Replikë me Fugën, ose kryeministrin e natës

Replikë me Fugën, ose kryeministrin e natës

Nga Basir Çollaku - 15/05/2019

Nga Basir Çollaku

Pas një shkrimi reportazh të gazetës gjermane “Bild”, më e madhja në Europë, ku qeveria cilësohej një grup mafioz, udhëhequr nga gangsterë, kobi ra ne derë të Rilindjes. Duke ditur peshën dërrmuese të kësaj gazete, Endri Fuga, nuk mundej të urtohej, sikur lajmi vinte nga kazanët e kontrolluar prej shefit të tij. E nisën siklet-heqjen iluzive në emisionin “Opinion”, i rikthyer në aktualitet pas një pauze rrethanore të producentëve...

Ish-deputeti, ish-sekretari sërish sekretar në PS, kolegu-mik, Alfred Peza, megjithë respektin që kishte për mua, (respekt i ndërsjelltë) më cilësoi gazetar pranë PD. Faleminderit! Po, Fredi! Jam pranë PD para se të lindte ajo si parti. Ngaqë unë jam i djathtë dhe i persekutuar që nga viti ‘62 e më pas, para lindjes sime. Kohë kur më burgosën xhaxhanë. Për ironi të fatit, ndër akuzat në dosje është dhe ajo e dëgjimit “imperialist” të Zërit të Amerikës dhe Radio Vatikanit që dëgjoheshin në shtëpinë tonë, fshehurazi partisë mëmë ku ju gjendeni sot.

E kemi në ADN lajmin dhe të vërtetën, të djathtën. Afria me të djathtën nuk më bën aspak të pavërtetë. Më përballni qoftë dhe me një dhjetësekondësh të pavërtetë, të besoj në sinqeritetin e diversionit tuaj. 

Kur nuk zë zemra karar dhe shefi ka temperaturë perëndimore, duhet vijuar me arrogancë

Ndaj Fuga 2 kthehet sot.

Bën një tekst tjetër dhe nxjerrin deputeten Blerina Gjylameti, duke e rënduar gjuhën dhe hallin, thua ishin çuar nga një ziafet narkotik. Sipas Fuges 2, apo Gjylametit 1, reportazhi në “Bild”, ishte strategji e opozitës dhe një nga burimet isha unë, si gazetar i oborrit të PD.

Po zonja Gjylameti 1, apo Fuga 2!

PD dhe e djathta janë oborri im. Ne na ndan ideologjia, ADN dhe trashëgimia. Tani telashet janë jashtë oborrit. Janë në oborrin tuaj. Saktësisht në oborrin e Ramës, ku ju jeni bujtës dhe vuajtës.

Kthehemi t’i themi shkoqur.

Para të pista për t’ju njollosur ju?!?!

Për emër të Zotit mos qeshni me lotin tuaj!

“Bild” paska marrë para të pista nga opozita, madje dhe nga unë për t’ju damkosur ju!!!?!

Deputete, fol me Fugën se e teproi, duke veshur budallëkun me emrin e lexuesit të tekstit në këtë rast rrota jua zuri bishtin juve.

Unë i kam lajmëruar maskarenjtë e kësaj bote, kudo e ngadoqofshin se nuk mbroj asnjërin prej tyre.

Fuga e di përmendësh këtë gjë.

E di aq mirë sa qameti ju urdhëron juve, si 1 ashtu dhe 2, të më cilësoni pranë opozitës dhe kështu jam armiku i madh ndaj jush...!

Po pak xhevap z. kryeministër i natës, z. Fuga bëni mund e merreni te zonja Marku, pasi duhet të keni qenë në pjekjen e saj me Ramën,  kur e thirrët në kuvend në odat tuaja qeveritare.

Pyeteni vetëm për pak gjëra, që vetë i dini më mirë se ajo. Po sugjeroj krejt pak...Pyeteni për:

1-Për dosjen “184”, telefonatën e Ramës me 11 shtator në darkë, telefonatën e bërë në oborrin e votimeve në Peshkopi, nga oborri juaj në parti dhe qeveri, për të konfirmuar punëmbarimin me grabitjen e mandatit..

2-Pyeteni për Veliajn se gjëkundi ndonjë dosje që po mbyllet, mund t’ia heqë konkurimin dhe ju nxjerr gafil…

3-Pyeteni për Gjushin, Lalën, Taon, Sajen, Lirin, Mirin, Benin, Damianin, por jo me taksi elektrike, se ata janë biznes i pastër...pyeteni dhe për plot të tjerë emra...

4-Pyeteni kur do nisë hetimin për “Bild”, kazanin më të madh europian, të cilin e lexon Merkel sapo nis punën në mëngjes...se ata mezi presin padine tuaj me sa di unë..

5-Pastaj Fuga, zonja e zotni, si miku im Fredi dhe zonja Gjylameti kërkon të dijë nëse nuk keni parë gjë akoma…

Me këto këshilla jo fort të holla të Fugës, më duket sikur ai po braktis me ngut Ramën dhe po punon për pasardhësin e tij, kundër e fshehur dijenisë së tij…

Pastaj zgjatet në majë të gishtave dhe shkon e ankohet për “Bild”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Alfons Malo16/05/2019 09:02

z.Basir! Bravo per kurajon qe kini, se edhe ju mund te ishit bere sahan lepires si mero baze qe rri i varur si dhelpra pas koqeve te dashit, dhe nuk le dite pa share opoziten.e Ka kthyer gazeten si Zeri i Popullit me protogonist peza baze.
Sinqeriteti guzimii,vullneti per te thene te verteten te kane bere qe te respektohesh.
Respekte per Ju dhe gazetaret qe marrin guximin dhe e thone te verteten ashtu siç eshte

Loni nga fieri15/05/2019 23:42

Ore mik po nonje komente nga Astrit Roskoveci skemi e ?ca thot ai re per Ramiun? Ja ma mere mendja se Rudina bashke me Lym na cau lepri do komentojne no nje gje per shkrimn e bildite,degjomni mua keta te opozites te re do ti zgjidhin te tera problemat shqiptare, me qe a fjala Ka dikush Pak lek te lira s I kerkon Kujtim Gjuzi me fajde?paguan mir .Ne dt 32 gusht ne myzeqaret e anes se ledhit organizojme nje feste madheshtore Jane te lutur te marin pjese te gjithe ata qe gjith pjellin,Blerina Gjylamuti,Elisa Spirokali,Taulant Bytha,mos te harrojne Mero mutin,Alfred pussi,Mut Nanon ,Shpetimtarja Nazeliun e sumes,etj Ripjerdhes ,ore do te behet feste e madhe do te marri pjese edhe princi Libofshes bashke me Karlo Bolinon sumriqin .Evenimeti do te tesmetohet live ne TV Klan mos harroni ta ndiqni,mirupashim,dhe te fala cucit te Dalines.

Rami Kristaq Murrizi15/05/2019 22:34

Gjylamuti te shikoj netet neper disko

Askushi15/05/2019 20:24

I dashur Basir.
Ne krye te Rilindjes, eshte gangesteri Rama. Rama edhte kupola. Te gjithe te tjeret jane zarat e tij. Droga, parat e pista, korrupjoni, lidhja me bandat, me kriminelet, deputet te lidhur me bandat, Tahir, Xhafa, oligark e miloner gjitheshka nje katastrof. Dhe ky Fredi qe e beri gruaja milioner, nje zhurmues ordiner. Cfare te shkruash e cfare te thuash.... ka aq shume ngjarje sa zdi nga tja fillosh.
Ndershmerija jote dhe kontributi yt jane te rralla dhe per tu admiruar. Fisniket lindin fhe nuk behen. Paraja nuk te bene fisnik, perkundrazi, njeres si fredi, gjylmeta, spiropali, gjiknuri, dako e sejdini etj......etj pa funt, i bene arrogant, vrases, kriminel, harbut.
Zoti na ndimoft ne luften me te keqen qe na ka zene. Te pershendes. Dhe ruaju nga banditet.

Shto koment

Denonco