Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Sandër Lleshi, thirri mendjes

Sandër Lleshi, thirri mendjes

Nga Nikoll Lesi - 15/04/2019

Sandër Lleshi është një ish-gjeneral ushtarak, mirditor nga origjina. Ata që e njohin, flasin për një njeri korrekt, i pakorruptuar dhe besimtar në Kishë.

Por duke parë këto javë, kur nën drejtimin e tij hidhet gaz lotsjellës, helmues, mbi njerëzit që protestojnë, ku ka gra, fëmijë, madje edhe gra shtatzëna, të ndryshohet perceptimi për të, siç mundohen ta përshkruajnë disa kolegë gazetarë katolikë, si Agron Gjekmarkaj etj.

Sandri mund të jetë skrupuloz si një ish-ushtarak që është edukuar ndër dekada në ‘luftë me armikun’, por ai duhet të kuptojë se protesta mbetet një e drejtë njerëzore e gjithsecilit, madje ndonjëherë edhe duke e kaluar cakun e ligjit, kur shpirti të vjen në majë të hundës nga varfëria apo nga padrejtësitë e pushtetit të radhës.

Ende kam disi bindjen, personale, se Sandër Lleshi duhet të jetë akoma ai që më ka përshkruar me nota idilike, Agron Gjekmarkaj, kur nuk po e mbështesja në fillim në kohën e dekretit të presidentit Meta. Asokohe u ndjeva keq prej përshkrimit të gazetarit të njohur, Gjekmarkaj dhe ndryshova qëndrim.

Por kur shoh gazin helmues që hidhet nga policia e garda, dhe gaz helmues, pasi kam plot oficerë miq ndër radhët e policisë, të cilët me thonë nën zë se ‘është jashtë normales nga ai që përdoret jashtë shtetit, është gaz shumë i rrezikshëm’. Fill pas kësaj, që ma pohojnë oficerë të lartë, fillon e më ndryshon mendimi që ma nguliti Agron Gjekmarkaj për Sandër Lleshin.

Nëse beson në Zot, ky njeri me emrin Sandër Lleshi, duhet të ndalojë urgjent përdorimin e gazit helmues, duhet të ndëshkojë ata që e kanë përzier me lendë kimike helmuese jashtë çdo norme botërore si dhe t’i thotë kryeministrit: Ndal, Beg se ka hendek! T’i thotë t’i thërrasim arsyes pasi nuk mbahet pushteti me dhunë e gaz!

Edhe një gjë, Sandër!

Për hir të detyrës tënde si ministër, për hir të Besimit në Zot (nëse e ke akoma), në emër të çlirimit të ndërgjegjes, por mundet edhe si katolik (po ka mbetur ndonjë gjë te ti si katolik) duhej të më telefonoje pas incidentit të dhunshëm të policisë me mua ditën e shtunë, ku tashmë dihet se nuk kisha asnjë faj.

Thjesht më njohën si Nikoll Lesi, si njeri antiregjim. Unë nuk kam thënë dhe as nuk e them, me bindje, se policët kishin urdhër nga Ju apo zoti kryeministër, por është fryma nga lart që zbret te militantët, ndër radhët e policisë, e që bën të keqen e madhe të konfliktit të pushtetit me median e lirë.

Fryma antimedia, e kryeministrit, mbetet më e rrezikshme se sa po të ishte dhënë urdhri direkt se ‘goditeni Nikoll Lesin!’.

E fundit, Sandër Lleshi!

Jeta vazhdon me ty apo pa ty, ministër. Me mua apo pa mua në këtë jetë. Por duhet të mos harrosh se kryeministri të përdor dhe të hedh. Kur të mblidhet laku, që do të mblidhet, atëherë ai do të drejtojë gishtin: Sandër Lleshi ishte ministër, ai e bëri, ai të arrestohet!

Ndaj ato flokë të bardha, mos i lër të t’i nxijnë!

/Nga Nikolle Lesi-Botuar në Koha Jonë

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Daj Jaku15/04/2019 19:57

Llesh leshi e ka kapërcyer ylberin, këshillat nuk vlejnë më, tani duhet të veprojë drejtësia, krime kundër njerëzimit. Sa për "katolik" i shtrembët që mund të ketë qenë, ka dalë nga klubi që kur pranoi klubin e komunistëve anti Krisht e anti Allah.

krist15/04/2019 15:42

Lleshi,hyri ne ushtri,qe kur ishte akoma femije (kadet).Ne ushtri,ka qene herezi,te permendej Zoti-perendia,e jo me te kultivohej besimi ne te.Prandaj ky ushstarak gjate gjithe jetes,nuk i ka mbet fije ,jo katoliku,por as qe e ka patur ndonjehere ne mendje fene,apo katolicizmin.Cfare thote ai,eshte njelloj me fjalet e tjera,qe tha edhe per faktin,pse pranoi detyren.Po te ishte katolik,ai as qe do denjonte te ishte ne PS dhe rilindje,qe kane qene armiq te betuar te fese,natyrisht dhe te katolicizmit.

kuti 15/04/2019 14:07

Ky miku i kadaruse, eshte "me mungse rrudhash ne fytyre", ; keshtu shprehej kadare per nje personazh te urryer te tiji, ne nje nga shkrimet e tije; nje biçim shefi i kuadrit a sekretar partie; por kadaruja mungesat e rrudhave tek miqte e tije nuk i sheh, biles ja propozon kryellumit si njerez te zot e me dinjitet! Po meret vesh se sa dinjitet ka ky qenerali i shkrimtarit te modh, por te vockel si njeri! ....... Kur u hodh bomba e pare ne Hiroshima, Ajnshtajn, i pezmtuar tha: Edhe une e shtypa btonin e asaj bombe! Kurse miku i Lleshit as qe ja ndjen fare te thote nje fjale per njrezit e helmuar nga gazi, njesoj si kryeqelbesira shqiptare! Kesaj i htone te menderosesh ne pleqeri! Tung o baca Kadaru!

Loni nga fieri15/04/2019 13:49

Si shkoj ajo puna e policeve te plagosur ne proteste te pyesi ndokush Ralf sumen Gjonin se ai eshte ne brendesi te ngjarjes mase di gje dhe Rudi si lidere ardhshme e opozites se bajgave

vera15/04/2019 13:45

Sander Lleshi kerkoje vet denimin tand dhe zhduku nga kjo detyre nje sekond e ma shpejt. Eh,nese te duket vetja i zgjut fort rri rri ,mos ik!

tepelena15/04/2019 13:43

O niku, te ka thene agron gjekmarkaj, u krie; ku flet kunder nje katoliku agroni more, kurrrr!

Askushi 15/04/2019 13:13

Krimineli Leshi, i perket drejtesis. Te hedhesh helmin ne oren 6 te mengjesit brenda shtepive me baoret , me femijet, me grate, me nenat, me pleqt, kjo eshte orror. Nuk po diskutoj dhe banditizmin qe po perdoret ndaj protestuesve, por vetem kete ndaj banoreve te thjesht, te varfer., femijeve. Me dridhet trupi kur mendoj qe ne pik te gjumit, femija te thithi helmin e Leshit. Ai kete duhet ta paguaj. Drejtesija duhet te behet, me ligj apo pa ligj, me zote apo pa zote. Ate qe ai ja beri femijeve tek astiri, zoti tja beje 100 fish tek femijet e tij, dhe 1000 mij fish mbi trupin e tij.
Ky Lesh, po tregon figuren me te ndyre te njeriut.

shqiptar15/04/2019 12:52

Cilido "ushtarak i ndershëm", patriot shqiptar. që e do popullin e tij e është i gatshëm të luftojë për te, do të kishte dhënë dorheqjen jo më si ministër i mbrendshëm, por edhe si "këshilltar i sigurisë" i kryeministrit, duke parë se ky kryeministër e ka ulur në nivelin zero sigurinë kombëtare e tallet me gjuhë rrugaçërore me të gjithë qytetarët, politikanët, mediat deri edhe bashkëpuntorët e tij.
Nuk jam dakord me z.Lesi që e ngushtëson moralin qytetar vetëm tek feja katolike.
Nuk është e thënë se te jesh katolik, mysliman, ortodoks apo bektashij i devotshëm e detyrimisht të cilësohesh si atdhetar apo i moralshëm.
Është e provuar historikisht me fakte e personazhe publikë, që ka pasur besimtarë me përkatësi të këtyre feve që kanë bërë krime ndaj popullit të tyre por shumica ngelen si heroj kombëtarë për kauzën atdhetare.
Është një e vërtetë historike se klerikët e fesë katolike ishin objekti më i madh i të persekutuarve të diktaturës enveriste, por është paradoksale që disa shqiptarë të këtij besimi sot, e kanë vënë veten në shërbim të një diktatori të ri të PS, ish PPSH, persekutorëve të prindërve të tyre.
Nuk ka qenë e paqëllimtë joshja e afrimi i disa prej tyre nga Edi Rama.
Qëllimi ka qenë për ti diskretituar katolikët si feja më e emancipuar e kulturuar.me zanafillën më të herëshme në trojet shqiptare.

Skrapari15/04/2019 10:41

Me shume kulture i drejtoheni kapter Leshit. Nuk e meriton sepse ai eshte pergjegjesi kryesor per perdorimin e gazit helmues. Nga informacine te sigurta km eshte terbuar nga pjesmarja e demostruesve dhe ka dhene urdher i cili eshte zbatuar me besnikeri nga kapter Leshi. Edhe dicka tjeter komunistet mirditore jane nga me te felliqurit ne Shqiperi.

Shto koment

Denonco