Kur fytyra të bëhet njësh, me mendjen dhe shpirtin!

Kur fytyra të bëhet njësh, me mendjen dhe shpirtin!

Nga Poli Hoxha - 15/02/2019

Jo shumë kohë më parë, rreth dy vite bëhen tani, një mik nga ata të lexuarit prej vërteti, i cili ka braktisur këtë vend të ngrohtë për të ngritur jetën e tij dhe të fëmijëve në një vend të zymtë dhe të akullt të Europës Qendrore, më shkruante i alarmuar dhe i dëshpëruar në inbox.

Çfarë bëhet kështu, na fëlliqët fytyrën më keq se e kemi pasur, na e nxitë fare, nuk hapim dot gazetat në kafenenë e përditshme; Drogë pa fund që vjen prej aty, ministër i Brendshëm i futur kokë e këmbë në sahanin e trafikantëve, kryeministër me atlete që nuk pranon asgjë dhe po na turpëron, duke bërë si dandy...

Këto dhe një përrua më i madh mllefi dhe zemërimi, që më kishte lëshuar miku të cilit nuk ja debatoja dot atë situatë ku ndihej i fëlliqur nga vendi i tij, edhe nga andej larg, i gjendur për herë të parë në jetë keq dhe pishman, se përse ishte shqiptar, mu kujtuan kur pashë fytyrën e përlyer të Edi Ramës në parlament.

Pastaj parakaluan në kujtesë, kokët e ulura dhe fytyrat e skuqura nga turpi, të atyre qindra mijë shqiptarëve kur mësuan se ky që u kishte premtuar ‘Shqipërinë Borëbardhë’, e kishte mbushur parlamentin dhe kishte përzgjedhur me dorën e vetë si kryetar bashkish; trafikantë, vrasës, hajdutë, e madje edhe përdhunues ordiner. Nga ata që as Dante Aligeri nuk denjoi, tu japë një vend në honet e Ferrit.

E shihja ashtu me fytyrë të nxirë e gojën si zezonë dhe nuk kuptoja, në më vinte keq apo pështirë. Prita të ngrihej siç bën kushdo që i ndodh një incident; të shkonte në tualetet e Kuvendit dhe të pastronte të paktën formalisht fytyrën, por qëndroi duke nxjerr nga ajo vrima e zezë ku duhej të ishte goja me dhëmbët e bërë xixë në New Jork, klithma; plehra, plehra, plehra...

Ndoshta bëri mirë që qëndroi, sepse pamë live shembullin, kur një goxha burrë që mund të ishte burrë shteti, nëse humbet dinjitetin- njerëzor në radhë të parë-shndërrohet në një ligavec, që kapet pas çdo gjësendi të fortë-karrigia kryeministrore-në këtë rast. Pamë një gojështhurur, që cinizmin e egër dhe talljen ndaj të pamundurit që nuk ka asgjë në dorë, e quan ‘oratori të lartë’.

Shumëkush pa në atë fytyrë të spërkatur me bojë të zezë, thjesht luftën politike e pa skrupuj, mes atyre që ikin e vijnë në pushtet. Unë personalisht, jo.

Nuk e shoh këtë fytyrë të përlyer përgjithmonë tashmë, as si një veprim politik të opozitës dhe as, si një hakmarrje të Edi (th-th-th) Palokës. E shoh si fundin e një imazhi TË PAPREKSHËM; shoh aty qindra e mijëra socialistë, që i flakin në fytyrë teserat e PS që nuk ekziston më; shoh gjellën pa mish që një burrë ja hedh gruas në fytyrë, sepse ‘harron’ që nuk ka çuar paratë në shtëpi që ajo, ta bëjë më të mirë; shoh një biznesmen të vogël apo të mesëm, që i hedh në fytyrë çelësat të ashtuquajturit dyqan; shoh një shqiptarë që duke ikur nëpër botë, shprehjen, ‘ja kam bërë mutin këtij vendi’, e kthen në realitet, d.m.th, vendi-fytyra e Ramës dhe muti-po mut.

Shoh gjithashtu në atë fytyrë, bojën e stilografit, me të cilin ka firmosur miliarda për një grusht klientësh që i quan ‘biznesmenë strategjikë’. Dhe të tillë janë në fakt, sepse vetëm kështu vihet në veprim strategjia për të thithur me shiringë çdo lëng jete e ushqimi, që i ka mbetur trupit të këtij vendi.

Shoh aty hartën e qindra mijë hektarëve tokë në bregdet, e kudo ku kanë vlerë, të cilat i ka dhënë për 99 vite shfrytëzim për ata që bëjnë si miliarderë duke grabitur pa mëshirë, jetesën normale të shumicës. Por mbi të gjitha shoh të vizatuar, hartën e gjymtuar të Kosovës. 

 Shoh qindra mijëra shqiptarë të varfër deri në lemeri, që ashtu siç kuptuan francezët gjatë revolucionit të tyre, se mbreti i tyre ‘hyjnor’ kishte njësoj si ata; një fytyrë ku mund ti hidhnin të përgërat që binin erë të tmerrshme nga ushqimi i keq dhe një qafë si e tyrja, që pritej po aq kollaj. Pra shoh diçka që PREKET fare lehtë dhe brenda një sekonde, katandiset kështu.

Dhe jam i bindur që këtë që shoh unë (padyshim, edhe shumica), e sheh edhe vetë ai dhe hajdutët e pashpirt që e rrethojnë. Prandaj ndërkohë që mllefi popullor po bëhet gati që të vërshojë përpara zyrës së tij, ka thirrur anti-protestë në Vlorë.

Erdhi në pushtet duke firmos me Ilir Metën në Shkodër e duke mashtruar ‘1 milion shuplaka’, por po ikën nga Vlora duke lypur ndihmë që të shpëtojë lëkurët që rropi në 6 vite, nga Vermoshi në Konispol!

Prandaj jam i sigurt që shumica e shqiptarëve, të majtë e te djathtë, gri, kosovarë e emigrantë...në atë shfaqje në parlament panë vetëm një gjë; se si fytyra e Ramës u bë njësh me mendjen dhe shpirtin e tij!  

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqipe Shkodra18/02/2019 20:05

Pershkrimi me perfekt i nje realiteti absurd... kush ka sy e veshe e ka kuptuar me kohe... Bravo

odin 16/02/2019 18:29

Ka dicka qe nuk funksionon prej kohesh te kopeja ujqerve...kane filluar te therrasin poshte ujqit...

Tiku15/02/2019 20:00

Super shkrim, ja pse te gjithe me e pa parti, duhet te dalin ne shesh ta rrezojne, kete monster!

Zamira 15/02/2019 17:22

Shkrim qe e lexon me nje hryme FLM

ana15/02/2019 16:19

te shporret nje second e me pare psikopati

Une15/02/2019 16:16

Te lumte Poli Hoxha! Na shtove jeten. Ai duhet te zhduket e jo te shkoje ne Vlore; s'ka hale ku ta fusi koken se dhe vlonjatet do e perzene.

X15/02/2019 14:53

Bravo

Shto koment

Denonco