Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ju nuk mund të jeni neutralë, në një tren që lëviz

Ju nuk mund të jeni neutralë, në një tren që lëviz

Nga Erl Kodra - 27/06/2019

Nga Erl Kodra

"Ju nuk mund të jeni neutralë, në një tren që lëviz" -Howard Zinn

Para më shumë se një viti, kam shkruar tekstin "I N T E L E K T Ë T", një përpjekje për të shënjuar shëmtinë dhe turpin moral të individëve, që heshtin, përkrahin, ose më keq akoma, bëhen zëdhënës të së keqes. Me fjalë të tjera, kjo është një përpjekje për të përkufizuar kuptimin e krimeve të neveritshme që janë bërë dhe bëhen në emër të Shqipërisë. Në vazhdim të metaforës të tekstit "I N T E L E K T Ë T" më duhet të pranoj profecia e metaforës time është konfirmuar: sepse teksti im fillon me këtë paragraf:

"Përfytyrojeni veten sikur jeni vendosur në një satelit hapsinor, dhe aty, në një videotekë gjigande ju gjeni Filmin e Kohës që Zoti ka rregjistruar për ty, pa censurë. Pa dyshim që ju do të zgjidhni filmin me titullin "Albania". Sekuencat e para të filmit do të kalojnë me shpejtësi drite, ndërkohë, që qartësimi vjen ngadalë, dhe ti fillon të shohësh personazhet e historisë kombëtare, teksa ata bëjnë gjëra të rëndomta dhe kriminale. Këto pjesë kërkon t'i kalosh shpejt e shpejt, fundja, ti nuk ke stomak aq të fortë kur sheh dramën e madhe dhe tragjikomedinë që është luajtur për hiçmosgjë bash në shpinë dhe pas shpinës së shqiptarve të zakonshëm. Ti lemerisesh nga vrasësit gjakëftohtë, të cilët vrasin për shkaqe që mendja jote nuk është në gjendje t'i konceptojë. E di, nuk mund të ketë situatë më të zorshme për një qenie humane. Megjithatë, të vërtetat sado të hidhura të jenë, janë një antidot i mirë, ndaj me vështirësi ti vazhdon të shohësh filmin "Albania", teksa para teje shemben njëri pas tjetrit heronjtë e rremë në të cilët ti ke besuar fortë. Pa fjalë, ka shumë shanse që ti të çmendesh krejt, por meqense je afër Zotit, mos ki frikë, se Ai do të jetë shpëtimtari yt".

Ndërkohë që po rilexoja këtë paragraf, me sytë e mendjes unë pashë malin me shqiptarë të vrarë "triumfalisht", në emër të popullit shqiptar. Paradoksalisht, në të njëjtën kohë, dëgjoj zërat e "pastër" të Edi Ramës më çakajdurët e tij, teksa masakronin vullnetin dhe dinjitetin e shqiptarëve, po "triumfalisht", në emër të shqiptarëve!

Tragjikisht, ne nuk po e kuptojmë siç duhet gjamën që po vjen. Me fjalë të tjera duhet një përkufizim për të kuptuar konturet e së keqes. Kur terri të mbulojë sytë, e zëri të shuhet nga shtypja, mund ta kuptojmë se gjithçka nuk filloi vetiu, por ishte heshtja dhe dyshimi jonë, frika jonë që e lejuam të keqen të rritet. Kjo është ajo çfarë po ndodhë mes nesh, fatkeqësisht.

Lufta mes të mirës dhe të keqes është më e vjetra e njerëzimit. Skutat prej nga ajo buron është e vështirë të pastrohen, por me siguri e keqja mund të mbahet nën kontroll. Shumë popuj e kanë bërë zap atë, të tjerë popuj po luftojnë, ndërsa ne, tragjikisht e lejojmë atë të rritet para syve tanë.

Kur e keqja thurë plane, zakonisht shqiptarët bubrrojnë në mbijetesë, ndërsa më kopilat venerojnë dhe ia shesin shpirtin djallit. Sot, këta mjeshtra të mashtrimit evokojnë djallëzitë duke i paketuar si virtyte.

Ajme, ç'tragjedi klasike, e vjetër sa koha!

***

S'e di pse, por ndërkohë në mendje më erdhi disidenti Ismail Kadare, që në momente "të ngjashme" kishte folë fort, për "gjamën" që Lulzim Basha po i bënte demokracisë shqiptare dhe Edi Ramës. Ndoshta shkrimtari disident kishte të drejtë, por a ka të drejtë sot, kur një gjamë e përmasave biblike është në prag? Çka ia ka hangër zanin gjeniut? Nuk e di, përbesë.

Një plojë e trashë si mjegull ka mbushë atmosferën. Fjalë fyryfyçka të trasha sa spata s'i pret. Që mbartin erë të vdekurish, ndërsa acari i 30 Qershorit vërtitet në erë. Kobi, thonë korbat, do mbulojë triumfalisht, në katër anët tokën e shqipeve. E votat do derdhen si plumba për gjysmën tjetër të kombit.
"Ç'tragjedi antike" - do thoshte shkrimtari disident. 
A asht gjallë Ismaili? 
A asht gjallë kërrkush nga sqota e vjetër, që kanë marrë peng pikat e komunikimit publik?

"Ju nuk mund të jeni neutral, në një tren që lëvizë"- thotë Howard Zinn.

***

Në anën tjetër të humnerës që thellohet çdo orë, ndodhen ata që nuk kanë të drejtë, përveçse të marrin frymë dhe të paguajn taksa. Ata nuk duhet të mendojnë, edhe po të mendojnë nuk duhet të flasin, edhe po të flasin, nuk duhet të dëgjohen, edhe nëse dëgjohen, nuk duhet të kenë mundësinë ta shpërndajnë zërin e tyre. Ata thjeshtë duhet të pranojnë në heshtje verdiktin. Një lloj diktature e hallakatur mes perversitetit moral dhe krimit ordiner ndërkohë ka hedhë shtat. E njëjtë me diktaturat më të neveritshme, ku përzihen artisti ordiner, krimineli me tuta, hajduti me kollare dhe Kalorësi i Legjionit të Nderit.

Ç'komedi tragjike!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kokepalari28/06/2019 17:58

a nuk e di ti ERL qe hiresia e tij Kadare nuk e hap sqepin se ka vajzen e vet qe eshte ambasadore ne OKB ,,?
Dhe e dyta; a e di çfare do me thene kolaq ?
Kadare eshte nje kolaq tipik !!

Cx28/06/2019 17:35

Bravo Erl

Duhet te shkruash me shpesh edhe ne media te tjera

Thanks

i paemer28/06/2019 14:00

Erl Kodra, shkrimet e tua si zakonisht neshkrimet e tua i bie pikes. Filmi per Shqiperine mbreme pati nje ngjarje tjeter te zeze. Me mettoda teresisht te kopjuara nga nje piktor i viteve '30 te shekullit te shkuar u tentua qe te paraqitej sikur nje perplasje e rende kishte ndodhur diku ne nje zone te Shkodres. T'i marrim faktet nje nga nje. Perplasja e rende ndodhi ne nje zone nga ku erdhen me 21 janar 2011, protestuesit me te dhunshem. Nje proteste qe zhvillohej vetem 10-15 km larg qytetit te Shkodres, por qe nuk pati asnje gazetar per te fillmuar personat qe hidhnin bombat molotov!!! Pak si e cuditeshme apo jo? Tre ploice plagosen, por jepet vetem fotoja e nje polici ne ambulance qe duket sikur eshte i demtuar rende. Por, dhe ketu ka nje por te forte, polici qe i beri te gjithe shqiptaret qe te ndjehen keq, nuk paskesh qene i plagosur sepse dolen edhe fotot e tij duke qeshur i shtrire ne te njejten autoambulance dhe ne te njejtin pozicion. Pra ishte thjesht nje mashtrim. Theksoj se ne ate moment gazetaret kishin mberritur ne vendngjarje dhe njeri nga ata i beri foto policit ku zbulua edhe truku. Njekohesisht ne ate zzone u pa edhe nje nder depetetet me te aferm te KM me te cilin ka nje marredhenje dashuri-urrejtje per te cilin thuhej se kishte sjelle njerezit qe sulmuan policine me 21 janar. Duke pare qe kjo manover deshtoi, diten e sotme nje rreshter i bindur i KM, doli dhe beri nje deklarate per shkarkimin e kyetarit te Bashkise te Vaut te Dejes. Votimet sipas te njejtit rreshter do behen diten e djele dhe meqe z. Hila nuk eshte me kandidat, arsyeja e vetme e ketij shkarkimi eshte e qarte. Te beje provokimin e rradhes.

krahasimet e pa krahasueshme28/06/2019 13:58

Gazetarët bëjnë mirë që gjithmon të marin pozicion kritik ndaj çdo qeverie sepse abuzimet më të mëdha mund ti bëjë ai që ka pushtetin.e jo opozita.
Por a nuk do të ishte mirë që gazetarët shqiptarë që pranojnë publikisht gjëmën e madhe që i solli këtij populli diktatura e egër enveriste për gati 5 dekada, kur bëjnë vlerësimet e pushteteve apo "palëve politike", të mos bëjnë me hipokrizi barazimin e fajit të agresorëve me viktimat ?
Dëgjoj shpesh se një pjesë e madhe e gazetarëve për të justifikuar "pamvarësinë" e tyre kallpe, akuzojnë qeverinë e PD apo Berishën se janë sjellë me ashpërsi ndaj opozitës "së majtë" shqiptare.
Nuk më duket kështu .
Përkundrazi kam përshtypjen se si Berisha, ashtu edhe PD apo partitë e djathta, janë sjellë me një oportunitet të tepruar më PS, ish Partinë diktatoriale të punës.
Është tashmë e vërtetuar e provuar me dokumenta e fakte e me mijra dëshmi, se ata që sot e quajnë veten "të majtë", ose kanë qenë pjesë e krimeve të diktaturës enveriste, ose janë bij të kriminelëve të asaj diktature.
E dëgjoj shpesh të përmendet akuza se edhe PD ka bërë abuzime me zgjedhjet e nuk e ka të drejtën të kritikojë Ramën.
Do ti drejtohesha cilitdo që bën të tilla krahasime me këtë pyetje :
Çfarë do të bëje ti more zotëri si komisioner në votime, nëse në listën e të zgjedhurve do të shihje emrin e atij krimineli që ka torturuar e vrarë babain tënd e ka persekutuar për dekada gjithë familjen, vetëm se mendonin ndryshe ?
Si një ish pronar të cilit qeveria komuniste ja sekuestroi gjithë pasurinë, pasi ligjërisht u rikthyen pronat, shkon në një zyrë shtetërore për të kërkuar të drejtën tënde, e gjen përballë një person që jo vetëm të ka rëmbyer pronat, por edhe të ka persekituar familjarisht.
Do ti trajtoje ti i dashur këta kriminelë si një "opozitë e respektuar" ?..
Ka padyshim në gjithë botën demokratike perëndimore, parti të majta e të djathta si një domosdoshmëri e pluralizmit demokratik politik të mendimit.
Por në ato vende janë ndëshkuar kriminelë përgjegjës të diktaturave si naziste edhe komuniste. Duhet pranuar me dhimbje se për këta të fundit, drejtësia nuk e ka bërë plotësisht detyrën e saj, ndonëse në kohë paqe, diktaturat komuniste shkaktuan po aq viktima të pafajshme , sa edhe diktatura naziste në kohë lufte..
Kanë pasur pra të drejtë me mijra shqiptarë të persekutuar që kur shihni se për kë votohej, të revoltoheshin e të bënin ndonjë veprim "të parregullt demokratik"
Por ama nuk ka asnjë fakt apo qoftë edhe "indicie" që Berisha të ketë bashkëpunuar me ndonjë bandë mafioze, për të marë vota në rrugë kriminale.

Skrapari28/06/2019 13:36

Kjo nuk eshte fantastike kjo eshte tragjike per ne. Ismailet dhe kompani ne cdo kohe kane jetuar si pashallare derrin e kane ngrene shqiptaret e thjeshte. Keshtu me pelqen se keshtu u pelqen shqiptareve injorante.

Bukur28/06/2019 05:56

Erl. je fantastik! Pytje ca i ka nodh Entonit; spo shkrun mo?

Shto koment

Denonco