Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

2 Prilli dita e heronjve të votës së lirë!

2 Prilli dita e heronjve të votës së lirë!

Nga Sali Berisha - 02/04/2019

Të dashur miq, sot Shkodra dhe mbarë Shqipëria përulen me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme të martireve të 2 prillit 1991, Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, të cilët 28 vite më parë ranë për tu bërë të pavdekshëm në protestën e tyre për votën e lirë.

Më 2 prill të vitit 1991 Ramiz Alia dhe klika e bllokmenëve hoxhist përgjakën me një masakër të vërtet Shkodrën, bastionin e antikomunizmit në Shqipëri dhe në Europë me gjakun e pafajshëm të qytetarëve të saj.

Në këtë masakër ranë për tu bërë të pavdekshëm anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Arben Broci dhe të rinjtë veprimtarë të PD-s, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka si dhe u plagosën mbi 87 qytetarë të pafajshëm.

Pas grabitjes së zgjedhjeve të 31 marsit, si për të festuar fitoren e vjedhur me gjakun dhe jetët e të rinjve demokratë, falangat e krimit të diktatorit të fundit komunist hapën me breshëri zjarr ndaj protestuesve paqësor dhe kryen në Shkodër një kasaphanë të vërtetë.

Sot pas 28 viteve përsëri ne demokratët dhe të gjithë shqiptarët që besojnë në lirinë dhe vlerat e saj protestojmë kundër pasardhësve të bllokmenëve hoxhiste, neobllokmenit Edvin Kristaq Rama, armikut më të egër pas Enver Hoxhës të votës së lirë të shqiptarëve dhe luftojmë për të njëjtat ideale për të cilat flijuan jetën martirët e Shkodrës.

Prandaj dhe kjo ditë, idealet dhe sakrifica sublime të martirëve të 2 prillit janë një kushtrim për çdo shqiptar që i beson votës së lirisë të vazhdojmë pa u lëkundur të gatshëm për çdo sakrificë për të përmbysur narkoshtetin e Edvin Kristaq Ramës dhe regjimin e tij të kakistokracisë dhe rikthyer shqiptarëve votën e lirë, si kushti me themelor për të patur një të ardhme që meritojnë.

Nderim përjetë martirëve të 2 prillit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi02/04/2019 18:12

Eh, ata u bene herronj, ata u vrane nga banda komuniste me plumb, qe sot edhte ne pushtet, ne parlament, dhe qe u tradhetuan, u tradhetuan ata dhe te gjithe shqiptaret anti komunist e liridashes. Pushteti erdhi nga PP- ja, ruajti kelyshet e tyre, ju dha pushtetin ekonomik dhe ate politk tadhme po vet eleminohet duke tradhetuar opoziten e vertet shqiptare te djathten e vertet. Fatkeqsisht sot jemi nd duar te neokomunizmit te bandave.

Shto koment

Denonco