Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Një spiun… si Batoni

Një spiun… si Batoni

Nga Nga SYRI.net Kosova - 23/02/2019

Sa më serioz bëhet plani për ndarjen e Kosovës, aq më aktiv është ai. Nuk është fjala për Hashim Thaçin. As për Edi Ramën. Jo e jo për Aleksandër Vuçiqin. Është një mekanizëm i poshtër, që ua tendos fijet të treve. E njohin të gjithë. Paralelisht shfaqet në dy ekrane. Për të vjellë vrer, propagandë, shpifje e përçarje. Edhe pse secili gazetar, redaktor, pronar mediash, e di se kush është Baton Haxhiu, ia hapin mikrofonat, i shtrihen në studio…a thua se ushqehen prej prapësisë së tij.

Në Kosovë nuk ka nevojë t’i tregosh askujt për këtë ndotës të gazetarisë dhe këshilltar manipulant të politikës. Njerëzit e dinë. Dyert të hapura njëkohësisht te Vuçiqi, te Rama e te Thaçi, nuk i ka çdokush. Një spiun si ai, sigurisht e ka pjesë të misionit. Shërbimet e tij, janë të njohura.

Drejtori i sotëm i një televizioni në Kosovë kishte lidhje me shefin e shërbimit serb të sigurisë, Jovica Stanishiqin. Në vjeshtë të vitit 1997, ai i kishte kërkuar përgjegjësit të vet për territorin e ‘Kosovës dhe Metohisë’, Zoran Stijoviqit, që t’ia aranzhonte një takim me ish-udhëheqësin komunist kosovar, Mahmut Bakallin, për ta diskutuar gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës. Stijoviqi e kishte kontaktuar informatorin e vet në Prishtinë, që është sot edhe njeriu më i besuar i Edi Ramës. Detyra e informatorit të atëhershëm, drejtorit të tanishëm, ishte që ta bindte Bakallin për këtë takim dhe ta çonte me veturë në vendtakimin në Brezovicë. Baton Haxhiu rezulton në atë kohë të kishte pasur lidhje direkte me Stijoviqin, që datonte nga fundi i viteve ‘80 në gazetën studentore ‘Bota e Re’.

Se sa e ka “dashur” Batoja pavarësinë e Kosovës, shihet nga transkripti i bisedës Stanishiq-Bakalli, ku duket qartë se qëllimi i Stanishiqit ishte një autonomi për Kosovën. Ky mund të ketë qenë edhe qëllimi i punëtorit të Stijoviqit, sot këshilltar kyç i dy liderëve shqiptarë që duan ta ndajnë Kosovën.

Një spiun si ai, proceset nuk ka mundur t’i ndalë, por gjithsesi, të këqija bën aq sa mundet ndaj kombiit shqiptar.

Baton Haxhiu, është i vetmi në mediat kosovare, që zyrtarisht e ka lansuar planin për ndarjen e Kosovës, në linjë të qartë me Beogradin e Moskën, i koordinuar me presidentin kosovar dhe kryeministrin shqiptar.

Sa më tepër që letrat hapen, aq më e rëndë bëhet loja. Si një i dërguar i Serbisë, për ta bërë lëmsh politikën e shqiptarëve, këtij mercenari  të gazetarisë, i ka mbetur vetëm opsioni i njohur në poker “All in”…Prandaj ngarend sa në Prishtinë, në Tiranë, që t’ua mbushë mendjen shqiptarëve se veriu i Kosovës nuk na hyn në punë. Po pse pikërisht veriu, me pasuri miliardëshe…

Në studion e televizionit që e polli “analistin”, me shkop në dorë, gjuante, priste e sakatonte sa mundte…Po sikur ta ketë një njeri i tillë fuqinë reale për ta bërë shoshë territorin tonë?! Shtetësia do të rrënohej, konfliktet do të ndizeshin.

Për sa kohë, Serbia është prapa drejtorit të televizionit kosovar që mbështet ndarjen e Kosovës, veprimi i tij antikombëtar, nuk do të ndalet.

Derisa Edi Rama e quan atë njeriun më të besueshëm në dy milionë shqiptarë të Kosovës, rreziku mbetet i lartë. Liderët tanë ia rrahin shpinën Live në emisione televizive, duke u mburrur me miqësinë e vjetër. Hashim Thaçi shkoi deri atje sa e dekoroi. Një spiun e bir spiuni. Si shumë të tjerë. Por, ky është ndër më kërcënuesit dhe të ligjtë e këtij vendi.

Tash kur idoli i tij Edi Rama, bashkë me të cilin darkuan gjatë te Vuçiqi para më shumë se dy vjetësh, është në tehun e rënies nga pushteti, agjenti kosovar është egërsuar tej mase. Sulmon opozitën që ka mbushur sheshet me qindra mijëra njerëz që duan rrëzimin e “Maduros” së Shqipërisë. Spekulon për gjoja lëvizje të reja politike për të tërhequr vëmendjen, edhe pse askush nuk i beson.

Në një vend normal, një si ky, nuk do të guxonte të shfaqej në jetën publike e aq më tepër të udhëhiqte këtë “kryqëzatë” kundër integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Por në anormalitetin tonë gjithçka është e pritshme. Tradhtari bëhet patriot, kurva shet moral për ndershmëri, banditi hiqet si i pafajshëm e një spiun si Batoni, hiqet si më i devotshmi.

Njerëzit si ai, janë qelbësirat e kohës sonë, prandaj edhe shtetet tona kundërmojnë kaq erë të rëndë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    ai24/02/2019 12:19

    A mos je edhe ti "Anton" ndonjë shoq i Batonit e po kërkoke me insistim autorin e shkrimit që ta spiunosh në Beograd ?
    Është shkrim redaksional i Syri.net Kosova.
    Që në 97-tën kam lexuar në emigracion nga gazeta të Kosovës që botohen shqip në Zvicër e gjetkë, këto akuza për Batonin. Nuk ka asnjë media në Kosovë që të mbështesë këtë spiun të UDB. Paturpësisht ky dallkauk e servil i Ramës, thërritet nga dy televizionet më të fuqishme në Shqipëri, Klan e Top Channel, që haptazi mbështesin Ramën.
    Ekuacioni është thjeshtësisht i kuptueshëm.
    Ngaqë bojaxhiu Rama e gjarpri Thaçi kanë një të kalur të dyshimtë, UDB sërbe ka ngarkuar Batonin që t'ju bëjë shantazh.
    Që të dy janë të përfolur nga mediat, qoftë për lidhje me kriminelë, e qoftë për pasurim korruptiv.
    Batoni nuk i ka mohuar lidhjet e tij me Stanishiqin.
    Atëhere cilido do ta bënte pyetjen e thjeshtë :
    Çfarë i lidh Ramën e Thaçin me Batonin ?

    Askushi 23/02/2019 22:53

    Ky plera, spiun e tradhetare meriton nje funde te trisht. Mire shqiptaret jane me te bute, po si kosovaret nuk reagojne, si nuk del nje trim.?
    Por nuk eshte faji vetem i spiun Batonit, por dhe i televizioneve qe e mbeshtesin ate. I televizioneve dhe moderatoreve qe per para shesin gjitheshka, per para bejne gjitheshka. Harrojne qe dhe femijet e tyre, familjet e tyre jetone ne kete vende . Eshte koha per te reaguar, jo nga Batoni, ai do ti perkasi drejtesis, por nga televizionet, gazetaret, analistet, moderatoret qe te kontribojne per kete vende kaq te vogel, per vendin e tyre.

    Baton karagjoz ne syze23/02/2019 17:00

    O baton pederi, terhiqu sa nuk eshte vone. Mos luaj me gjakun e martireve. Nuk ke te drejte as Ti as rame bergovici Dhe as thac thuthuq tgacovici. Rrini larg kosoves se nuk eshte prone e juaja. Ju keni ne pak te drejte se Cdo shqiptare per ceshtjen e kosoves. Edhe thac thuthuqi e ka humbur te drejten e perfaqesimit te kosoves

    Think tank23/02/2019 16:38

    Meriton t'i thuhet atij/asaj që e thërret në emision për të dhënë opinione se kush thërret Batonin këtu, është gomar/ gomaricë ose antishqiptar dhe antikosovar. Pak a shumë , kështu tha edhe i gjati, kur shkoi në Pejë për liderin kosovar. S'duhet dëgjuar kjo farë e keqe.

    Daj Jaku23/02/2019 16:02

    Përse vazhdoni të merreni me këtë pështymore dentistësh? Ai reklam do, pavarësisht se e shani ose e lavdëroni. Lëreni në harresë të kallet në mutin e tij të qelbur.

    krist23/02/2019 15:39

    Nje pyetje per Batonin:Kjo xhakete ka qene ajo qe "te humbi"kur ishe per vizite ne nje takim (shoqeruar dhe disa gazetare te huaj) me nje komandant te UCK,ta cilit i dhe xhaketen per tu dukur me serioz(simbas teje),apo komandanti,nuk ta ka kthyar akoma xhaketen?Ky ,rast eshte shpjeguar nga tu,Baton,ne nje tregim te vecante,per vizitat qe beje neper baza te ndryshme (qellimin e tyre e din vetem ti) te UCK.

    Anton23/02/2019 15:13

    Ju lutem kush asht autori i ketij shkrimi?

    Shto koment

    Denonco