Banda e Kotropuzëve…

Banda e Kotropuzëve…

Nga Erl Kodra - 20/06/2019

Nga Erl KODRA

Kohët e vështira i ndajnë punët. Është njëjtë me sentencën e vjetër që thotë se “miku i mirë njihet në kohë të vështira”. Dhe njerëzit janë ndarë; nga njëra anë janë njerëzit që e duan Shqipërinë, ndërsa në anën tjetër ata që e shohin Shqipërinë si vendi që duhet grabitur.

Ka diçka të jashtëzakonshme në gjithë këtë prag kaosi, që nuk është parë ndonjëherë në këto anë:
Populli shqiptar është maturuar politikisht dhe kulturalisht. Mund të jenë shumë arsye, të cilat meritojnë një studim serioz, por fakti është se sot shqiptarët po refuzojnë me përçmim krimin dhe mashtrimin publik të ngritur në sistem nga organizata parapolitike dhe mafioze e Rilindjes. Mundësitë e reja të komunikimit kanë krijuar rrjetin mbrojtës ndaj propagandës çmerituese. Qytetaria shqiptare e refuzon sistematikisht fjalorin me gunga të Edi Ramës, pavarësisht se ky fjalor shumëfishohet masivisht nga mediat dhe mercenarët tip kallashnikov. Ata bombardojnë pandërprerë, ndërsa vetëdija qytetare veç rritet.

Edi Rama, ky kotropuz i çartur, ka marrë përsipër ta çajë më dysh popullin shqiptar. Shikojeni me vëmendje gjestet, gjuhën, fjalorin, mimikën dhe simbolikën e Edi Ramës. Me një fytyrë prej zhgualli që ka humbur çdo tipar human, përditë hedh helmin më të hidhët bash në thelbin e gjindjes shqiptare. Brutal dhe përçmues, kotropuzi Edi Rama po shuan çdo shpresë se shqiptarët mund të reformojnë shtetin me mjete politike.

Tashmë është e qartë, kotropuzi Edi Rama nuk do të largohet. Në këto rrethana, qytetaria po i del për Zot vendit, në mbrojtje të demokracisë, rendit kushtetues dhe interesave kombëtare. Shikojeni me vëmendje se çfarë ndodhë, tragjikisht edhe në çastin që po i shkruaj këto rradhë; Edi Rama sulmon verbalisht popullin që proteston kundër tij, ndërsa fizikisht, sulmin e çon në fund Policia e Shtetit.

Vendi po kalon një ndër krizat më të rënda të ekzistencës. Kjo plojë e shtetit shqiptar nuk është krizë numrash ose kalkulimesh politike; por diçka tjetër, e padëgjuar ndonjëherë në faqe të dheut.

Tragjikisht, Shteti Shqiptar ka rënë nën regjimin e Kotropuzëve. Kotropuzët janë një specie e rrallë që ekzistojnë në të gjithë popujt e botës. Zakonisht, ata e sigurojnë jetesën përmes plaçkës, trafiqeve dhe kontrabandës. Në Shqipëri, regjimi i Kotropuzëve ka marrë peng Shtetin Shqiptar, të cilin po e keqpërdorin dhe e shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme. Regjimi ka vënë në funksion të plotë Parlamentin e Kotropuzëve, Policinë e Kotropuzëve, Prokurorinë e Kotropuzëve, Bashkinë e Kotropuzëve; ndërsa nga ana tjetër ka fshirë Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, në emër të Vetting-ut të Kotropuzëve.

Kryekotropuzi Edi Rama vazhdon ngadhnjimtarë drejt 30 Qershorit, ku mendon se do të varrosë përfundimisht qytetarinë e shqiptarëve.

***

Sigurisht, ajo çfarë do ndodhë në ditët dhe orët që do vijnë, do të jetë e pakthyeshme. Shpresa e fundit se Bandës i ka mbetur ndonjë kromozom morali u shua mbrëmë. Shpresa se mund të ndryshojnë ata që përdorin si shprehje trimëruese dhe triumfuese organin mashkullor, vdiq mbrëmë. Asnjë prej anëtarëve të Bandës nuk reflektoi, përkundrazi, e përqeshën qytetarinë shqiptare në fytyrë. Brutalisht. Edhe femrat e bandës.

Banda e Kotropuzëve është flamë.
Flama do ta djegin me rrënjë shqiptarët. Përfundimisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari21/06/2019 11:58

Fatmiresisht nuk jemi ne dore te tyre. Dy duar per nje koke thuhet, ndaj kush e ndjen vehten atdhetar qe i dhimset familja atdheu te ngrihet ne lartesine e detyres per te mbrojtur vehten familjen dhe kombin. Koha eshte sot cdo vonese ka kosto. Te gjithe ne shesh ti japim sot goditjen vdekje prurese ketij regjimi kriminal. Fitore.

Askushi21/06/2019 11:23

Fatkeqsisht jemi ne duar te ketyre gangesterve ordiner. Keta nuk jane Gangester amerikan, keta jane gangester rjepacak, bythepa lare., krima te felliqur. Po marrin shqiperin peng.

Shto koment

Denonco