Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Pse thirrjet e njëanshme të ndërkombëtarëve nuk e tkurren protestën e opozitës

Pse thirrjet e njëanshme të ndërkombëtarëve nuk e tkurren protestën e opozitës

Nga Agron Gjekmarkaj - 16/03/2019

Nga Agron Gjekmarkaj

Kryeministri ynë kohet e fundit, gjithnjë e më shpesh po merr arratinë nga Tirana si pasojë e protestave të Opozites!  

Kjo e fundit që u zhvillua sot (e shtunë ), e bëri të largohej qysh dje dhe të mbyllej në Berat , kthinave. Në këto kushte të pazakonta mbase një doracak (manual) me disa këshilla mund ti bëjë punë për tu kthyer herë pas here në zyrë sigurisht me një dozë të caktuar kujdesi.

Qytetaret e shumtë të ketij 16 Marsi konfirmuan që Opozites nuk po i bie mbeshtetja me kalimin e diteve perkundrazi po i rritet. Loja me kohen Edi Rames nuk po i funksionon siç ka menduar. Ajo po konfirmon mosqeverisjen e vendit dhe mbajtjen e pushtetit me gaz lotsjelles e blinda policiet. E tha çdo gjë mund të preket por qeveria jo frazë fatkeqe kjo e cila nënkupton se le të preket çdo gjë vetem karrikja e Edi Rames jo. Po na kumton se
le të sakrifikohet vëndi për pushtetin e tij të goditur rëndë në legjitimitet. Jakë jakë po belbezon se kriza do na pengojë edhe për marrjen e statusit. Megjithse vjet na tha që e morem dhe çeli festimet për marshallah! Në fakt janë 6 vitet e
qeverisjes së tij që e bëjnë Europen refuzuese dhe jo djegia e mandateve apo
derivatet e ketij akti.

Pjesmarrja masive në proteste mbetet kryelajmi i cili prodhon efekte të kunderta, shqetesim për qeverinë dhe entuziazem tek PD, LSI me aleatet e tyre.
Po ashtu deklaratat e së premtes nga perfaqesuesit nderkombetar në Tiranë me një gjuhë të njëanshme nuk e tkurren aspak vullnetin e demostruesve për tu grumbulluar në shifra mbresëlënëse, leximi i të cilave do të ndikojë mbi ngjarjet.
Maskarada me kantidatet në listat per deputetet të opozites të cilet po joshen në menyrën më të ndyrë për të zënë vendet e opozites në parlament me gjasë po refuzohet nga shqiptaret!

Emërimi i opozites, një çmenduri e panjohur për demokracive europiane po i tremb qytetaret dhe po i bën ata reagues. Tensioni para parlamentit më shumë një metaforë politike nën kontrollin e lidershipit opozitar për momentin sesa realitet e ktheu krizen në faqet e para të të gjitha agjensive më të rëndesishme boterore me gishtin drejtuar nga Edi Rama.

Tani shkodranet, vlonjatet, elbasanasit, durrsaket , korçaret etj., po kthehen në
shtepi pas disa marshimeve para e pas pallatit të Kryeministrisë dhe Parlamentit. Dikush duhet ta lajmerojë Ramen që te fillojë pergatitjet për të ardhur por pa ngut se ata mund të pendohen e rikthehen perseri në Tiranë se kanë dore të rende qerratenjet. Ja edhe ne shtatorin e 98-tes e bënë te rënde sa mbi një mur aq mbi nje tjeter me merakun mos e zënë dhe i kepusin ndonjë të pabërë. Një sërë keshillash janë më së të domosdoshme për ti ulur ankthin Kryeministrit në arrati. Së pari duhet të bjerë nata krejtësisht. Vemendja gjatë erresires dhe tisit të saj bie. Në zyrë le të çojë Erjon Braçen të ndezë driten dhe të presë nëse mblidhet ndokush poshtë dritares e ta lajmerojë menjeherë, teksa vetë ai rri në Pezë e i veshur e i mbathur. Po ashtu gjate javeve në vijim meqenese Braçe është pothuaj I padukshem ta instalojë në vend te kamerave siper markizes mbi
derë e të hetoje çdo levizje. Tek vendi bosh i së ndjeres kerpurdhë të vendosë
Besen dhe ta lyeje me ato ngjyra që të mos kuptohet me shenimin rrini larg se
është helmuese.


Monumentin e Ismail Qemalit ta heqe dhe ta zevendesojë me Baba Takun me pak rregullime si syzë e rruarje flokesh mund te pergjojë çdo person të dyshimtë për trazira. Tek ai i Gjon Palit si katolik që është le të vendos atë të puneve të
brendshme ta veshë me zhgun dhe ta lyeje me varak. Ai mund të mbajë nën
kontroll atë anë pa I bërë syri tërr. Siper në shkallare në vend të Nënë Terezes të
terezisë gjeniun, ti lidhë një shami në kokë , ti ulë pak vetullat dhe ai të lërë
Naimin e të recitojë vargjet e Shenjtores për të ulur zemerim e turmes. Perballë
selisë së PD-së në një stol sikur po perkthen Kunderen le të rrijë Mirela Kumbaro
e cila me sytë pipez te kqyrë kush hy e kush del ne seli me atë shikimin shpuze qe
veç ajo di ta kompozojë.

Sonte është është mirë që Rama të hyjë në qytet pa eskortë ,mbase me një
makinë çfaërdo ose edhe me biçikletë, i veshur tebdil me një sharrë në krah, qylaf
mbi koke e të tjera pajime maskimi. Menjeherë nga e hena e në vazhdim e ka
jetike të ndryshojë oraret e shkuarjes në zyrë. Sa më herët në agim më mirë
është e mos ta teprojë në qëndrim.

Makinen ta lërë gjithmone ndezur dhe një çantë krahu mbi tavolinen e punes , me
gjërat e domosdoshme si ujë, panine, aspirina , të brendshme, tekstet e Ornela
Vorpsit te cilat i perkthen gjatë neteve kur i duhet të fshihet etj,. Mbledhjet e
qeverisë hëpërhë sdo të ishte keq ti bënte tek tunelet e Dajtit. Njerzia mblidhet
menjehere siç e kanë deshmuar edhe me vendosmerinë e tyre sa here merret
vesh se ka parlament i cili i është pershtatur më mirë ilegalitetit.

Ekperienca që Ruçi po shfaq edhe fale leximeve me objekt komandantin i cili strehohej tek shpia e Gogos duhet marrë në konsideratë ! Shtepitë në jug të vendit që po  perdor si baza strehimi është mirë të rrinë gjithmonë në gadishmeri si jatak i ngrohtë në ditë të keqe. Atje i duhet vendosur një gramafon me pllaka ku kenga
“Si të lashë e më s të pashë moj e bukura More” te vertitet embel për ti qetuar
xhanin plot pezem.

Në televizore jo e jo të mos e nxjerë kryet se atyre u dihet adresa dhe dreqi e di ja
behin sa hap e mbyll sytë në mes të studios. Ditet në vijim duhet të bëjë zap edhe
gjuhen e azdisur e cila i vete ku i dhëmb dhëmbi. Në Berat akuzoi ca burra se nuk
ju bëjnë punë grave ndaj ata po e kerkonin gjithandej për ta bindur se ka punë e
punë por me rradhë. Per aq sa punon Rames edhe 7-8 ditë në muaj i mjaftojnë
për të qendruar në Tiranë pa rënë në sy se pjesen tjeter e kalon të facebook dhe
ERTV e ato alete që ka shpikur Oksidenti funksionojnë edhe në male e lugina.
Rixha kush e sheh apo e takon le tja çojë doracakun se arratia sukave e gerxheve
është brenge e madhe për një që e ka lidhur jeten me Kryeqytetin dhe restorantet
e tij shik. Më pas ai mund të kthehet në majeve të gishtave. Nëse i duhet të ike
për fare në të ardhmen dhe e keput malli le te kthehet e të hypë mbi kalin e
Skenderbeut e Gjergjin ta rrasë në magazinë por sigurisht pa atlete e
brandavekë se dallohet dhe e potomisin , per me teper Heroi nuk vishte nga ato
të uruara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari18/03/2019 15:49

Koplimente z. Gjekmarkaj. E ke qare me lot shkrimin.

cka18/03/2019 13:42

Cka po i jepni rendesi te madhe ketij mun! hiqet si i mencur por grinte te neveriteshme ka!

CAPAJEV ZERA16/03/2019 21:41

Me kaq shume mendje te ndritura gjynah qe vendi yne eshte ne kete gjendje.MIRA ZERA

Shto koment

Denonco