Shqipëria proteston, qeveria krihet (ditari i Elisës)

Shqipëria proteston, qeveria krihet (ditari i Elisës)

Nga Gerina Mullaj - 12/05/2019

Sa herë shoh kryetarin tek marshon rrugës për tek makina e errët që e çon në Surrel kur ka protesta, ndjej një boshllek në stomak, në kryeministri, në selin e partisë tonë bojë zymbyl. Une i ndjej të gjitha për shkak se këto ngjarje më kujtojnë filmat e mi të preferuar dhe kam mall. Këto protestat janë të mërzitshme por jo aq sa seancat parlamentare, sidomos tani që iku opozita.

Të paktën nëpër protesta shohim pak aksion, njerëz që helmohen, verbohen, arrestohen, dhunohen, nga policët tanë qe mbrojnë interesat e pakicës. Shqipëria digjet ne krihemi se pamja ka rëndësi. S'ka rendësi realiteti por ajo qe duket si realitet permes propagandës. Por skena ime e preferuar është kur vërshon uji nga ne të pastrit, të krehurit, të hekurosurit drejt qytetarëve te pistë e të lodhur nga varfëria, po këta se kuptojnë që ai është ujë i bekuar kur del nga një vend akoma me i bekuar: kryeministria.

I bekuar është vertete ai vend që mban atë kryetar që na pasuroi në emër të popullit. I kam qejf filmat aksion prandaj i propozova të madhit që ta shndërrojmë vendin në një serial ndodhish që ndodhin vetëm nëpër filma ose në diktaturë; edhe Veliaj po fillon të bëjë filma për të rritur duke puthur në buzë ç'ti dal. Mua më pëlqejnë filma për të rritur. Të paktën grabitjet, hashashi, vrasjet më rikthejnë nostalgjinë e kohës kur shikoja shumë filma. Kryetari u tregua aq zemërmadh sa ma realizoi dëshirën dhe e bëri filmin realitet shqiptar.

Ndodh që protestat e largojnë rilindasin tim me një vendosmëri të shtirur që ja fsheh frikën, drejt kështjellës së tij që e bëri me para emigracioni. U çudita edhe vetë kur e tha. Edhe mua që jam adhuruesja e tij e parë më zhgënjeu ajo gënjeshtër aq e pagjetur. Ai gjithmonë gënjen bukur, nuk e di ç'pati para studentëve që ju bllokua talenti i demagogjise. Nervozizmin e tij ja kuptoj kur i shpërfaqet në fytyrë sa herë ndjehet i zënë në çark. Është aq i madh sa ja del të fsheh burrshkurtësinë e tij me një çehre sigurie e moskokëçarjeje sa herë që s’ka nga t’ja mbajë. E kam vënë re këtë kur fliste me studentët, kur akuzohej për aferen e Unazës, kur u akuzua për tradhëtinë bashkëshortore që i bëri Kosovës duke flirtuar me dashnoren Serbin, kur e akuzuan se gënjeu për negociatat, kur dalin gojët e liga e thonë që përdorim gaz se kemi rënë si shtet, dhe tani kur ndjehet i rrëzuar nga mijëra njerëz që i kërkojnë të largohet.

Ai e fsheh trazimin e del kryepërpjetë jo këmbëpërpjetë siç e akuzojnë se rri në zyrën e Ruçit, ashtu rri veç për foto; del i qetë, i sigurt, stoik, i fort, qëndrime këto që i kanë vetëm fytyrat e të mëdhenjëve, Ismail Qemalit, Skënderbeut, Pashko Vasës, Jeronim De Radës. Unë nuk e kam iden ç’qëndrim kanë patur ata por s’ma rrok mendja të kenë qënë më të mëdhenjë se sa shefi im që është i madh mbi të madh. Rrallë ndodh që e humb qetësin e bën si palaco kur ja provokon inteligjencën e shtirjes ndonjë gazetar i guximshëm e i rrallë, e për të mos zbuluar veten ai ka kohë që i ka rënë në të se duhet të blerë mediat.

Edhe Sonila që ka flokë të bukur, veshur ashtu me të bardha u duk sikur me mposhti për pak kur filloi të merrej me thelbin ndërsa unë flisja si robot duke mbrojtur derivatin e Skënderbeut, kryetarin tim. U përfol që ajo ma mblodhi me pyetje të cilave unë nuk iu përgjigjesha dot, punë e madhe, neve nuk na intereson thelbi. Nëse do merresha me thelbin s’do isha tani këtu ku jam, në fron, në krahë të korifeut. Për të merituar këtë post duhet të merrem me sipërfaqen edhe unë, ashtu siç bëri Arta Marku që për pak desh tha tek Eni Vasili: Kryetar mos u shqeteso, më zgjidh sërish mua se nuk do bëj detyrën time. Se detyrën në qeveri e fiton nëse bind kryetarin që s'ke pë ta bëre detyrën.

Kur mbuloja zonën e Kolonjës ndodhi që rastësisht, padashje më foli një grua për problemet e zonës, as vetë nuk e kuptoj si ndodhi kjo se unë një herë në katër vjet dukem nga ajo zonë, por ja që më kapi e më tha: Zonjë çpo beni për këtë zonë. Jemi në pikë të hallit. Kur do i hidhni sytë nga ne?

Që atëhere mora lemerin e i kërkova të madhit të më heq nga ai post me përballje njerëzish që guxojnë të ngrenë zërin, se ata i drejtohen diçkaje të cilën unë nuk e kam: ndjeshmërisë time.

Po ke të ve? tha ai mes mobilieve të rënda e pompoze të zyrës së tij. Askush nuk ka ndjeshmëri nga kabineti im qeveritar.

-Ver një komedian të paktën të kompesojmë mungesën e ndjeshmërisë. Mirë që s’ju japim punë, rrugë, shëndetësi, por të paktën t’ju japim humor. –Po të gjithë komedian janë këta o burr. Kur më tha 'o burr' i thash vetes: Elis ke arritur në stadin më të lart të karierës tënde , ke arritur majën e Olimpit.' Ka shumë burra që nuk e meritojnë të quhen të tillë, ndërsa unë u quajta o burr, edhe Braçja do më kish zili.

–E kam fjalën në profesion, merr ndonjë aktor nga portokallia.

Nga Kolonja kanë dalë ca njerëz që janë kundër meje kështu që ajo zonë një komedian meriton, po po, mirë thua Elis.

-Po shumë mirë o Skënderbeu im, ky popull është naiv kur na drejtohet ne për hallet e tij, pse ç'punë kemi ne me këto halle, që të merremi me to duhet të kemi vullnet e ndjeshmëri, por harrojnë ata vallë që pikërisht për shkak të mungesës së ndjeshmërisë jemi në këto karrige? Pse Çfarë jemi ne? Një çerek Krisht, një gjysëm Robin Hud apo një Albin Kurt i plotë? Asgjë.

Ashtu i thash dhe ashtu bëri rilindasi im.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco