Ja ata që kanë deklaruar se reforma në drejtësi ka dështuar…

Ja ata që kanë deklaruar se reforma në drejtësi ka dështuar…

Nga SYRI.net - 24/05/2019

Shqiptarët janë tashmë në shumicë të bindur se reforma në drejtësi ka dështuar…Se vetingu nuk është i besueshëm. Se paratë e taksapaguesve amerikanë janë përdorur për rrjetit të Soros për të sjellë Ramën në pushtet dhe për ti dhënë atij kontrollin e drejtësisë që ai të ketë mundësi ta përdorë drejtësinë për gjueti shtrigash kundër opozitës dhe kundërshtarëve politikë…

Këto janë përfundime që vijnë kryesisht nga aktorë amerikanë….

Duket i cuditshëm ky përfundim ndërkohë që mëkëmbsja e ambasadores së munguar  në Tiranë nuk lë vënd pa deklaruar se “reforma në drejtësi ka qënë një sukses i ambasadorit Lu…Ndërkohë që senatorë republikanë amerikanë e kanë stigmatizuar ambasadorin Lu si një nga personat kyc të emëruar nga rrjeti Soros për ti shërbyer synimeve të Ramës…

Ambasadori para se të merrte detyrën në Kirgizstan qëndroi edhe disa ditë në Tiranë për të këshilluar mëkëmbësen e ambasadores së munguar të mbronte me fanzatizëm reformën e drejtësisë të cilën e konceptuan, hartuan dhe zbatuan “ushtarë” të rrjetit të Sorosit në Tiranë të cilët edhe u paguan majmërisht por edhe kapën vëndet kyce në administratën e re të drejtësisë për të kontrolluar të gjithë emërimet në pikat kyce të drejtësisë…

Pikërisht kapjen e drejtësisë nga Rama përmes ndihmës së ambasadorit Lu dhe rrjetit të Sorosit e ka bërë publikë agjensia amerikane konservatore Judicial Watch përmes një dokumenti prej 29 faqesh ku jepen në mënyrë të detajuar të gjithë “faktet e provat”, përfshi edhe rolin e Lu dhe të ambasadës së SHBA në Tiranë të drejtuar prej tij në mënyrë që Rama të vendoste nën kontroll të plotë të gjithë sistemin e drejtësisë, pra Prokurorinë dhe Gjyqsorin. Ky dokument që kishte edhe mbështetjen e 6 senatorëve republikanë amerikanë, mbështetës të fuqishëm të presidentit Trump, ju është dërguar për veprim, ish-sekretarit të Shtetit Tillerson dhe sekretarit aktual Pompeo. Këto fakte njihen tërësisht nga publiku shqiptar…

Zyrtarë të rrjetit të Sorosit që veprojnë në Shqipëri duke parë se publiku shqiptar po ndërgjegjësohej për dështimin e reformës në drejtësi, dhe për këtë ata bënin përgjegjës njerzit e Sorosit në Tiranë, organizuan një sondazh i cili zbuloi të vertetën: Publiku shqiptar në shumicë nuk ka aspak besim te procesi i vetingut, ose thënë ndryshe shqiptarët mendojnë se Rama ka kontrolluar procesin e vetingut dhe për rrjedhojë ai kontrollon përmes njerzeve të tij të besuar e të vetuar, të gjithë pikat kyce të drejtësisë…

Ndërkohë shqiptarët shikojnë me sytë e tyre se reforma në drejtësi që shumë ambasadorë në Tiranë e paraqesin cuditërisht të suksesshme, jo vetëm është kritikuar rëndë nga senatorët republikanë e nga Judicial Watch por është zbuluar e vërteta edhe nga sondazhet e rrjetit Soros, ndërkohë që të gjithë shqiptarët shikojnë se Shqipëria, si asnjë vend tjetër në botë,  ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë…

Këto përfundime që rezonojnë me cfarë mendojnë shumica e shqiptarëve ndërkohë që disa ndërkombëtarë në Tiranë mbyllin sytë si në rastin e kultivimit të kanabisit i bëri publike dje edhe Presidenti i Republikës….

Këto janë disa nga argumentat që tregojnë përse reforma në drejtësi ka dështuar në kuptimin që sistemi i reformuar i drejtësisë ose është tërësisht nën kontrollin e Ramës ose disa pjesë të tij, të tilla si GJK apo Gjykata e larta, janë paralizuar sepse edhe kështu i shrbejnë Ramës…

Askush nuk mundet më ta mbulojë diellin me shoshë.. dhe është për të ardhur keq se këtë rol e kanë marrë disa ndërkombëtarë në Tiranë që për këto arsye kanë humbur besimin e publikut shqiptar…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ferdinand24/05/2019 10:22

Turp per ato diplomate si persona dhe fatekeqesi per vendet qe perfaqesojne. Shqiptaret po humbin besimin qe kishin se demokracite perendimore do na mbronin ne rrugen drejt demokratizimit te vertete te vendit. Perfaqesues te tyre Po mbeshtesin korrupsionin etj.

Shto koment

Denonco