Rama në Itali/Goditje tjetër imazhit të vëndit…

Rama në Itali/Goditje tjetër imazhit të vëndit…

Nga Kastriot Islami - 07/03/2019

Rama la me shpejtësi Tiranën, më konkretisht maxhorancën e tij “moniste” dhe u nis drejt Romës, më synimin e deklaruar për të “përmirësuar imazhin e prishur të Shqipërisë”, më konkretisht për ti mbushur mëndjen opinionistëve italianë se “ai qeveris mirë dhe s’ka asnjë krizë në Shqipëri. Gjithcka është sajesë e opozitës. Dhe se Ai garanton stabilitet. Se gjithcka po ndodh është lojë ruse ….”…

Dështoi me sukses… askush e dëgjoi, shumica ishin në gjumë, dhe ato pak  që dëgjuan nuk e besuan…

Por edhe ata që e panë me atlete dhe dëgjuan argumentat qesharake, jo vetëm u bindën se imazhi i Shqipërisë është shkatërruar këto 6 vjet nga qeveria e tij, por edhe nga ato që tha me zë e xheste, u bindën plotësisht se ishte më e mirë që e panë me sytë e tyre sesi Rama po i shkatërron jetën shqiptarëve, sesa ngushtë është lidhur me kriminelët e trafikantët, sesi ka vrarë shpresën, pluralizmin e demokracinë duke e rrethuar me tela me gjëmba e forca të ndërhyrjes së shpejtë parlamentin e lënë me vetëm duart e  një gushti njerzish të korruoptuar, të inkriminuar dhe të paaftë, sesi pasi ka blerë votat po blen edhe deputetët dhe po tenton të krijojë opozitën fasadë… Opsion më të mirë se sa kaq për ta parë live Ramën me sëpatë në dorë duke shkatërruar imazhin e Shqipërisë s’do të kishin asnjë mundësi tjetër ata të paktë italianë, opinionistë, gazetarë apo qytetarë të thjeshtë, të shikonin me sytë e tyre, drejtëpërdrejtë…

Kurse shumica e shqiptarëve emigrantë, që njohin shumë mirë zullumet dhe marrqzitë e tij, e masakruan në blogun e protalit të emisionit… Ramën e vetmuar në shoqërinë e dy tri anëtarëve të klientelës së tij të ngushtë që ja nxinë edhe më shuëm imazhin, të cilët me kokën e ulur dhe të turpëruar dolën me zë apo ndonjë me komente, që e mbështetën “kufomën” që kundërmonte…

Rama u shfaq në sytëv e të gjithë dyll i verdhë nga frika që e tmerron dhe që s’po i ndahet ditë e natë….

Rama u shfaq ster i zi nga inati nga që toka po i rrëshqet nën këmbë dhe mashtrimet e gjënjeshtrat tradicionale s’po i  hyjnë dot më në punë….

Ramën e panë të gjithë me sy të zgurdulluar dhe të coroditur nga që askush s’e beson më, as brënda vëndit, dhe as jasht vëndit ndërkohë që mediat ndërkombëtare po e “coptojnë”…..

Shumica e publikut Italian jo vetëm që nuk kishte asnjë interes për të dëgjuar farsën e montuar dhe mbi të gjitha mbrockullat e Ramës në ato ora të vona të natës… por as media italiane mesa duket nuk kishte interes të dëgjonte një drejtues qeverie që e rrethon kuvendit me tela me gjëmba dhe i fut deputetët në sallën e parlamentin me makinë e ambulancës…

Ata pak vetë që e panë Raman kishin në memorien e tyre imazhet e anijes së Ramës të mbytur nga korrupsioni, krimi e trafiqet, të cilat italianët, e sidomos media, i kanë parë ne sytë e tyre…

Shikuesit dhe media italiane kanë ende të gjalla pamjet për lidhjet e Saimir Tahirit me mafian shqiptare, e cila e lidhur me mafian italiane kishte filluar të bënte ligjin edhe në Itali…

Shikuesit dhe media italiane kishin ende të freskta lajmet se shumë deputetë të inkriminuar që kishin qënë të dënuar në Itali për lidhjet me trafikantët e drogës dhe të prostitucionit ishin future në parlament nga Rama…

Shikuesit dhe media italiane duke parë Ramën e tronditgur kujtonin prej kohësh fushat e tokat e Shqiëprisë të mbjella masivisht me kanabis me angazhimin e fuqimishëm të policisë të Sajmir Tahirit dhe me ideimin direkt të Edi Ramës…

Shikuesit dhe media italiane duke parë Ramën sikur të ishte i droguar risillnin në vëmëndje transportin e drogës me skafe dhe avionë që përmbytën Italinë dhe u dukeshin qesharake e naïve gënjështrat e mashtrimet e tij ….

Shikuesit dhe media italiane duke risjellë në vëmëndje valën e emigrantëve shqiptarë të periudhës së qeverisjes së Ramës dhe duke pasur përballë vetë shkaktarin e saj nuk mund të mos krijonin lidhje me refugjatët libianë nga Kadafi, emigrantët sirianë nga Assadi apo ato irakianët nga Saddami, për më tepër që emigrantët nga Rama ja kalonin për nga numri të gjithë të tjerëve,…

Shikuesit dhe media italiane duke pasur përballë live Ramën kishin të qartë se po dëgjonin një personazh që kishte ardhur dhe  mbahej në pushtet i kapur me fije okulte nga një sekt i rrezikshëm që italianët e urrejnë…dhe për të cilin disa kohë më parë votuan për të hequr qafe nga vëndi i tyre ndikimin e tij…

Shikuesit dhe media italiane përmes kësaj dalje krijuan një imazh më të qartë për humnerën ku gjëndet Shqipëria dhe shqiptarët sepse mund të mashtroheshin nga kjo dalje e Ramës në një program minimalisht të trukuar e cila duket ishte e paguar majmërisht, për më tepër që krah të tij qëndronte një grusht nga klientela e tij që përfiton nga paratë e korrupsionit, të krimit, të kultivimit të kanabisit dhe të trafiqeve… 

Shkurt mund të thotë se Rama shkoi për lesh dhe doli si rruar qethur….

Tani qytetarët presin  në 16 mars frikacakun të mos largohet më nga Shqipëria… ndërkohë që kjo ditë duket se do të jetë e fundit në cdo rast…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco