Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Një përpjekje për t’a mirëkuptuar ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, dhe një pyetje për të...

Një përpjekje për t’a mirëkuptuar ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, dhe një pyetje për të...

Nga Luan Rama - 18/03/2019

E lexova me vëmendje deklaratën e ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, të publikuar gati dy orë më parë. E madje, edhe e rilexova, për t’a motivuar më shumë veten drejt vullnetit të mirë jo vetëm për t’a mirëkuptuar atë, por, edhe për t’i dhënë vetes një mundësi reflektimi! Dhe natyrisht, e mirëkuptoj plotësisht.

E mirëkuptoj dhe e justifikoj. Sepse zonja ambasadore as që e ka idenë se në ç’gjendje është cilësia e demokracisë në Shqipëri, ku shumicën parlamentare e përcaktojnë votat e blera nga grupet kriminale dhe jo vullneti i lirë i qytetarëve, siç ndodh në Gjermaninë e saj e kudo tjetër në botën demokratike! Të paktën, këtë perceptim më jep mundësinë të kem deklarata e saj. Por, në këtë çështje, nuk mund t’a ndihmoj më shumë se kaq. Thjeshtë, vetëm mund t’a mirëkptoj e po aq ta justifikoj. Sepse, unë e di që në Gjermani nuk ndodh që të ketë përgjime të prokurorisë, të ketë dosje të administruara ligjërisht prej saj, ku dokumentohet se kriminelë flasin për blerje votash, për të prodhuar deputetë për qeverinë e të mos ndodhë asgjë! Sepse, unë e di që në Gjermani nuk ka ndodhur ndonjëherë që Kancelari Federal të ketë marrë në mbrojtje e të ketë kandiduar në listat e partisë së vet kriminelë, për t’i bërë deputetë dhe kryetarë bashkish!

Unë e di që në Gjermani nuk ndodh si në Shqipëri ku nuk funksionon prej kohësh Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe as nuk janë në kolaps e të bllokuara gjykatat e niveleve të tjera! Ndaj, thjeshtë vetëm mund t’a mirëkptoj e po aq ta justifikoj zonjën ambasadore të Gjermanisë. Por, kam edhe një pyetje për të: A mund të ketë demokraci në një vend ku nuk ka drejtësi dhe a mund të ketë drejtësi në atë vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë?! Ajo, zonja ambasadore në deklaratën e vet nënvizon se:“E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale”.

Nuk mund të jem dakord me këtë përcaktim të zonjës ambasadore, jo ngaqëkështu dua apo mendoj unë, por, sepse fatkeqësisht ajo shpreh mosnjohje në rastin më të mirë, e njohje të deformuar në rastin më të keq për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë në Republikën e Shqipërisë! Ndaj po ia shpjegoj se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk janë “instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor” siç shprehet ajo! Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë i drejtësisë kushtetuese, ndërsa Gjykata e Lartë është shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu po i shpjegoj zonjës ambasadore të Gjermanisë në Tiranë, se ndërsa ajo na flet për shtetin ligjor, duhet t’a dijë se në sistemet demokratike shteti është shtet i së drejtës, pra shumë më tepër se vetëm shtet ligjor, sepse jo çdo shtet ligjor është edhe shtet demokratik, pra edhe shtet i së drejtës! E për fat të keq, Shqipëria ime nuk është bërë ende shtet i të drejtës, e nëse zonja ambasadore kur flet për shtet ligjor ka parasysh këtë të vërtetë, atëherë po, ka të drejtë. Por, duke iu referuar sërish deklaratës së të nderuarës ambasadore, në të me të drejtë ajo thekson se: “Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Por, ndërkaq, duhet t’a dijë mirë, se nuk mund të ketë sukses në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa luftuar edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin zgjedhor, prej nga buron ajo që deklaratën e vet zonja ambasadore e quan “qeveri e legjitimuar në mënyrë demokratike”! Dhe në fund, edhe një korrektim tjetër për deklaratën e saj, teksa shprehet se: “Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore”.

 Drejtësia shqiptare duhet të garantojë jo “siguri ligjore”, por drejtësi ligjore, sepse është drejtësia ligjore që garanton siguri ligjore bazuar në parimet e shtetit të së drejtës. Koncepti i shprehur në deklaratën e zonjës ambasdore se “drejtësia garanton siguri ligjore” është ose i mangët, ose i referohet konceptit që ajo e përmend edhe në deklaratën e vet mbi shtetin ligjor! Duke shpresuar se e kam mirëkuptuar, besoj sinqerisht se edhe e kam ndihmuar, të paktën të kuptojë se çfarë është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë në Republikën e Shqipërisë dhe se ku ndryshon shteti i së drejtës për të cilin e kam fjalën unë, nga shteti ligjor për të cilin flet ajo! Natyrisht, jemi në Shqipëri, se po të ishim në Gjermani, do të flisnin ndryshe!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp19/03/2019 11:51

Kam nje pyetje per Znj.Ambasadore.A keni dijeni Ju Znj.Ambasadore e Gjermanise, se çfare informacioni kane mare nga Arkiva e Shtetit Shqiptar, nepermjet qeveritareve kolaboracionist shqiptar, ish pushtuesit naziste?.Nese pasurite e lujtshme te shqiptareve te ndodhura ne Bankat Osmane apo edhe ne banka te tjera perendimore, perfshi edhe Deutsch/Banke,jane terhequr nga pushtetar shqiptar pas vitit 1986 e me vone? dhe se ku kane perfunduar.ato.Edhe nje pyetje per Z.Luan Rama .A mund te me thoni Z.Luan se pse edhe kur ju ishit minister i brendshem por edhe deri me sot ,Shteti Shqiptar nuk jep asnje informacion nga Arkivat ,perfshi edhe ato mbi gjenealogjine e trungjeve ,apo familjeve shqiptare?.

Arber19/03/2019 08:40

Nuk ka cfare ben fare ambasadorja. Partite politike ne Shqiperi se pari jane nje Plutokraci. Dua te them qe secila Parti kur vjen ne pushtet puna e pare dhe e vetme eshte te llogarise sesa do vjedhi duke bere tendera, nga kredite qe jep bota, nga privatizimi i pasurive kombetare, nga lidhjet me kriminele duke shit droge dhe plot mundesi te tjera vjedhjesh qe i jep pushteti. Dmth cohu prift te ulet hoxha. Botes (dhe ne kete rast Ambasadores Gjermane) nuk i rruhet fare se kush eshte ne pushtet persa kohe qe ben cfare i thone. Ne rastin e Rames ka edhe nje faktor tjeter qe i forcon pozitat. Ai eshte pjese e sektit te Soros, dhe jo vetem kaq sepse edhe te tjeret ose jane pjese e ketij sekti ose i tremben si shejtanit fuqise se Kumbarit te se majtes boterore, Sorrres. Ne Shqiperi te gjitha partite jane pjella te Partise se Punes, pavaresisht se bertasin si te djathte. I ashtuquajturi Lideri historik i se Djathtes, Salihi i Pare dhe i Dyte thjeshte ishte anetar e Sekretar Partie i PPSH-se per 25 vjet. Pala tjeter me Ramen i jati i te cilit i bente buste Enverit, dhe ishte aq i zellshem sa e bene edhe Nen Kryetar te Presidjumit te Kuvendit Popullor duke firmosur dekrete per pushkatim poetesh. Nga ana tjeter, vete BE eshte nje organizate mafioze, qe vepron me metodat e ish BS dhe organizimi i saj me strukturat qe ka i ngjan Politbyrose, dhe Kominternit ku miqte e Soros perbejne 1/3 e Parlamentit Europian. Keshtu qe ata nuk mund ti kundervihen Rames qe eshte njeri i afert i Soros, aq sa i biri i Soros nje homosexual qe pallohet me nje zezak, vjen per orgji homoseksualesh ne Tirane pothuajse cdo muaj. Sa ishte Salihi i Dyte e bija merrte "success fee" ne zyren e saj per bizneset ne Shqiperi, te huaj e vendaj. Zyrtaret e Salihit silleshin si feudale me pushtet absolut. Ortaku i tij Meta vidhte cfare i donte qefi (dhe sigurisht i ndante me "lale Salen". Une mendoj se problemi yne kryesor qe keta horra e hadute bejne cfare i do bytha me ket popull eshte niveli i ulet njerezor qe kemi. Ata bejne cdo gje per ti mbajtur njerezit ne injorance dhe te keq arsimuar sepse keshtu mund te vazhdojne te shijne sa ti doje qefi. Kthimi i Tiranes ne nje "katund te madh" duke sjelle ne mase te madhe popullsi nga cdo skute e humbur e Shqiperise e ka bere Tiranen te pavlere sepse edhe njerezit qe jetojne aty jane pa vlere. Shkurt jemi te pashprese.

PATRIOTI DT 19 MARS 201919/03/2019 08:18

Ore Balo Bna, po ja zbraze gjithë karikatorin e llafeve z. AMBASADORKË gjermane mor burrë. Një të vërtetë të MADHE i ke thënë o Balo.... Kanë frikë nga PRANVERA BALLKANIKE..Po protestohet kundër qeverive të koruptuara në Tiranë , në Beograd, në Podgoricë.Sa keq që BE është pro këtyre qeverive......

Student19/03/2019 06:46

Shume sakte z Luan. Niveli juaj mbi cdo ambasador ne vendin tone.

ervin19/03/2019 01:37

Sinqerisht jam shume i zhgenjyer nga qendrimi i europianeve. Jane duke mbrojtur te pambrojtshmen sepse pikerisht ata qe kryejne vepra te paligjshme ne vendet e tyre europiane jane duke u investuar politikisht ne Shqiperi. Kjo eshte mese e dukshme dhe ata ne nje fare menyre duke mbrojtur kete status quo shqiptare jane duke shkelur e derrmuar haptazi edhe interesat dhe sigurine e vendeve qe perfaqesojne. Kaq shume te jene paguar valle se eshte i pashpjegueshem ne cfaredo lloj rrafshi qendrimi dhe kembengulja e tyre idiote per mbrojtjen e Rames? Ata duhet te benin thirrje para nesh per rrezimin e tij.

Qarrishta18/03/2019 23:24

I nderuar Luan! Respekt per Ju. Na behet shume qejfi qe ky vend ka intelektuale te shquar qe u japin uje ne bishtin e luges dhe shume te huajve qe mundohen te na japin mend, por fatkeqesisht niveli i tyre le shume per te deshiruar. Sa me shume zera si i Juaji aq me mire, qe edhe nderkombetaret ta marin vesh qe niveli i intelektualeve te vertete shqiptare eshte i krahasueshem me nivelet e intelektualeve te vendeve me te zhvilluara perendimore.

Balo Bna 18/03/2019 22:44

Lumi qe mori Vunone...
Mori ambasadorinen....po çfare halli kaq i madh ju ka zene moj...!??
Perse qenka kaq jetike per BundensRespublik of Deutschland mbajtja ne kembe e bastardit Rama...?!
Po lini koqen e namit me kete Real Politik te bythës ..
Dakord ,ju qifte derri mamate gjermane....hapni deren e Gjermanise per cdo shqiptar qe iken nga regjimi i Rames..dhe pastaj qihuni ne bythe me gjithe Ramen...
Qelbesira....

Shto koment

Denonco