Shembull i keq për rajonin

Shembull i keq për rajonin

Nga Oerd Bylykbashi - 19/03/2019

Të fitosh zgjedhjet me bandat e kriminelëve dhe 19 prej tyre t’i bësh deputetë, më pas kriminelët përdhunues vrasës e trafikantë t’i bësh kryetarë bashkish që të kontrollojnë territorin dhe zgjedhjet, ky është shembull i keq për rajonin.
‎Të mbjellësh me drogë të gjithë Shqipërinë, të përmbytësh me drogë Europën, të shndërrosh vendin në lavatriçe të parasë së drogës, ky është shembull i keq për rajonin.‎

Të kriminalizosh politikën me paranë e drogës, korrupsionit dhe oligarkisë, të blesh zgjedhjet dhe të kthesh shtetin në parti duke bërë presion mbi administratën dhe abuzuar me shtetin për të fituar zgjedhjet, ky është shembull i keq për rajonin.
‎Të kesh prova të regjistruara për shit-blerje vote dhe të pengosh hetimet me Prokuroren e Përgjithëshme të Përkohëshme që e ke venë me votat e tua, ky është shembull i keq për rajonin.

Të zhvatësh çdo para dhe pronë publike për t’ia dhënë oligarkëve që të financojnë, ky është shembull i keq për rajonin.
Të kapesh sistemin e drejtësisë duke deformuar dhe korruptuar reformën në drejtësi, që të emërosh ushtarët e tu të kuq në organet e drejtësisë, që më vonë të të mbrojnë kundër hetimit penal për zullumet e tua, ky është shembull i tmerrshëm për rajonin.
Të mos reagosh, të mos thuash gjysëm fjale për të gjitha këto, të mjaftohesh vetëm me përmbledhje ekzekutive raportesh dhe të relativizosh problemet e rënda, është një shembull i keq për të gjithë.
Të reagosh duke e refuzuar këtë sistem të kalbur dhe të dalësh në protestë për të kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme, ky është një precedent që i bën mirë rajonit, sepse i tregon kujtdo që kërkon të bëhet Kryeminister se çfarë ndodh nëse qeveris si Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

By the way19/03/2019 15:24

Të presësh gjëra më të mira nga një i sëmur mendor dhe i droguar çdo ditë është e paarritshme. Fajin e kanë ata që shesin votën për një paketë cigare, për një litër raki ose për një dozë kokaine si ajo që përdoret nga ai që na sundon.

Shto koment