Fytyra e të pafytyrëve që maskon fytyrën e Ramës

Fytyra e të pafytyrëve që maskon fytyrën e Ramës

Nga Avni Nezaj - 23/05/2019

Kanë kaluar tre muaj që opozita legjitime e këtij vendi ka dorëzuar mandatet dhe ka djegur prezencen e saj në kuvend per t’ju bashkuar protestës së qytetarëve shqiptarë në rrugë dhe me çdo mjet demokratik për të rrëzuar qeverinë që sipas opozitës është e lidhur me krimin dhe ka fituar zgjedhjet duke perdorur krimin e bandat kriminale, me vjedhje, blerje votash dhe shantazhe.

Por edhe pse opozita ndërmori këtë veprim, pjesë të saj dhe shifrorë listash po presin në radhë akoma që ti bashkohen korit të rilindjes në sallën e kuvendit.

Avash avash shuma po plotësohet me 140 deputetë dhe kjo është një lajm i keq për demokracinë shqiptare. Nje kuvend i sajuar me arna kercënimesh e shpërblimesh do ta marrë në qafë demokracinë.

Disa prej tyre të ardhur nga listat e partive të opozitës nuk e kanë ditur ndoshta që kanë qenë në ato lista pasi janë shënur vetëm për plotësim kuadrati.

Këtë janë të pafytyrët e parlamentit. Pasi ata që  kanë qenë brenda nga rilindja mund të jenë të pafytyrë se po përkrahin një regjim gangsterrësh në një Europë  demokratike, por janë të pafytyrë të modelit 1 brenda ligjshmërisë e moralitetit.

Kurse këta për të cilët po bëhet fjalë janë të pafytyrë të modelit 2 ose 3. Pra ata që ishin në kuvend dhe nuk dogjën mandatet dhe pse partitë e tyre votuan me unanimitet këtë vendim, janë numri 2. Dhe ate që ishin krejt jashtë parlamentit dhe po presin në radhë që të bëhen deputetë janë të pafytyrët e rangut 3.

Tani nëse bëjmë përngjasimin ndërmjet ketyre 3 rangjeve të pafytyrësisë konvergojnë realisht në pikën se i shërbjenë mire e bukur rilindjes por në veçanti kreut te qeverisë Edi Rama që të rrijë edhe do kohë në pusht-et që të ketë mundësi të vjedhë edhe pak....të bëjë edhe ndonjë unazë tjetër me nga 20 milionë euro kilometri i asfaltit.

Por në ndryshim nga të pafytyrët e rangut 2 dhe 3 te pafytyrët e rangut 1 janë në legjitimitetin e tyre edhe politik edhe moral pasi janë pjesë e grupit “rilindja” e nuk kanë nga t’ja mbajnë pa qenë lepe – peqe.

Ky është një ndryshim thelbësor që zgjeron edhe diferencën në mes të pafytyrëve të këtij rangu dhe të pafytyrëve të rangut 2 dhe 3. Pasi pranuan që te ishin vegla të një regjimi që kundërshtohet nga populli kata po mundohen me fjalime bajate e me daklarta të papjekura fare, të jenë prezent dhe të tregojnë sidmos ndërkombëtarëve se ka normalitet në një vend ku protestohet çdo ditë.

Edi Rama ka filluar qe edhe vizitat nga fshati në fashat ti bëjë me helikopter pasi njerëzit protestojnë gjithandej kunder tij, dhe i zënë rrugën.

Por ai qëndron akoma i kapur pas imazhit të fytyrës së të pafytyrëve të rangut 2 dhe 3 duke u munduar të sajojë imazhin e rremë të realitetit nën ritmin e buzqeshjeve e duartrokitjeve të të pafytyrëve të rangut 1.

Kjo ndodh sepse këto dy grupe, (2 dhe 3) deputetësh të pafytyrë harruan moralin e marrëveshjeve politike që kanë fimosur me partitë e tyre dhe që duhej respektuar. Në demokraci kështu funksionon.

Sjellja e tyre i ka dhënë një dorë të fortë ndihme drejtuesve të opozitës që të pastrojnë forcat e tyre politike nga ata që shiten për një rrogë.

Por këta të rangut 2 dhe 3 mund ta rregullojnë disi sjelljen e tyre nëse vendosin të braktisin parlamentin sa janë akoma në kohë, duke ju bashkuar elektoratit që është në rrugë e në protestë të vazhdueshme.

..............

U kërkoj ndjesë të pafytyrëve për perdorimin e shpeshtë të fjalës të pafytyrë, të pafytyrët, dy fytyrshat ect...

Dhe një lutje shumë miqësore për të gjithë ata që kanë dy fytyra bind - shmërisht, t’i jepinin një fytyrë atyre që nuk kanë asnjë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco