Pushteti i karrigeve dhe pushteti i popullit

Pushteti i karrigeve dhe pushteti i popullit

Nga Avni Nezaj - 12/03/2019

Nuk mbahet pushteti me propagandë, sidmos në kohën e zhvillimeve të shpejta dhe të qarta integruese në BE apo struktura të tjera tashmë të konsoliduara ndërkombëtare.

Mashtrimit ka filluar ti shkurtohet koha e zbulimit, edhe për shkak se specialistët e mashtrimit të kreut të qeverisë, janë një grup edhe mediatikuesish edhe këshilltarësh që kanë mashtruar dhe janë përlarë e përlyer aq shumë sa nuk u beson më asnjë njeri. Edhe kur thonë ndonjë të vertetë në të rrallë e thonë me frikë pasi edhe vehten e tyre e kanë të vështirë të bindin dhe ta besojnë.

Por Edi Rama e provon dhe shpesh here i’a ka dalë që të mashtrojë qytetarët shqiptarë.

Sa larg BE-së jemi? Po shumë fare!

A mund të parashikohet, apo paraftyrohet që ndonjë njeri publik, apo edhe një Kryeministër gjerman, francez apo  italian të marrë me vehte gjithë administratën shtetërore nëpër takime, nëpër vendin e tij, si ky i yni që i shetit nëpër Shqipëri për të tregur se ka mbështetje apo se nuk i hyn në sy protesta e qytetarëve e mbështetur nga opozita.

Gjë më turpshme nuk ka se sa kur shikon kamionët varg të mbushur me karrike, si ata kamionët që internonin njerëz vite me parë. Kamionë të mbushur me dhimbje atëherë, e sot këta kamionë të mbushur me karrige mbartin me vehte dhimbje sërish. Dhimbjen e atyre që detyrohen të shetisin pas Ramës sepse u rrezikohet vendi i punës dhe buka e femijëve. E kjo është dhimbje e madhe.

Nga një qytet në tjetrin karriget rresht, hypin e zbesin nga makinat. Askush nuk guxon ti ngatërrojë si rreshtat e ndërmarrjeve të Tiranës ne kohën e qoftë largut, kur bëhëshin paradat, kaq katrorë keni ju e kaq kanë ate të ndërmarrjes tjetër. Mos u bashkoni mos u ndani. Kujdes se mund të na numërojnë.....Kjo është ulërimë dhe aspak demokraci nuk është.

Duket se propoganda e modelit të ri nuk po funksionon edhe pasi ka venë nën sund shumicën e mediave duke ua humbur atyre besmin tek qytetarët,  Rama me ushtarët e tij i është kthyer propagandës se modelit të vjetër atij  “sovjet” me armiq të jashtëm e të brendshëm. Dhe me karriget e importuar nga Kina shetit shesh me shesh duke u mundur të krijojë bindjen se gjithçka është “ok” në këtë vend.

Të njejtat fytyra pjesmarrësish si në Vlorë edhe në Fier. Si në Pukë edhe në Lezhë, si në Gjirokastër edhe në Durrës e Korçë. Të njëjtat fytyra edhe në takimet ilegale që zhvillon me një grup të strukturave rilindase.

Me karrike në krah sepse duket se pushteti i karriges i dhëmb më shumë se asgjë këtij që kemi Kryeminister. Detyron të gjithë administratën që në ditë pune dhe pushimi karriget ti marrin me vehte në takimet e tij. U kanë shkruajtur edhe emrat karrigeve që të mos u ngatërrohen!!!

Uroj të mos u thotë se edhe në ato ditë që nuk kemi takime nëpër Shqipëri karrigen në asnjë menyrë të mos e lënë në zyre, ti marrin me vehte në shtëpi pas pune e ti sjellin prapë në mengjes kur të vijnë në punë.

Nuk është çudi që në urbanët e Tiranës të shikojmë njerëz me karrige në dorë duke u munduar të krijojnë hapsirë për karrigen mes pasagjerëve e për vete të rrinë në këmbë, sepse ashtu do lideri.

Biles të paguajnë edhe biletë për karrigen me çmimin e ri që ka caktuar lali Eri.

Nuk është çudi që tallja makabre që po u bën nënpunësve të marrë dhenë.

A ju kujtohet parulla e famëshme, ‘në njëren dorë  pushkën e në tjetrën kazmën do ndërtojmë....

Tani vetëm sa është ndryshuar pak, me karrige në krah që te shpëtojmë Edi Ramën.

Por diferenca e madhe mes pushtetit të rreshtave të karrigeve dhe pushtetit të popullit u bë më 16 Shkurt e do të bëhet sërish me 16 Mars.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco