A e ka Edi Rama në dorë paswordin me 14 shkronja të Facebook-ut të Rudinës?

A e ka Edi Rama në dorë paswordin me 14 shkronja të Facebook-ut të Rudinës?

- 18/05/2019

Shënimi

"Nëse kryetari i legjionit kërkon që gjenerali hije të mbaje përgjegjësi për të gjitha zullumet e këtyre viteve dhe degradimin ekstrem të Shqipërise, atëher vet nuk mund te mbajë një dorë në revani dhe një dorë në bakllava, nuk mund të jetë dhe në zgjedhje dhe pa zgjedhje kur akoma nuk ka sqaruar elektoratin e djathtë e prerë në besë me imponimin e dorëzimit të paprecedentë të mandateve si ti kishin absolutisht personale".

Ky paragraf i postuar sot në rrjetin social te Rudina Hajdarit është padiskutim produkti i një mendje të hollë pos bizarre që me mashën e dalë nga radhët e PD-së tenton të hedhë thëngjill mu në selinë blu. Lexojeni pasazhin dhe mbyllni sytë për një çast dhe imagjinoni Rudinën duke e lexuar këtë pjesë në foltoren e Kuvendit apo duke tentuar ta interpretojë në ndonjë ekran. Sigurisht që artikullimi do të ishte "zurllum" apo "dergadrim" njësoj si tentativa e dështuar në dëshpërim e çikës në fjalë për të artikuar togëfjalëshin "normalitet anormal". "Kupa me apo pa kapak" që Rudina po e derdh ditë për ditë po kurrë nuk do ta fitojë si sfidë në artikulim, goditi sërish sot.

Rudina e dalë nga gafat lulzimbashase të 17-18 majit dhe rrumbullakosur ne natën e 23 Majit 2017 me firmën e tij e ka amnistuar po të njëjtin që në 20 Shkurt të këtij vit. Çika nuk e dorëzoi mandatin. Pas përbetimit para studentëve vjet në 8 Dhjetor si ajo ishte e gatshme që të digjte mandatin për ta, nuk ka zgjënjyer vetëm të rinjtë që e dëgjonin atë ditë. Ajo ka zhgënjyer tashmë çdo qytetar të arsyeshëm të këtij vendi i cili qoftë edhe parcialisht e ndjek politikën tonë dhe tërbjetet e saj pa kufi. Por ka një njeri që ka realizuar dhe realizon plotësisht pritshmëritë e tij çdo ditë. Ai është Edi Rama që ndryshe nga Lulzim Basha raportet e politikës nuk ia le kurrë rastësisë dhe ndërgjegjes.

Sepse Edi Rama nuk e ka luksin të rrezikojë pambarimisht si "miku i tij artist". Ai nuk e ka bërë këtë as në 2013 me Aleancën e Qelbësirave, as në 2015 me alencën me Bajrajt e Avdylajt. Madje në as në 2017 me dosjen X që ende nuk e dimë, por ekziston bash si dreqi. Aq më pak Edi Rama nuk do t'ia linte rastësisë menaxhimin e krizës së djegies së mandateve. Sepse për çdo dorëheqje, ka një Rudinë, për çdo terheqje ka dhe një Myslym, për cdo djegie ka dhe një Kujtim e kshu me rradhë. E kemi thënë dhe më herët, vend për maskarallik ka thjeshtë kërkohen profesionistë. Edi Rama që me shumë gjasë e ka në xhep pasword-in me 14 shkronja të Rudinës, ka postuar qëndrimin e PS në KQZ kundër regjistrimit të PD në KZAZ-të e 30 Qershorit mu në wall-in e Çikës. Edhe pse tashmë e kundërta do të ishte e habitshme, ende mediat e trajtojnë si lajm momentin kur Rudina del kundër PD-së.

Rama u mundua sot ti thotë botës se ai nuk do të lejojë regjistrimin e anëtarëve të PD nëpër KZAZ sepse kjo për më tepër shkon edhe kundër "vizionit" të Rudinës së pjellë si deputete nga Luli. Hahahahahha... Edi Rama i druhet faktit se opozita mund të përdorë mekanizmin e vet legjitim për të mos lejuar zgjedhje në 30 Qershor, sepse ai ka tjetër hesap. Ajo që thamë më lart vlen edhe këtu poshtë. Edi Rama nuk mund t'ia lërë rastësisë së demokracisë për të vënë në jetë projektin e tij për të instaluar autoritarizmin. E pra Edi Rama nuk ka ndërmend të merret me yçklat demokratike të PD-së që Beu i Surrelit të mos marrë në dorë edhe kontrollin e 61 pashallëqeve të Shqipërisë.

Prandaj, Rudina dhe kujtimgjuzët do ketë edhe pak punë. Deri në 30 Qershor, nëse 30 Qershor do të ketë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ervin19/05/2019 19:00

I nderuar Rami se sa shume antikomunist eshte Murrizi e tregoi me llaporen qe i beri muc mut nanos tek emisioni super gay i ketij te fundit

krasasi tp19/05/2019 16:17

Une i besoj vendosmerise dhe dekllaratave te Z.Basha "se nuk do kete 30 Qershor"edhe kur ato behen ne protesta, por veçanerisht kur ato behen nga Londra dhe sidomos kur kesaj "kenge festive" i bejne koristin z.Mediu dhe &.Ne daten 23.05.2019 do ngrien studentet.Znj.Hajdari siç kish premtuar mund ta djeg mandatin ne maji te podiumit.Ne 25.05.2019 ne protesten e PD do digjet "qeni i kallajnxhiut". Vendi i gjithi ne proteste.Domosdo qe ujdia duhet te arrihet.Palet do ti pajtojne nderkombetaret.Dy trajmat, Kryeministri dhe krei i opozites do ulen.Do çojne pe.As zgjedhje pa opoziten dhe as zgjedhje ne 30 Qershor.Te dy palet dalin te d....re por krenar.Sakrifikojne "pushtet" per te ber "shtet".Si ne ato çfaqet ne teater.Para se te dalin ne skene aktoi me aktoren mund te puthen, ndersa ne skene, roli mund te jete qe te ndahen keq me njeri tjetrin.Cfare duhet gjithe ky skenar do pyes dikush.Per te ruajtur Partitokracine.Per ti dhene nga nje dore njeri tjetrit.Ngritja e toneve dhe retorikat, e sidomos ngritia e toneve ne "mediat e kazanit",ma perforcon kete dyshim.Por ashtu siç spektatori nuk shef pas perdeve te skenes, ngaqe pengon perdja e trashe,ashtu edhe une mund te hamendesoj skenar hipotetik qe gjithsesi jane paqesor e pa dem."Luften deshet,paqen ju solla"."Ndryshimin deshet,s'ka ndryshim, nuk ju mjafton paqja"."Na falenderoni qe ju sollem paqen dhe pajtimin'.I juaj "Shpati".

Redi18/05/2019 23:31

Turp qe flisni keshtu ler zonjen Hajdari. Me duket nje njeri pa te keqe brenda vetes dhe meriton respekt shume me shume se cdokush qe e shan ate. Per kaq vite keni bere politik e keni perdor babane e saj, mendoni se te ishte Azemi gjall do ju lejonte ju o lakenj te flisnit per bijen e tij. Nuk do kishit bythe ti zinit emrin me goje e jo me te shani nje njeri qe nuk ka asnje mekat ma shpinen e saj. Respekte Zonja Hajdari nuk te akuzojne dot as per korrupsion as ler vjedhje e as per asnje gje te zeze e flasin keshtu pa lidhje.

Rami Kristaq Murrizi18/05/2019 22:42

Po kjo ,gjane ,foleja e larvave te mushkonjave ,strofkulla e mbetjeve te qenefit ripjelles nuk ka aq tru dhe intelekt per te bere te tilla mesazhe po ajo eshte kokrra e bathes ,Po ku e gjeti Luli kete bajge mor aman ,kete dhe larvat etjera ,si Muslim muti qe na bene dhe te zgjuarin na hiqet si anti komunist po pafillen e ngroh te menderja e Rucit ,po Kujtim Atlantiku hata fare gje e zgjuar deri ne gjasht numeron , e po prit o shqiptari im te miratoj ligje per Ty ,dhe per mua Kujtimi ,ooo vaj medet ku jemi katandisur te Rudina ,Ralfi ,Ylli,Nimuti, etj kerma .Jo pa faj Jane Luli me Monen qe ne lista kane vene vetem shakllabane ( do te thoshte Fishta )dhe injorante te lindur .Te permbyset bota qe keta super sahan lepires te miratojne ligje per te ardhmen e femijve tane .Zgjohu shqiptar dhe mos e ler fatin ne dore te droguareve te tradhetareve, te maskarenjeve ,te putanave,te pervereseve,cohu sot se neser do te jete vone,Ne dt 25 maj per fatet tona ,mos u trembni nga krye qeni qe vetem leh ,se per te ngerene vetem mutin te ha.

Shto koment

Denonco