Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Edi Rama, ky frymëzues i ndasive Veri – Jug!

Edi Rama, ky frymëzues i ndasive Veri – Jug!

Nga Ermal Mulosmani - 13/05/2019

Sa herë ka zhvillime politike në Shqipëri si debate televizive, samite ndërkombëtare, deklarata kryeministrore ose edhe më pak se kaq,  shumica jonë i përcjell ato përmes televizorit dhe i komenton në FB.  

Por, më e keqja është se edhe për protestat, politike ose jo, është i njëjti standart. Në vend që të mbushim sheshet mbushim FB, një betejë po kaq e fortë bëhet edhe këtu. Lëshohen edhe taboret e të paguarve, nga të dyja palët dhe ngatërrohet pak puna.

Gjithsesi, ajo që ndodhi në protestën online, virtuale, këtë radhë më mërziti më shumë sesa dhuna e palëve në protestën reale.

Një koment i një mbështetësi të pushtetit, që shante me emrat “malokë”, “shpellarë”, të “palarë”  e shumë epitete të tjera fyese protestuesit, përveçse tentonte ta ngushtonte gjeografinë e protestës në një zonë të caktuar, përçoi tek unë një lëndim të skajshëm. Një vlim gjaku ndjeva të më hipë në kokë por e lashë. “Budallenj e racistë ka kudo, edhe në vendet më të zhvilluara ”-thashë me vete. E thotë edhe Elisa shpeshherë.

Por, pak më vonë, iu ktheva edhe një herë atij postimi, më mbeti në mendje. Thashë të shoh si ka shkuar. Për mërzinë time, ai ishte komenti më i pëlqyer, kishte marrë mbi 35 like.

“Ku po shkojmë kështu”- mendova me vete. A po ndahet në mes vetes Veriu dhe Jugu me një urrejtje në rritje dhe kush po e ushqen këtë urrejtje?

Para ca ditësh pashë edhe  një shkrim të një gazetari të njohur në Shqipëri, Mustafa Nano, që thoshte në titull: ”Sikur Shqipëria të kishte vetëm përmetarë punët do të ishin më mirë”. Nënteksti i kësaj interviste, që dukej sikur kishte në fokus përmetarët e mirë, në fakt shkëlqente me urrejtjen ndaj të këqinjve, malokëve, shpellarëve, tropojanëve, laçianëve etj etj. Por, duke ndriçuar të mirin del në pah vetë i keqi. Nuk mundet të flasë kaq hapur sa ai komentuesi në FB, do e kamuflojë pak urrejtjen.

Gazetari që e shkruante është një  njeri afër të majtës jo aq shumë për parime por, siç e shpreh vetë ai, e urren shumë Sali Berishën dhe pasuesit e tij.

Burri i ambasadores shqiptare në USA i kishte quajtur protestuesit “talebanë” në një koment në FB. Dihet se në çfarë zonash veprojnë talebanët, ishte një eufemizëm për “malokë”, shpellarë…

Kërkova online hartat elektorale të Shqipërisë. Janë ndarë si me thikë votuesit. Opozita veriun e Pushteti Jugun.

Image

Kërkova një Ministër nga veriu në Kabinetin Rama. Prej  Tiranë e sipër. Gjeta vetëm gjeneralin Sandër Lleshajn. Vetëm një për be!

“Edhe ky i gjetur me qëllim”- mendova, t’iu hyjë në dru e gaz të vetëve. Mu kujtua libri i famshëm “Nata” i shkrimtarit  Elie Ëiesel që përshkruan sesi shefat hebrenj të caktuar në kampet e përqendrimit ishin më të zinj se nazisti më i keq.

Image

Zgjedhja e dy Ministrave nga Kosova është hipokrizi. Kosova sot për sot është shtet më vete. Nuk quhet veri i Shqipërisë. Ajo është bërë me qëllime të caktuara ambicioze të Kryeministrit për të qenë Kryetari i Shqipërisë së Bashkuar me Kosovën.

Vazhdojmë më tej.

Dje, Kryeministri i Shqipërisë thirri një konferencë shtypi me gazetarë për protestën e pardjeshme. Doli i përçudnuar, filloi përqeshjet. Frymëmarrjen e kishte të rënduar sikur sapo kishte përfunduar garën e maratonës. Fjalët i nxirrte me ndërprerje e pauza, për të theksuar mllefin, si asnjëherë. Sytë i lëviznin si bishës së plagosur. Toni i fjalimit pambarim ishte ai i një shefi burgu ndaj të burgosurve. Interpretimi aktorial ishte manual për një dhunues aspirant, një diktatori verbal.

Por në funksion të këtij shkrimi do mërrem vetëm me dy fjalë të tij. Fjalët që kam në fokus janë: “fejsbuki” dhe “qimi”. Për hir të së vërtetës, dje nuk e dëgjova fjalën “qimi” por e ka përdorur aq shumë sa të gjitë e njohin.

Fejsbuki është trajta e shquar e rrjetit social të njohur, që, në gjuhën shqipe letrare lexohet “fejsbuku”, pra me mbaresën u dhe jo i. Ndërkohë, emri (fjala) “qimi” është shkurtimi i emrave Ndriçim ose Shkëlqim  dhe shkruhet e lexohet me shkronjën Ç, pra Çimi.

Të dyja këto fjalë (emra) në zona të caktuara të Veriut të Shqipërisë dhe në të gjithë Kosovën lexohen siç i përqeshi Kryeministri. Pra, mbaresa mashkullore e çdo emri është i dhe shpesh ç-ja ngatërrohet me q.

Kush je ti që tall 3,000,000 shqiptarë?! Çfarë përçarësi kemi Kryeministër? A e din që je motivuesi më i madh i çdo racisti  me këto që shkruan dhe thua?

A e di ti zoti Kryeministër që mospasja e asnjë Ministri nga veriu do të thotë që i gjithë veriu është i margjinalizuar për të marrë një vend në administratë?! Që i gjithë biznesi i veriut është i margjinalizuar nga tatimet e nga tenderat, që zona më e varfër e Shqiptarisë po bëhet gjithnjë e më e varfër? Që më shumë sesa nga varfëria e saj lëndohet nga përqeshja arrogante e një Kryeministri të papërgjegjshëm? Që nuk mund ti kërkosh logjikë  dhe norma demokratike një popullsie që i ka shkuar thika në palcë e ti i thua “Mos bërtini malokë e injorantë”?!

Zoti Kryeministër, mbajeni gojën. Histeria raciste që ju mbillni po e çon këtë vend drejt konfliktit civil më shumë sesa varfëria, skamja e krimi. Veriu i Shqipërisë është pjesë e këtij shteti dhe të ka Kryeministër. Ai pret prej teje më shumë dashuri, më shumë mirësi e mirëkuptim. E, nëse u jep dashuri ata ti falin të tjerat. Është një popull i lënduar në gjithë historinë e këtij shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Unis13/05/2019 21:03

Jua them me sinqeritetin me te madh , te pakten nga cfare kam vene re ,
Ka nje ndasi te papare ; veri dhe jug ,
Ka nje siklet me te madh,
Jugu nuk e shfaq hapur , por pasojat jane keto, dhe e dini ju qe rama po e perdor si politike te tije zgjedhore kete? Ndasine dhe rracizmin veri jug , dhe e dini ju qe jugu per asgje tjeter po vetem nga urrejtja qe ka per veriun , voton PS?
Eshte e vertete jane me shume ne numer keta te fundit , se te rinjte e veriut iken jasht , te gjithe!
E dini si i tha gjicit per kukesin?
Ma merr kuksin me cdo kusht tjua ul hunden malokve !
E pate si e poshteroi Dibren?
Te njejten gje do te beje dhe ne Mat.
Kjo ndasi na ka perndjekur per 100 vjet dhe do na perndjeke dhe 100 te tjera !
Dhe per te gjithe kete kohe ne nuk do shohim hajer kurre

E PERSEKUTUARA 13/05/2019 16:28

E lexoj ket shkrim, Erl, e me vjen keq se si ka mundesi qe akoma edhe mbas 29 vjet qe kane kaluar nga shembja e regjimit te tmerrshem diktatorial, jeni te perulur e te frikesuar. Mire qe gjate regjimit i sherbyet me sa kishit mundesi, ketyre kermave,duke spiunuar njerezit tuaj, qe ju priten e percollen ne mes te Tiranes, po sot nga se keni frike? Si i thua ti qe " nese ju jep dashuri, ju ia falni te gjitha???" Cfare fal ti. Kush je ti qe fal e flet ne emer te njerezve mendje ndritur, trima te veriut ne kete menyre? Vetem keshtu nuk tregohesh malesor ashtu si duhet te jesh. Me vjen shume keq, por duhet te lexoni trimerite e atyre krahinave veriore, siodmos te atyre te matan kufirit, e duhet te mesoni nga trimerite e tyre, e jo t;u peruleni e ti sherbeni ketyre xhuxhmaxhuxheve jugore, qe e kane cuar kete vend ne zgrip e ska gje qe i ben derman me.

Popo13/05/2019 15:55

O figure po pse ky shkrimi qe ke bere ti eshte bashkues, turp per ty, turp per ramen nese ka ate mendje e turp per te gjithe ata qener e zagare qi i fryjne percarjes se ketij vendi. Po boll jemi ndar e percar o ju qifsha robt te gjithe percaresve....:

Velca dhe Ura e vajgurit13/05/2019 15:26

Eshte nje realitet qe flitet cdo nate, ne cdo familje.
Zgjidhje a ka?
Fatkeqesisht po.
Shtet fedarate, ose dy shtete.
Vetem ne keye menyre zona I operative do te marre ate qe I takon, Kurveleshin.

Gramoz13/05/2019 14:53

Veriu perfshi sigurisht edhe Kosoven, eshte ADN ja e kombit shqipetar, kjo gje nuk mund te thuhet me siguri per jugun qe pati meriten kryesore per perhapjen e koleres se kuqe, pasojat e komunisteve po i vuajme edhe sot me qeverine e bijve dhe nipave te morrave te kuq, qe e kane te shkartisur gjakun shaiptar me lloj e soj rracash por kryesisht me bastardet Rus e kinez. Eshte normale per keta gjakprishur qe te kerkojne edhe coptimin e Kosoves, bashkimi natyral i Kosoves me Shqiperine, automatikisht maloket e jugut i ben pakice, ndaj edhe kur Doktor Berisha ndertonte rrugen e bashkimit te Kombit, qenef zorraxhiu edvin kristaq bajga e quante rruga e asgjekundit!

Lorne13/05/2019 14:30

Edhe ministra drejtesise eshte nga puka.

Populli13/05/2019 13:52

Une jam jugor por kam respekt te vecante per karakterin burreror dhe besen e veriut...

Shto koment

Denonco