt në rastin e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kaq, për thelbin e sms-ve! Natyrisht nuk është etike të tregosh sms-të, por nuk thashë atë që nuk thuhet, por nisur nga shqetsimi që ka çdo qytetar u detyrova t’i drejtohem publikisht ndergjegjes së dikurshme të Edi Ramës.

Nuk kam hallin e Presidentit, pasi ai mbrohet vetë dhe me sa di as që druhet fare nga kjo idiotsi e mazhorancës me këtë komision hetimor.

Por më shqetsoj fjalori, toni dhe humbja e logjikës nga Edi Rama, dje në parlament.

Ishte, pa e zgjatur, fjalimi më i keq, më fyes dhe niveli më i ulët i një lufte politike.

Shumëkush, dje, më thoshte nga analistët e medias se “ky është Edi Rama i vertetë!”. Prapë kundërshtoja, ata, se “nuk ishte Edi Rama ai që njohim, ai që as Berishën nuk e ka sulmuar kaq keq, kaq poshtërsisht dikur kur e rrahën me leva kokës shikasit e pushtetit të PD”. Edhe i çarë në kokë e hundë, asokohe me 22 janar 1997, Edi Rama nuk lëshoi kaq batare kundër presidentit Berisha sa dje ndaj Presidentit Ilir Meta.

Dje, Rama, ka groposur Edin!

Dje kryeministri dje më bëri të mendoj si kolegët e mijë gazetarë, kritikë të sistemit të montuar nga Rilindja.

Kur iu sul Ilir Metës, që nuk ka realisht se çfarë i bën, imagjoni se si do t’i presë kokat kundërshtare në PS, sapo të lirohet paksa nga lufta me Presidentin. Do ta shikojmë “kokën” e Ditmir Bushatit ngulur në Kështjellën e Rozafës, atë të Fatmir Xhafës hedhur buzë detit në Vlorë apo të Pandeli Majkos në arat me panxhar të Maliqit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Betimi09/07/2019 20:39

sa legen je more nikoll leshi, lleshi , lesi por ka per te perdredh dhe ty rama, duro dhe pak; ilirit kot lodhet! ska ci ben fare! ty, ka per ta shk, racen!

fieraku emigrant09/07/2019 13:02

une do te do ta komentoja pak me ndryshe ceshtjen...eshte e vertet qe z.meta u dhuroj fitoren partise socialiste.duke qen kualicion me pd..me von ndryshoj pozicion....perseeeeeeeeeeeeeeeeee??..ka nje pikpyetje te madhe....ketu kemi te bejme me prishje marveshjesh per fitime personale....ashtu sic ndodhi me vone..po prap ps..ja ja vleresoj kete z. meta duke e ber president ...por planet nuk dalin gjithmon ashtu sic parashikohen..sepse faktori nderkombetar ..fbi..etj...nuk flen gjume...keshtu qe nisi puna per te nxjere ne drite planet komuniste te se majtes...pervec zgjedhjeve te vitit1991....asnje here ne shqiperi nuk jane realizuar zgjedhje demokratike..shqipetaret..si popull i gjunjezuar dhe masakruar nga sistemi komunist ..ka akoma friken e dhunes policore..liria e medias ka qen zero.varferia teper a skaijshme e njerezve.humbja e firmave piramidale ben qe njerezit te bien preh ne kthetrat e sistemit ...po e keqja me e madhe tani eshte se ne shqiperi nuk ka gjykat kushtetuse..kjo do te thote qe shteti nuk egziston...tani loja e radhes eshte ...z.rama meret me opoziten dhe presidentin per te terhequr vemendjen nga krijimi i gjykates kushtetuse dhe SPAK...eshte thjeshte vetem nje loje ne kurriz te shqiptareve...nuk mund te ket zgjedhje pa gjykat kushtetuse...nuk e shkarkon dote presidentin pa gjykate...atehere zgjidhja e vetme per mendimin tim do ishte..doreheqja e kryeministrit...pastaj presidenti te shperbente parlamentin..te ngrihesh nje qeveri teknike..vetem me qeveri teknike ne munde te nxjerim nje gjykat kushtetuse te pa varur...pote kemi nje gjykat te pa varur..do kemi dhe arrestime te politikaneve te zhytur ne korrupsion.keshtu qe edhe komisioni i BE.pa tjeter qe do mari vendimin e duhur per negociatat ...ashtu si vepri ne maqedoni....harrojeni.ju politikan apo kushdo qofshi.te shpetoni pa kaluar ne shoshin e SPAK.dhe te FBI..munde te kujtoni ju se shpetuat per nje moment.....por gaboheni...e vetmja arsye eshte se punet e mira behen me radhe...jam 27 vjet ne emigrim..dhe me profesion ..dhe akoma nuk kam realizuar te kem nje shtepin time...natyrisht qe bej nje jete teper normale...por si ka mundesi qe disa persona pa shkolle ..pa asnje te ardhur .pa asnje pune..vetem duke u mare me politike ..kane arritur te bejne apartamende dyqane ..kane hapur firma fantazem...kjo e ka burimin tek politika e korruptuar shqipetare...e keshtu nuk te pranon europa,,,prandaj.mos ja hidhni fajin opozites...opozita do luaj rolin qe i takon ne politik...por faji eshte i partise komuniste ne pushtet...hapni dosjet e komunizmit...shikoni se ata qe kan drejtuar shqiperin ne kohen e komunizmit po drejtojne edhe sote...perse nuk i hapni dosjet?..se keni frike...ju nuk i hapni se sipas ligjit ..njerezit me prejardhje nga sistemi komunist perjashton te drejten si funksionar...ju doni sistemin komunist..mbajeni ti shikoni hajrin..shqipetraret as nuk keni per ti nenshtruar me ...me respekt....good byeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

Ani09/07/2019 12:11

E kane ne gjak tradhetine si eterit e tyre nuk eshte cudi kjo gje qe do hane kokat e njeri tjetrit jo

Shto koment

Denonco