Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Komediani që nuk u bë dot kurrë Kryeministër

Komediani që nuk u bë dot kurrë Kryeministër

Nga Enton Abilekaj - 27/04/2019

Nga Enton Abilekaj

Ditë shiu. Njerëz me çadra dhe pa çadra larmojnë në sheshin e Elbasanit, ku një folës me xhup jeshil, me mikrofon në dorë sundon skenën me mjeshtrinë e një Showman-i.

Qeshin, duartrokasin. Ai e ndërpret fjalën për t’i respektuar ata që po e adhurojnë.

Pastaj rifillon me batutë që të shtojë të qeshurat dhe duartrokitjet, por asgjë.

Nuk qëlloi këtë herë, hidhet me vrap tek serioziteti që të justifikojë dështimin.

Kur të qeshurat rifillojnë, në fytyrën e tij rikthehet shprehja e vetëbesimit; pak buzëqeshje ironike, lëvizje e pakontrolluar e syve dhe një ngacmim më dikë nga turma.

Performancë e pakrahasueshme. Një “One Man Show” apo “Stand up Comedy” që, megjithëse sundon me hir dhe me pahir sheshet e qyteteve prej 6 vjetësh, ka ende pjesëmarrje, vëmendje dhe ndjekës.

Nuk është një komedian mediokër që tenton të shkojë në krye të shtetit, është një kryetar qeverie që kërkon të shkojë në krye të Komedisë.

E çuditshme, e rrallë, por e vërtetë. ..

Nuk është çudi që ata njerëz që nuk përfitojnë dot nga 3 ditët e pushimit për t’u larguar në fundjavë, nuk kanë para për të dalë as gjysmë dite nga qyteti, nuk kanë as kinema as teatër as estradë, dynden aty për tu englendisur falas me shfaqjen e njeriut më të ngeshëm të këtij vendi, Edi Ramës.

Ne dhe ata janë personazhet kryesore të spektaklit të humorit në shesh.

Personazhi “ne” është pozitiv, personazhi “ata” është negativ.

Ndonjëherë personazhi pozitiv ndërron emër, “ne” bëhet “unë”, negativët mbeten “ata”.

Ndërsa ai flet dhe përpiqet që me aftësinë e kufizuar për të bërë humor të bindë njerëzit, mendja të shkon vite më parë, atëherë kur ky komedian në tentativë, ishte në ditët më të zeza politike.

Ishte viti 2011, kur botonte librin “Kurban”.

Sapo i kishin marrë me procedurë fitoren e Bashkisë së Tiranës, miku dhe mentori i tij Koço Kokëdhima po e quante publikisht të paaftë për të ardhur në pushtet, ndërsa glorifikonte kundërshtarin e tij të majtë, Ilir Metën.

Megjithëse nuk ishte fajtor për situatën, nuk ishte vetëm Kokëdhima që mendonte se ai nuk do të arrinte të bëhej kurrë Kryeministër.

Ishte një dyshim i përhapur që iu shndërrua në presion dhe më pas në obsesion. Derisa u dorëzua, ndërmjetësoi me Ilir Metën, firmosi marrëveshjen e 1 prillit dhe ardhi në pushtet.

Dukej si bast i fituar, përkundër skeptikëve, Edi Rama do të bëhej kryeministër.

Fiks 6 vjet e 26 ditë pas 1 prillit të famshëm, aty në shesh, ai vetë, po aq i gjatë, pak më i moshuar – jo domosdoshmërisht më i pjekur, ka njoftuar një takim si Kryeministër.

Shoqërohet me gardën si Kryeministër, me makinat shtetërore si Kryeministër, me televizionin që paguhet me taksat e shqiptarëve si Kryeministër, me drejtorët rajonalë që e rrethojnë si Kryeministër.

I ka të gjitha që i duhen për t’u quajtur Kryeministër, përveç punës, mendimit dhe komunikimit.

Në mes të sheshit, përballë kamerave, është ai që i ndan njerëzit në “ne” dhe “ata”, shan kundërshtarët, deputetë, pedagogë, student, votues.

Stigmatizon jetën personale të gjithkujt që e kundërshton apo e kritikon.

Kur flet për krizën politike thotë “Artisti dhe Fallxhorja të rrinë jashtë zgjedhjeve, ne do fitojmë 61 bashki.”

Kur flet për shqiptarët që largohen thotë “Do bëjmë aeroportin që të vijnë çunat e Kukësit nga Londra sa më shpesh”. E ka fjalën për ata çunat që ikin 16 vjeç për t’u rekrutuar nga bandat e shpërndarjes së drogës dhe përfundojnë në burg me jetë të shkatërruar.

Kur flet për krizën ekonomike në një qytet të mjeruar ku të rinjtë ikin ose u dorëzohen bandave lokale për të mbijetuar, thotë që “Belshi me turizmin do rregullojë Elbasanin”.

(Aty gjen rastin të bëj humor me gropat e rrugës që ka rregulluar: Erjon Braçe do humbiste në ato gropa).

Kur flet për krimin që sundon qytetin, premton se do ta luftojë në të ardhmen, ndërsa ka 6 vjet që e stimulon me para dhe pushtet. Për ndotjen nuk flet se ka çuar inceneratorin klientelist për ta helmuar përfundimisht zonën.

Ai që flet në mes të sheshit, është një njeri që ka 6 vjet në pushtet, por asnjë ditë nuk u bë dot Kryeministër. Nuk foli asnjëherë për të gjithë shqiptarët, taksat e të cilëve i administron prej 6 vjetësh. Që kur mori pushtetin deri sot, vazhdon t’i ndajë shqiptarët në “ne” dhe “ata”. Me stilin e një komediani që nuk u bë dot Kryeministër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

coli29/04/2019 09:51

Duke lexuar këtë shkrim të këtij gazetari ku shoh se ai e përshhkruan me realizëm të keqen e madhe që i ka ardhur Shqipërisë nga qeverisja e Ramës, mu kujtua që e pata dëgjuar këtë zotërinë që të debatonte me Bashën duke i thëne se edhe ju i keni manipuluar votat.
Ndërkaq nëse për Ramën ka fakte konkrete jo të manipulimt por edhe të blerjes së votave me para droge, kërcënimit të votuesve nga bandat kriminale të trafikantëve, e deri në thirrjet publike policëve që të heqin kapelet e të mbledhin vota për te, nuk është as Abilekaj e asnjë gazetar tjetër si ai që bëjnë "të pamvarurin" duke akuzuar njëlloj gjithë politikanët, që të argumentojnë me fakte se kur e si i ka "vjedhur" votat Basha.
Nuk ka asnjë fakt që ndonjë deputet i PD apo antar i kryesisë së saj, ministër apo kryetar bashkie, që të ketë pasur lidhje me ndonjë tbandë trafikantësh të drogës së Lazaratit e me ato para të keë blerë vota.
Ka kaq vite që Rama e mediat e tij, quan si "vjedhje" të votave nga Basha, rinumërimin e e tyre të hedhura gabim në kutitë e votimeve, në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Ishte kërkesa e PS që të rihapeshin kutitë e të rinumëroheshin votat, e nga ky rinumërim, doli se ngaqë nuk e kishin fortë të kjartë votuesit se ku duhet ti hedhin fletët e tyre të votimit, kishin gabuar edhe në favor të Ramës. Deri edhe presidenti Topi, kishte hedhur në kuti të gabuar votën e tij për partinë socialiste.
Si përfundim , jo vetëm KQZ por edhe Kolegji Zgjedhor, pra Gjykata e lartë e zgjedhjeve, vendosi që ti numëronte edhe votat e hedhura në kuti të gabuara..
Disa muaj pas kësaj, u ra dakord nga të gjitha partitë që në zgjedhjet e ardhme të veprohej në raste të tilla , ashtu siç u veprua .
Pra i vetmi "dyshim" për "manipulim" votash për Bashën, ka qenë ky rast që përmenda, kur në fakt u korigjua një numurim i padrejtë që ju mohonte votuesve të drejtën e votës.
Përse pra Alibekaj e gazetarë të tjerë bëjnë krahasime për ti bërë njëlloj të gjithë politikanët vetëm nisur nga përceptime subjektive pa qenë në gjendje ti ilustrojnë me fakte ?
Një tjetër abuzim mediatik në krahasime subjektive e të pavërteta, është edhe pretendimi se Basha u zgjodh kryetar i PD me votime të manipuluara , akuzë kjo e ngritur nga gazetari Patozi që i dilte në mbrojtje kolegut të tij gazetar, të ndjerit Olldashi, që kandidoi kundrejt Bashës. Edhe mund të ketë pasur ndonjë parregullsi të vogël ne ato zgjedhje, por ama rezultati ishte me një mazhorancë shumë të madhe për Bashën..
Aktualisht shihet kjartë se jo vetëm elektorati i PD, por edhe dhjetra mijëra shqiptarë bile edhe socialistë të zhgënjyer nga Rama, mbështesin në protesta Bashën e nuk kemi dëgjuar që të dalë në protestë ndonjë grup i Patozit, që të garojë njëkohësisht si opozitë me Ramën e Bashën.
Ndërkaq të gjitha gazetat shqiptare, kanë në qendër të komenteve të tyre e bile intervistojnë me zell Patozin, pothuajse njëlloj si Bashën.
Në mënyrën më absurde e më qesharake, Patozi si lejtmotiv të "opozitës" së tij, ka vënë luftën kundër kryetarëve të partive, pasi sipas tij duheshkan vlerësuar nënkryetarët. që mbështetn nga qoftë 4 mijë votues e jo ata që mbështeten nga qindra mijë

Studenti28/04/2019 15:21

Nuk është komedian ai. Njerëzit që e dëgjojnë "qeshin" që të mos humbasin punën. Ai as palaço nuk është. Është thjesht një batakçi me shpirt krimineli.

Askushi 27/04/2019 23:34

Komediani nuk u be kryeminister , por gangster eshte ama, fatkeqsisht...

lymi27/04/2019 23:33

mos boft hajer ai tos qorriqi e pruni ket palaco prej france

Loni nga fieri27/04/2019 23:14

O miku im po ne keshtu jemi mesuar me zgjedhe ne qafe dhe samar ne kurriz ,Ne mirremi me lapsuset e Bashes,ere e more veshe e beri gafen Basha ,kur I thua ore kryeministri Ka dale me hallate ne shesh te thone e ska gje Ka jeten e tij private,e ja keta jemi ne qe nuk kerkojme prosperitetin por batutat pa kripe te ketij km pafille

Elbassnasi27/04/2019 21:50

Bravo z.Enton,
Ky maskara keshtu ka vepruar duke diskutur per “ne e ata”, ai duhet shporrur ka mbjellur te keqen.

RAMAZANI27/04/2019 21:02

KOMEDIAN, PO E VLERESON SHUME. ESHTE VETEM NJE LOLO RRUGESH.

Hermes27/04/2019 20:23

Nje shkrim mjaft I goditur dhe me kurajo qytetare. Kete shkrim we se bejne dot politikanet opozitaret injorante dhe po hajdute si keta mbasi Jane gatuar me te njejtin canak

Shto koment

Denonco