Përse është e rrezikuar Shqipëria nga ndikimi rus?

Përse është e rrezikuar Shqipëria nga ndikimi rus?

Nga SYRI.net - 14/03/2019

Portali “European Western Balkans” botonte një vit më parë, në në 7 mars të vitit 2018, shkrimin me titull “Vlerësimi i ndikimit ekonomik rus në Ballkanin Perëndimor” ku ngrihej shqetësimi për “rritjen e fuqisë ekonomike” të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, nga një “fuqi ekonomike periferike” në një “nga lojtarët më të rëndësishëm”.

Artikullshkruesja madje tregonte edhe rrugën sesi Rusia e kishte arritur këtë gjë: i) përmes fuqisë së butë (soft poëer”, ii) presioneve politike dhe iii) përmes mekanizmave tërheqës ekonomikë.

Sipas artikullshkrueses ajo që ishte më shqetësuese dhe që realisht përbënte arsyen e vërtetë përse vëndet e Ballkanit Perëndimor dhe drejtuesit e tyre, kishin “krijuar hapsirat për të lejuar penetrimin” e forcave të treta ishin devijimet mëdha që drejtuesit autoritarë të vëndeve të Ballkanit Perëndimor i kishin shkaktuar procesit të demokratizimit dhe integrimit të vëndeve të tyre në BE e NATO. Më konkretisht në artikull jepen arsyet përse drejtuesit autoritarë dhe të korruptuar të vëndeve të Ballkanit Perëndimor i kanë hapur dyert ndikimit të Rusisë dhe forcave të tjera të treta të ndryshe nga ato të BE dhe NATO-s: 

  1. drejtuesit e vëndeve të BP menaxhojnë qeveritë e tyre në mënyrë  autoritare, ose e thënë pa doreza kanë krijuar rregjime jodemokratike që përfaqsojnë interesat e korrupsionit e oligarkisë dhe që janë të lidhura apo bashkëpunojnë me krimin, trafikantët e mafian rajonale e europiane;
  2. drejtuesit e vëndeve të BP bëjnë sikur bëjnë reforma për ndërtimin e shtetit ligjor, dhe në të vërtetë kanë ngritur qeverisjen e një kupole të pasur, klienteliste e nepotike;
  3. drejtuesit e vëndeve të BP nuk bëjnë reforma ndërkohë që raportojnë përmes medias së kontrolluar prej tyre suksesin e reformave virtuale që në fakt mungojnë;
  4. drejtuesit e vëndeve të BP kanë vënë nën kontroll biznesin dhe median duke krijuar trekëndëshin e Biznes-Media-Politikë që kontrollon gjithcka dhe bën të pamundur alternimin e pushtetit;
  5. drejtuesit e vëndeve të BP kanë vënë nën kontroll mekanizmat adekuatë shtetëror dhe kanë ngritur bankat e tyre për pastrimin e parave të pista të fituara përmes korrupsionit, lidhjeve me krimin e organizuar dhe bashkëpunimin në narkotrafiqe; ndërkohë që një pjesë të pasurisë së tyre e kanë depozituar në parajsat fiskale;
  6. drejtuesit e vendeve të BP më së fundmi kanë vënë nën kontroll të plotë edhe sistemin e drejtësisë dhe përmes tij kanë filluar të “lustrojnë/pastrojnë” të gjithë anëtarët e rëndësishëm të kupolës klienteliste dhe ndërkohë bëjnë gjueti shtrigash ndaj cdo mendimi opozitar apo kundërshtues të tyre;
  7. drejtuesit e vëndeve të BP kanë ngritur mekanizma të fuqishëm dhe kanë vënë në dispozicion shuma të mëdha parashë për marketing të qeverisjes të tyre dhe rregullimin e imazhit të tyre përmes pagesave të majme për kompani lobingu ndërkombëtare, aktive në median prestigjioze perëndimore dhe me lidhje të rëndësishme me qeveri të vëndeve perëndimore;
  8. drejtuesit e vëndeve të BP kanë ngritur po ashtu mekanizma të fuqishëm për komprometimin dhe kërcënimin e përfaqsuesve të vendeve dhe institucioneve që raportojnë për progresin e vendeve të tyre.

E gjithë kjo sjellje atutoritare e drejtuesve të vëndeve të BP

• ka cuar në papunësinë dhe varfërimin e qytetarëve dhe pasurimin vetëm të një grushti të vogël qeveritarësh;
• ka cuar në regres të dukshëm demokracisë;
• ka cuar në rrënim ekonomik;
• dhe të gjitha këto kanë detyruar qytetarët ti drejtohen zgjedhjes së vetme, emigrimit. 

Shqipëria është shëmbull i qartë dhe nga më tipikët e kësaj dukurie.

Në këto kushte, drejtuesit oligarkë dhe autoritarë të vëndeve të Ballkanit Perëndimor janë të gatshëm ti krijojnë hapsira cilitdo vendi apo individ të fuqiëshëm që i ndihmon për të përforcuar pushtetin e tyre personal dhe qëndruar së më gjatë në pushtet dhe që s’ka asnjë kërkesë për progesin e demokracisë, ngritjen e shtetit ligjor apo respektimin e të drejtave të njeriut. 

Gjurmët e ndikimeve të vëndeve të treta, përvec atyre anëtare të NATO e BE në Ballkanin Perëndimor duhen kërkuar më së pari në hapsirat që kanë krijuar drejtuesit autoritarë të BP me keqqeverisjen e tyre për të siguruar jetëgjatësi të pushtetit të tyre politik. 

E thënë më shkoqur e troc, drejtuesit e vëndeve të Ballkanit Perëndimor i duan drejtuesit e NATO e BE vetëm për të bërë foto e shtërnguar duart që të mashtrojnë qytetarët e tyre, sepse s’i kanë më si model drejtuesit e vëndeve të NATO dhe ato të BE. 

Këto janë problemet që shqetëson qytetarët e vëndeve të Ballkanit Perëndimor dhe që duhet të shqetësojnë drejtuesit e NATO e BE e të kthehen në prioritet të veprimit të tyre, sidomos po ti referohemi politikës së tyre të “dyerve të hapura” për anëtarësim të BP në NATO apo BE. 

Sepse ndikimi i forcave të treta do të ishte i pakonsiderueshëm në Ballkanin Perëndimor  sa edhe në vëndet e tjera të NATO e BE nëse këto vëndet e BP do të ishte realisht demokratike. 

Shqipëria është një vend tipik me rregjim oligarkik dhe drejtim autoriar e qeveri klienteliste që i ka hapur dyertë ndikimit rus  dhe që kërkon të mbajë më cdo mjet pushtetin duke luajtur rolin e hajdutit që thërret kapeni hajdutin…
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco