Data vjet, muaji sivjet..., viti kur të ikë Edi Rama!...

Data vjet, muaji sivjet..., viti kur të ikë Edi Rama!...

Nga Bledian Koka - 30/04/2019

Nga Bledian Koka

Edhe njëherë, dështimet e Edi Ramës nuk janë gëzim për atë që kundërshtojnë sundimin e tij. Plaku i Surrelit, e pa me sytë e vet para syve të të gjithë shqiptarëve se era e tij si gaztor i oborreve europiane ia mbërriti në në limit. Edi Rama nuk bën pjesë më në axhendën e Berlinit, e sidomos të asaj që ka në tryezë Anxhela Merkel. Seksioni shqip i Deutche Welle-s bënte vështirë që të fshihte dështimin me editimin e njëpasnjëshëm të një vrasje të paralajmëruar politike të Edi Ramës në Berlin. Butafori bajate e Edit të Surrleti që të refuzoi të jetë “qytetari nderi” i Ramës së Dibrës ishte edhe preludi i dëshpërimit pa ngushëllim të qenit të rrahur keq në Berlin.

Edhe njëherë, zgjidhja për ti dhënë dërrmën kalbësirës politike me termin e fëlliqur “Rilindje” duket se do të vijë nga stuhitë që nuk i krijuam dot ne që ishim këtu. Por ani, më mirë vonë se akoma më vonë. Me zukatjen e përshpirtshme të një frymarrje të rënduar, Edi Rama doli para shqiptarëve duke iu hakërryer gjithëkujt se negociatat për Shqipërinë, do të celeshin gjallë-vdekur në verën e këtij viti. Por ndërsa me shqiptarët e ka zgjidhur talljen e menderes duke treguar përrallën bajate të falleve të Monikës, me Angela Merkel këto pirueta nuk pinë ujë. Angela Merkel e di mirë, që Edi Rama është tutori që mbron interesat e bandave kriminale ndërsa shkel të drejtat e shqiptarëve.

“Bundezkanzelaren” e di më mirë se të gjithë se shkaktari i 400 mijë azilatëve shqiptarë të gjithë Europën, është i njëjti që e ka kthyer Shqipërinë kopështin e Edenit të oligarkëve rolling hillsa. Prandaj dje Edi Rama mori brrylin (jo Brodway) si përgjigje për kërkesën e tij të çeljes së negociatave. Edhe pse Edi Rama i hoqi çitjanet dhe atletet, ai nuk e fsheh dot sharlatanizmin. Edhe pse kryeministri nuk përdori të bardhën për një ditë, ai nuk e fsheh dot faqjen e zezë të një Shqipërie që në 4 muaj ka regjistruar 29 vrarë. Më “mirë” se kaq me shumë gjasë kanë prodhuar vetëm bombat e zeza të terrorizmit në Sri Lanka.

Shqipëria po shkon drejti vitit të 5 që nuk arrin të bëjë asnjë hap më tej drejt BE-së dhe për këtë për njëherë të vetmë nuk është faji i hezitimit të Brukselit, por nën akuzë është sundimi i Beut të Surrelit. Mesazhi i Berlinit dhe Parisit duket i qartë tashmë, datën na e dhanë vjet, muajin e përcaktuan sivjet ndërsa viti mesa duket do të jetë kur të ikë Edi Rama!. Në këtë pikë, shqiptarët janë thirrur në kauzë. Tashmë është në dorën e tyre nëse duan të integrohen në Surrel apo në Bruksel. Është në vendimin e tyre eksluziv nëse duan të jenë qytetarë të barabarët të Europës, apo sherbestarë të dorës së tretë të Rilindjes. Përpëplitja e Edi Ramës për bërë të siguruar fotot-pasqyrat e zakonshme nëpër kordioret e europës e për t’ia treguar “indigjenëve” që sundon ka dështuar deri në banalitet. Figura qesharake e një mjerani politik që nuk e qas askush qoftë edhe në ceremonialin e “family-portrait” post-samitit, nuk ia vlen më as të shkruash për të.

“Edi Rama is a disaster”-përfundonte kështu sinjalizimi i një kabllogrami diplomatik që mbërriti në Tiranë menjëherë pas përfundimit të Samitit të Berlinit, mbarimi i së cilës për Kryeministrin e Shqipërisë ishte zgjimi nga një ëndërr e keqe, por që për fatin e mirë të shqiptarëve është realitet.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jon01/05/2019 16:52

Po as emrin Deutsche Welle nuk mundesh me e marr te sakte ne internet?

qytetar01/05/2019 10:28

Gazetari me çfarë lexova, nuk ka bërë tifozëri për ndonjë parti por me fakte e arumenta ka kritikuar qeverinë Rama.
Tifozëri të sëmurë militantësh po bën ti more Genc e ti je jo për tu dhimbsur, por për tu lyer me bojë të zezë si Rama.

Ajo30/04/2019 23:01

Foli perseri politologu Koka. Pasi paralajmeroi “ urraganin” Majko qe do te rrezonte knockdown jo vetem Ramen , por do largonte njehere e mire edhe Bashen nga politika, si perfaqesues i establishmentit te vjeter ( ne fakt i buzeqeshuri Majko sapo ka hyre ne politike ), por per cudi “ te madhit” Majko si ka mbetur as nami as nishani! Por “ analisti” Koka nuk shqetesohet aspak, vazhdon me vendosmeri te na “ ndricoje” per te kuptuar ne vdeketaret e thjeshte prapaskenat e politikes shqiptare. Pasi volli vrer sa mundi ndaj Bashes, sigurisht duke share edhe Ramen ( kjo i duhet te na binde se sa i drejte dhe parimor eshte! ), tani na doli se “ mesia” e politikes shqiptare dhe shpetimtari i saj na qenkerka Patozi dhe partia e tij fantazme Bindja Demokrate!!! Une nuk kuptoj se si nje portal kaq i lexueshem si Syri.net lejon te shpalose teorite dhe mendimet e shkaperdredhura te Bledian Kokes, i cili nuk e di pse e urren kaq shume Bashen, por kjo urrejtje po e kthen jo vetem ne pabesueshem, por edhe ne qesharak! Ndaje mendjen Bledian dhe na thuaj se cili do ta “ shpetoje” Shqiperine, se cdo dy jave na sugjeron nje lider te ri, por ama asnjehere ne “ analizat” e tua te thella nuk del as si faktor i dores se dyte opozita e bashkuar dhe PD- ja. Basha ( larg qofte ) jo e jo!

Genc30/04/2019 20:47

Se si mund te jete nje qe i thot vehtes gazetar nje njeri kaq tifoz politik per nje parti nuk mund ta shpjegoj.Me dhimbsesh Bledian.

Shto koment

Denonco